Një model për mjekësinë
Nga Fejzo Subashi
“Ju faleminderit doktor Bilbil HOXHA për gjithçka që Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj keni bërë, dhe vazhdoni të bëni për pacientët, qytetarët Shqiptar, për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillat dhe ndërhyrjet tuaja”.
Nuk kisha as edhe një mundësi tjetër se si mund ta nisja këtë shkrim për qytetarin dhe mjekun e nderuar e të respektuar Dr. Bilbil Hoxha, nëse nuk do më ishte dhënë mundësia të përballesha me përkushtimin profesionalizmin, kulturën, qytetarin dhe humanizmin e këtij njeriu. Secili prej nesh dëshiron, kur vjen puna për shëndetin, të gjejë doktorin më të mirë për vetë dhe familjen e tij, natyrisht këtij realiteti nuk mund ti shpëtoja dot as unë.
Vështir ta besoja, pa diskutim do ishte e pa mundur të ulesha dhe të shkruaja qoftë edhe një rresht të vetëm për mjeket dhe shërbimin mjekësor te QSTU-ja, me ç’far dëgjoja apo të thuhet e shkruhet çdo ditë, për mjekët dhe mjekësin tonë.
Dr. Bilbil Hoxha dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, jo vetëm që më ndryshuan ndjesinë dhe paragjykimin, por më dhanë mundësin të shkruaj, të ndryshoj qëndrim dhe të them me plot gojën dhe mundësin e penës, se i tillë duhet të jetë jo vetëm imazhi, por mjeku edhe çdo punonjës i mjekësisë dhe shërbimi mjekësor, jo vetëm në QSUT, por në të gjithë vendin. Po kaq e moralshme dhe fisnike dhe e nevojshme, duhet të jetë edhe shërbesa jonë mediatike për të përgjithësuar punën e Dr. Bilbil Hoxhës dhe të gjithë atyre që shërbejnë në përputhje me ligjet dhe rregullat dhe etikën e mjekut, duke çuar në ngritjen e besueshmërisë të mjekët dhe spitalet shtetërore, për pacientët dhe qytetarët.
As nuk mund ta njihja këtë mjek edhe për faktin e mos pasjes nevojë, por edhe për një fakt pasi un me origjinë nga Përmeti dhe ai nga e Veriu, por ja që rasti e solli që un sot të flas, të shkruaj dhe bile të kërkoj, të qeveria ime, të shteti im të vlerësojë e të inkurajoj, se me të tillë mjek ne jo vetëm i japim garanci qytetarëve, por do realizojmë çdo premtim të politikës dhe qeveris në lidhje me shëndetësinë.
Natyrisht pas atyre që kishim dëgjuar dhe folur për korrupsionin e mjekëve dhe mjekësisë edhe un isha përgatitur pa e ditur sesa do ishte saktësisht detyrimi i pa ligjëruar po i pa shmangshëm por: Dr. Bilbil Hoxha jo vetëm që nuk bënte pjesë në këta lloj mostrash mjekësh, apo të kërkonte qoftë edhe shuma modeste, por e pa mundur që mund ti thuaje sesa të kushton shërbimi. Doktor meqenëse ti nuk bënë pjesë dhe as nuk ngjan me mostrat e lakuara apo të përfolura të mjekësisë Shqiptare, le të jetë ky shkrim jo thjeshtë një kartolinë falënderimi për duart dhe mendjen tendë brilante, por edhe një mesazh për gjithë mjekët dhe mjekësin shqiptare. Te ky mjek, apo si i themi ne hallexhinjtë apo nevojtarët, doktori është nocioni jo vetëm detyrimi i shërbimit profesional edhe senës human, por Dr. Bilbil Hoxhën e udhëheq sentenca dhe parimi i madh se: -“Të bëhesh mjek është e lehtë, të jesh mjek është e vështirë”.
Të bashkëbisedosh me të, qoftë edhe për pak minuta, përjeton një ndjesi të këndshme. Për pak çaste “zbulon” tek ai intelektualin e shquar, shkencëtarin, njeriun dhe specialistin, tek i cili mosha e tij megjithëse e re të shfaqet në një nocion të theksuar relativiteti. Në fakt, mjafton edhe pamja dhe paraqitja e tij fisnike, e kuruar në çdo detaj, për të perceptuar një bashkëbisedues që të surprizonë me shkallën e thellë të dijes, me elokuencën në mendim e komunikim, me humanizmin e spikatur. Sepse tek mjeku Bilbil Hoxha, aq sa njeh mjekun e shquar, po aq është e mundur të eksplorosh njeriun me humanizmin shumë dimensional. Asgjë dhe as një fjalë nuk është e tepërt për të, por edhe me gjerë për autorin e qindra ndërhyrjeve, iniciatorin dhe pjesëtarin e stafit për progres shkencor në realizimin e shërbimeve urologjike, të pa njohura dhe të pa mundura për tu kryer deri më dje në Shqipëri dhe e pa besueshme se do realizohej nga mjekët tanë. Në punën dhe profesionin e tij të përditshëm me siguri ai është ndeshur dhe ka përjetuar emocione të forta, rrjedhojë e vështirësive në operacionet e realizuara, një pjesë e madhe për herë të parë në Shqipëri, por edhe e sukseseve të spikatura. Në të gjitha ndërhyrjet e realizuara, disa prej të cilave të shkallës së lartë të vështirësive, sipas literaturës mjekësore, ai së bashku me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, ka shënuar suksesin e pritshëm. Përmes duarve të veta, mendjes dhe talentit të jashtëzakonshëm të një mjeku të standardeve të krahasueshme me ato evropiane ka ndryshuar rrjedhën e jetës për qindra pacient e njerëz. Këtë arsyetim, edukim, arsimim dhe formimin e tij profesional, si dhe specializimet në universitetet më të njohura në Evropë, ai i shfrytëzoi për të çuar më tej formimin e tij si mjek, si shkencëtar, duke ndjekur në vazhdimësi arritjet bashkëkohore në specialitetin e tij të kirurgjisë ne fushën e urologjisë ……., Për të cilën ka mbrojtur edhe disertacionin për gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Ky moment, një nga kulmet e jetës së tij profesionale, ishte rrjedhojë e një pune shumëvjeçare e ndërhyrjeve kirurgjikale, ku ato urologjisë zinin një vend të veçantë, por edhe e pjesëmarrjes në dhjetëra konferenca e aktivitete të tjera shkencore brenda e jashtë vendit. Në këto përfaqësime, ai ka referuar dhjetëra artikuj shkencorë, ku janë pasqyruar arritjet e mjekësisë shqiptare në një fushë të gjithanshme dhe ato specifike. Ato i kujton me mjaft emocion, pavarësisht nga vitet, ku pacientët janë pa fund, u gjendet shumë shpesh pranë, kolegëve të vet me përvojë dhe pa shumë përvojë, sa herë ata vihen përballë situatave të papritura me pacientët e tyre. Janë të shumta ato raste që nuk mund t’i parashikojë asnjë mjek, ndaj nuk mund ti bëjnë përjashtim as Dr. Bilbil Hoxhës, por që kërkojnë qetësi, maturi, thellësi formimi mjekësor dhe kjo atij un me sinqeritet shumë të madh se nuk i mungon. Dhe nuk heziton asnjëherë të lerë rehatin dhe punët e veta, për të zgjidhur këto situata që mund të jenë me pasoja për pacientët. Në të tilla ngjarje, të pazakonta edhe për një mjek të përmasave të tij, ka shfaqur edhe dimensionet e psikologut. Sepse, siç thotë ai, “një mjek duhet të jetë edhe një psikolog i mirë, sepse mjekon jo vetëm trupin, por edhe shpirtin”. “Që të jesh mjek i mirë, në radhë të parë e mbi të gjitha duhet të kesh dashuri njerëzore, të bashkërendosh mendimin, gjuhën dhe dorën”. Përgjegjësia më e madhe që jeta i vë një mjeku në radhë të parë mendoj së është etika dhe morali. Për veç sfidës e të qenit mjek do të thotë edhe privilegj, pasi sfida në vetvete mbart edhe privilegjin. Natyrisht kjo ndjesi dhe kjo frymë nuk është vetëm te un e ndonjë tjetër, por nga dita në ditë po vërehet gjithë andej. Është një ndjesi, kërkesë dhe frymë për të gjithë shqiptarët qofshin ose jo pacient, të qeveria shqiptare, e cila i ka vënë objektiva dhe qëllime shumë të forta vetes së saj, në lidhje me shëndetësinë. Nisur nga kjo nuk mund të them se qeveria i realizoj prioritetet dhe objektivat apo shmangu përfundimisht shqetësimet e qytetarëve në lidhje me mjekësinë, vetëm më qëllimin dhe objektivat e vendosura. Por reformat e marra të cilat kanë nisura te vihen ne zbatim. Si dhe kur shikon të tilla raste, shembuj, sjellje të një imazh të ri, krejt ndryshe nga ajo që dëgjojmë rëndomtë, nga mjek të veçantë sidomos në QSUT. Vërtet them se premisat e shpresat janë të mëdha për mjekësin dhe shërbimin mjekësor në Shqipëri. Po kështu si në çdo sektor e fushë të jetës edhe në mjekësi, pa u mohuar punën, me mirënjohje dhe respekt të madh, për rolin e kontributin që kanë dhënë, ka ardhur koha që kasta e vjetër që shumë gjëra i ka bërë personale, pse jo edhe profesionin, duhet jo vetëm ti besoj po edhe ti lenë vendin gjeneratës dhe armatës së re të mjekëve.