Një lexim real elektoral i humbjes së PD dhe dorëheqja si një akt demokracie

Nga Lajla Pernaska

Tashmë që kanë kaluar disa ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, por dhe definimit të rezultatit të zgjedhjeve ku opozita ka shënuar një humbje të thellë, është e udhës dhe ia vlen të bëhet një lexim real elektoral i rezultatit dhe faktorëve ndikues në këtë rezultat.

Është një realitet i trishtë post-elektoral për PD, që e sjell këtë refleksion, ku:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Defiçenca e standardit “kontribut politik” në përzgjedhje, nuk solli rritje të PD;

Swiss Digital Mobile Reklama

-Mungesa e analizës së humbjes, nuk mund të prodhojë fitore!

-Rritja e Kryesisë së PD (50+) me mjaft anëtarë pa profil të qartë politik, nuk solli rritje të PD;

– Rritja e Këshillit Kombëtar (200+, që s’u mblodh kurrë) nuk solli rritje të PD;

– Rritja e kandidatëve anonimë, në lista përfaqësimi, pa kontribute dhe investim politiko-publik, nuk solli rritje të PD;

-Emërimi i “kalamajve të babit” si ligjvënës , nuk solli rritje të PD;

– Futja e femrave “trendy” me standarde “estetike”, e jo profesionale/politike, nuk solli rritje të PD;

– Mungesa e përfaqësuesve të natyrshëm të elektoratit të djathtë, nuk solli rritje të PD;

-Aplikimi i “aksionit opozitar” jo gjithnjë në rezonancë me qytetarët, nuk solli rritje të PD;

-Rritja e përmasave të selisë qendrore, nuk solli rritje të PD; (demokratët janë nostalgjikë për atë selinë e vogël, që ka prodhuar fitore të mëdha!)

-Modeli i shndërrimit nga një parti elektorale në një parti “pragmatiste”, nuk solli rritje të PD;

-Modeli i  shndërrimit  nga një parti populiste në një parti klienteliste, nuk solli rritje të PD;

-Modeli i një kryetari “të shkëputur nga baza”, nuk solli rritje të PD.

Dorëheqja është një akt i vlerësuar i demokracisë! Gjithëpërfshirja është themeli i Ripërtëritjes, në simbiozë me standardet Euro-Atlantike! Për partinë që kemi dashur e që prapë do të donim! Në respekt të armatës qindra-mijëshe demokratësh të të gjithë brezave, që nga familjaret e mi dhe kontributit të tyre të paçmuar për të mirën e vendit!

 P.S. Reflektimi nuk më pengon të uroj fituesit e kësaj gare: PS dhe z. Rama! Punë të mbarë për Shqipërinë, në realizimin sa më parë të ëndrrës sonë europiane! Por pozita nuk mund të ketë mbarëvajtje, pa opozitë të suksesshme!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?