Një Monikë për presidente

 

Rreth 18.3 milionë rumunë u drejtohen qendrave të votimit. Në këto zgjedhje marrin pjesë të gjithë rumunët kudo ku jetojnë  nga Zelandën e Re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 Ndër 14 kandidaturat që ju janë prezantuar qytetarëve për presidentin e pesë viteve të ardhshme janë dhe dy zonja. Njëra. znj. Elena Udrea  si kandidate e partisë PDL, tjetra znj. Monica Macovei si kandidate e pavarur.

Emri i znj. Macovei është i njohur për qytetarët shqiptarë si Kryetarja e Delegacionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian.  Ajo u bë pjesë e fjalorit politik të shqiptarëve  për deklaratat e forta  mbi provat që Shqipëria duhet të japë për luftën antikorrupsion.

 

E kam ndjekur në vazhdimësi fushatën e saj elektorale e cila ka qenë mbresëlënëse për thjeshtësinë e komunikimit me zgjedhësit dhe numrin e lartë të mbështetësve që ju bashkuan rrugës. Ndryshe në radhët e zgjedhësve ajo quhet  si “një mike e intelektualëve”.

 

Znja Makovei njihet në vendin e saj për betejat e ashpra antikorrupsion, si një aktiviste e të drejtave të njeriut, me një personalitet që siç e përshkruajnë disa prej gazetarëve: “ose e do, ose e urren”.

Shkëlqimi i saj profesional ka filluar që në vitet e fakultetit, ku falë rezultateve të larta Monika  u rendit e katërta në shkallë vendi në të diplomuarit e brezit të saj.

Nga viti 1982 deri në vitin 1989 ajo ka shërbyer si prokurore duke u marrë kryesisht me dosje që kishin në qendër sektorin e transporteve.  Kjo periudhë e punës së saj, në vitet e fundit para rënies së komunizmit,  ka bërë që hera- herës të akuzohet si “prokurore komuniste”.

Pas rrëzimit të regjimit të Çausheskut,  ajo pasuron cv-në e saj me studime jashtë vendit, deri sa në vitin 1997 jep dorëheqjen nga prokuroria dhe ushtron profesionin e avokates.

 

Në vitet e ardhshme  të punës si avokate ajo njihet për disa nga çështjet e bujshme ndër të cilat përmendet mbrojtja e  një prokurori të njohur, i cili në kohën që ushtronte cilësinë e shefit të agjencisë antikorrupsion duke hetuar një rast “larje parash”  u akuzua për shkelje procedurash. Macovei ishte avokatia e tij, cështje e cila u fitua me një sukses të plotë.

 

Në vitin 2004 presidenti I sapozgjedhur z. Basesku e telefonoi për ta ftuar t’I  shërbejë vendit si ministre e drejtësisë. Këto ishin vite të rëndësishme për Rumaninë në rrugën e aderimit  drejt  Bashkimit Evropian. Disa nga personalitetet e larta të politikës evropiane ja atribuojnë edhe profesionalizmit të punës së saj  aderimin e vendit në këtë organizëm.

Nën drejtimin e saj drejtësia rumune njohu reformë të gjerë ndër të cilat përmenden ligjin e lustracionit që  ju ndalonte bashkëpunëtorëve të sigurimit, agjentëve dhe informatorëve të përfshiheshin  të sigurimit angazhimin në postet drejtuese në fushën e drejtësisë. Falë vendimeve të saj  ajo  shpërndau shërbimin sekret ushatarak që përdorte Ministria e Drejtësisë. Në këtë periudhë ajo me ekipin e saj e ndihmoi vendin duke i dërguar Komisionit Evropian rezultate konkrete të reformës në drejtësi. Bashkëpunëtorët e ngushtë të znj. Makovei thonë se ajo ishte shumë e kujdesshme në çdo firmë që vendoste dhe i gozhdonte  të gjithë me pyetjen: “Pse ke vepruar  kështu”?

Me rezultatet e arritura ajo njihet si “Zonja e Hekurt” e drejtësisë. Në vitin 2008  presidenti i  Parlamentit European z.  Hans-Gert Pottering i dorëzon znj. Makovei çmimin “Gruaja evropiane e 2008” çmim i dhënë nga Shoqata Ndërkombëtare për Promovimin e Gruas.

Me arritjet e saj në luftën kundër korrupsionit ajo dërgoi para drejtësisë me dhjetra kryebashkiakë e nënkryetarë bashkish, deputetë e njërëz të rëndësishëm të biznesit rumun, të cilët sot gjenden të dënuar nga drejtësia rumune. Edhe pse krijoi shumë “armiqësi” kryesisht në radhët e ish-sigurimsave brenda vendit, ajo fitoi simpatinë e Brukselit dhe të popullit të saj.

Në vitin 2009 arrin falë zgjegjeve europarlamentare në Bruksel si anëtare e partisë Demokrate Liberale. 

Në vitin 2012 znj. Makovei  i dërgoi një numër  të  lartë  raportesh Parlamentit Evropian gjë e cila e dalloi atë ndër 754 europarlamentarët evropianë.

Në vitin 2013 propozoi në Parlamentin evropian një direktivë  për konfiskimin  dhe sekuestrimin e të gjitha pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme, falë shkeljeve e korrupsionit e  cili u miratua më shumicë votash si e detyrueshëm në të gjitha shtetet e BE.

Në 2014 znj. Makovei  rimori edhe një mandat tjetër në Parlamentin Evropian, falë aderimit në partinë ku bënte pjesë, por më vonë ajo dhënë dorëhqejen nga kjo parti dhe vendosi të kandidojë si e pavarur për presidencën e vendit.

Ajo ka pohuar se në rast se do të zgjidhet në këtë post të lartë shtetëror do të tërhiqet nga pozicioni i europarlamentares.

Në mbyllje po sjell edhe konferencën e fundit për shtyp që znj. Makovei ka mbajtur para se të presë vendimin e bashkëqytetarëve të saj.

 

“Unë nuk pata asnjë parti që të më mbështesë, as paratë e baronëve të korruptuar, dhe as mbështetjen e këtyre baronëve. Por pata më të mrekullueshmen gjë: pata njerëzit, ju pata ju! Dëshiroj të falënderoj vullnetarët nga i gjithë vendi që dhanë nga koha e tyre energji, entuziazëm, netë pa gjumë për të punuar për këtë projekt tek i cili besuan, për të punuar që vendi të ndryshojë.

E gjithë fushata ime u mbështet nga donacione të ndershme nga njerëzit, jo nga partitë, jo nga hajdutët, jo nga ata që nesër të tërheqin për mënge e të thonë: ” të bëra presidente, tani më jep një tender. Të bëra presidente, tani më bëj ministër”.

Jo! Nuk i detyrohem askujt! Kam detyrime vetëm ndaj njerëzve të ndershëm që punuan, që dhuruan, secili aq sa mundi që të jetojmë në një vend siç e ëndërrojmë, në vendin tonë ku të ecim rrugëve dhe të buzëqeshim.

Filluam me pak vetë, por u rritëm çdo ditë dhe sot jemi shumë. Jemi shumë më shumë sesa e mendoni!

Të dalim të votojmë dhe t’i mundim, kaq e thjeshtë është.

Të dalim të votojmë dhe t’i mundim për veten tonë, për prindërit tanë të nëpërkëmbur e të tallur, të dalim për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, të dalim të votojmë për veten tonë, për vendin tonë”!

Megjithëse duket shumë e vështirë e ndoshta në kufijtë e të pamundurës do të ëndërroja që një Makovei e tillë të gjendej edhe në vendin tim.

 

SHKARKO APP