FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një mizë në dritaren e Edi Ramës!

Nga Lorenc Vangjeli

Në klishetë e medias ndërkombëtare Edi Rama është vizatuar gjithmonë sipas të njëjtës formulë. Shqiptari më i komentuar në këtë dekadë prej saj portretizohej si kryeministri që pikturonte ndërsa intervistohej, ish-basketbollist, i gjatë, atipik dhe një zyrtar i veshur me atlete e kostum. Si ish-kryebashkiaku karizmatik i Tiranës, që i kishte vrarë qytetit grinë vrasëse të komunizmit duke e ringjallur atë me ngjyra Mesdheu.

Pak a shumë si strategjia “Broken Ëindoës”, Dritaret e Thyera, të Rudi Xhuliani në Neë Yorkun e viteve 90-të, sipas të cilës, rilindja estetike urbane, është kusht i parë për ringjalljen e qytetit. Por që ndryshe nga Xhuliani, pati mundësi që këtë filozofi ta shtrinte jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Kjo klishe ka pësuar krisje në muajt e fundit dhe Rama nuk është më kanakari i një pjese të medias ndërkombëtare, që përveçse për ngjyrat, ka nisur të flasë dhe për dritë-hijet e njeriut që personifikohet me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ka një tjetër fakt thelbësor e të panjohur për të cilin nuk ka folur askush. Gjatë gjithë viteve në pushtet, në heshtje dhe vetmi, Edi Rama ka realizuar një tjetër kryevepër. Ai ka vizatuar në mënyrë hiperrealiste një mizë në xhamin e dritares së tij së zyrës së tij. Aq reale është vizatuar fluturaku i bezdisshëm, sa në çaste qetësie duket sikur dëgjohet edhe zukama e saj brenda zyrës. Në përditshmëri, hallet e pafundme të së përditshmes shqiptare, sallonet diplomatike ku ai hynte rregullisht me pasaportë gjithashtu atipike si politikan, krizat ciklike që ky vend i prodhon me lehtësinë që rriten domatet po këtu, vaniteti i jetës në rrethin e njerëzve gjithmonë e më të paktë që lejonte afër vetes, shterimi i burimeve që e furnizonin me ide dhe energji kryeministrin, rrethimi gjithmonë e më i hekurt nga pushteti vetjak, që ai vetë e quan vetmi, kanë bërë që edhe ai të harrojë ekzistencën e mizës në xham. Eshtë kujtuar për të vetëm në raste krizash, si ajo e armëve kimike, protestave të opozitës apo djegies së mandateve prej saj dhe sidomos, i ka dëgjuar zhurmën e supozuar të fluturimit, tani gjatë ditëve të protestës tjetër atipike në Tiranë e gjetkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miza në dritare është metafora që shpjegon sesi në më pak se tre javë, dy modelet kryesore të qeverisjes së tij në Shqipëri, modeli politik dhe ai ekonomik, janë vënë seriozisht në dyshim. Sesi mjetet organike të demokracisë, edhe kur janë të padukshme, herët a vonë kërkojnë revansh ndaj thyerjeve të ligjësive të saj. Modeli politik i imponuar nga Rama qëndron kryesisht në mbledhjen e sa më shumë pushteti personal. Pa kuptuar se pushteti më i fortë është ai që kontrollohet dhe ekuilibrohet sesa ai që centralizohet. Se çfarë ndahet, është më shumë sesa çfarë mblidhet.

Dy shtyllat kryesore të saj ishin njehsimi i pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv në një dorë të vetme. Vrasja e parlamentit duke e mbushur atë me prurje të improvizuara pa lidhje me politikën dhe unifikimi nën firmën dhe vullnetin e tij të ekzekutivit, janë tashmë një realitet jashtë kushtetues i pranuar nga të gjithë. Kjo gjë u shoqërua edhe me përpjekjen e natyrshme për të pasur ndikim në pushtetin gjyqësor, gjë që e ka arritur vetëm pjesërisht, kryesisht për shkak të delegimit të sovranitetit të Shqipërisë mbi të me aktorë të jashtëm. Por që dhe një pjesë e vetme që mund të mbetet jashtë këtij ndikimi, sërish është e aftë të bëjë gjëma.

Modeli ekonomik është ngritur mbi dy shtylla të tjera, forcimin e industrisë së ndërtimit dhe turizmit. Ky model, veç imponimit të shijeve estetike të Ramës, u sendërtua edhe për shkak të presionit shpesh të papërballueshëm nga paraja Cash dhe me origjinë kriminale. Trajektorja e një morie vendimesh e vije sjelljeje ligjore, që kulmuan me përdorimin e pilotuar të ligjit për investimet strategjike, lejendërtimet për kullat masive në Tiranë dhe resortet në bregdet, vërteton pikërisht këtë gjë. Duke lejuar në të njëjtën kohë edhe korruptimin kapilar të administratës shqiptare, inxhinieringun e votës si mall, shkeljen e syrit ndaj krimit të lidhur me trafikun e kokainës dhe imponimin e pushtetit ekonomik mbi pushtetin e medias.

E gjithë kjo skemë, që në finale nuk ka pasur askund në botë sukses thelbësor, të qëndrueshëm dhe të përhershëm, ngrihej mbi një supozim të gabuar: fluksi i parave të pista do të vijonte pa ndërprerje. Por mjaftoi vetëm dekriptimi i Sky Ecrochat-it, fakti që dëshmitarë të të vërtetave ngjethëse të këtij ditari të botës së krimit të ishin edhe prokurori të huaja, që fillimisht psikologjikisht, më pas edhe penalisht, ngrehina e ndërtimit dhe turizmit elitar, të perceptohet si një piramidë reale dhe financiare, e aftë të deformojë vetë modelin e tij ekonomik dhe ëndrrën mashtruese, “Ta bëjmë Tironën si Dubai!”.

Në fakt në Tiranë ka ardhur momenti që ngjarjet e ditës parakalojnë parashikimet për të nesërmen. Edi Rama ndodhet sot në syrin e stuhisë perfektë, me një numër të paçertifikuar shqiptarësh që janë kundër tij dhe faktorësh ndërkombëtare në të njëjtën transhe, “të rekrutuar” nga rradha e atyre që ai i konsideronte miq personalë. Pavarësisht heshtjes mbytëse kur ai flet përpara grupit të tij parlamentar, të qeshurave, duatrokitjeve dhe brohorimës kur ligjëron përpara mbështetësve të tij, herë si në rastin e NeoMalësores, herë si në rastin e gazetarëve të huaj që e intervistojnë, sërish shef i padiskutueshëm në Republikën e ZeqiLandit që ai ka themeluar, Rama nervozohet njëlloj dhe gjithmonë e më shumë. Ngrihet dhe godet mizën e vizatuar po nga ai vetë në xhamin e dritares. Duke rrezikuar të thyejë pikërisht atë dritare nga e cila hyri krenarisht në portën e politikës. Edhe pse te njejten dritare, e ka blinduar vite më parë paraardhësi i tij fatkeq Sali Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?