Një mundësi e re përmes një mendësie ndryshe qeverisëse

Nga Ardit Gjinali

Mendësia shënon fillesën e hapave të mëtejshëm që materializojnë zbatimin e një programi përkatës qeverisës…këto vite nuk janë pasqyra e zezë e një qeverisje të keqe, por dëshmia e një mendësie të mbrapshtë dhe asfare njerëzore..djallëzisë, ligësisë, grykësisë, mëkatit..lëmshi i së keqes i thurur për të zënë frymën e një shoqërie dhe për të shkaktuar kllapinë e individit…i tilli aktiv dhe reagues është temjani për të vetëquajturën skuadër të demonëve njerëzorë dhe autokratikë të veshur me petkun e zi të pushtetit… arbitrar, arrogant, kërcënues ku e drejta humb në firmën e kolltuk-ulurve që nuk shkulen nga i njëjti, por shkulin dhe dëbojnë shumësinë e shqiptarëve që qëndrojnë larg kompromisit meskin me të keqen, e tilla e mbrujtur me shpirt-vogëlsi që robëron qënien duke e kthyer të njëjtën në një mekanizëm frymor që gjallon asfare dinjitetshëm.
Vite të vjedhura, kohë e humbur, mundësi të fshehura, besim i përdorur keq, shpresa e shuar, shkurajimi sistemik…një rrugëtim dramatik në kufijtë e tragjikes që ka shenjuar të tashmen e një shoqërie që ka provuar endjen e dhimbshme në shkretëtirën fizike të një humbëtire, e tilla e ngjashme me zezonën e një honi me fund të munguar, njëjtë si kalvari i vazhdimësisë keqqeverisëse me vullnet të errët për vijimin e pambarimtë të një sage sizifiane për qytetarin e zakonshëm në këtë vend…sytë e të tillit kanë parë shumë, dëgjuar pambarimisht, por zëri është mveshur në kufijtë e shuarjes..për të mos u dëgjuar dhe për të mos trazuar të hedhurën tutje ndërgjegjie njerëzore të enturazhit pushtet-ushtrues asfare njerëzor që rreket të gllabërojë përmes kthetrave të së keqes secilin kënd shprese.
Shqipëria e sotme ka përjetuar shumëçka dramatike gjatë viteve të sundimit të rendit të mbrapshtisë, i tilli që vijon të qëndrojë në shpinën e kërrusur të së tillës për ta mposhtur dhe tjetërsuar…nuk tjetërsohet dot, nuk mposhtet shpirti i reagimit që kërkon daljen nga rrjeta helmatisëse e së keqes… e tilla që formohet nga pisllëku kutërbues dhe ndotja gjithëfarë..thundrra e helmit karbonik që orvatet të shuajë oksigjenin e lirisë shoqërore dhe individuale, gjithashtu. Drama e së sotmes thërret për largimin e së keqes, mos- nënshtrimin nga e njëjta dhe për një udhë të re që do të shënonte fillimin e një rrugëtimi të ri për Shqipërinë dhe qytetarin e zakonshëm të këtij vendi, i tilli i drobitur nga zakonshmëria e së keqes në secilin segment të së përditshmes së pamundësisë.
Mundësia e re nuk është një nocion retorik…është një hap i rëndësishëm për të jetësuar ndryshimin e shumë-kërkuar dhe të dëshiruar…dëshirë e njehsuar me aspiratën për të vijuar jetën në këtë vend..një mundësi e re për individin si thelbi i një shoqërie të konsoliduar..një mundësi e re për rininë, profesionistin e lirë, intelektualin, fermerin e palodhur, mjekun, mësuesin, shtetin, Republikën dhe për politikën në tërësi, gjithashtu. Mendësia është origjina e jetësimit të ndryshimit, përmbushja e angazhimeve është thelbi i përmbushjes dhe realizimit të të njëjtit.
25 Prilli është dita dhe data që fton për një bashkim të madh shoqëror për të larguar të keqen qeverisëse…një bashkim i madh për ditë më të mira dhe një shpresë të re…një bashkim zemre dhe energjie pozitive për një mendësi ndryshe që është shpresa e një mundësie të re. Koha për një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?