Një paralelizëm vrasës

 Nga Ilir Levonja  – 

Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po protestojnë. Me ta sipas njoftimeve është bashkuar dhe shoqëria e gjerë civile. Ka një indinjatë sociale rreth një rasti përdhunimi. Rast ky që fal përgjegjësisë qytetare të një avokati, i cili denoncoi përdhunimin e turpshëm karshi një 16 vjeçare prej mësuesit dhe hetuesit. Ky i fundit në vend që ta ndihmonte, ta lironte nga makthet e përdhunimit, zuri ta shantazhojë me foto e të tjera duke abuzuar me ‘të për gati një vit. Vajza 16-të vjeçare mbetet shtatzënë, abordon etj., e gjitha në një shok njerëzor për shkak të tri institucioneve sociale, arsimit, rendit, mjeksisë. Ata po protestojnë nën moton, të pastrojmë institucionet tona nga përdhunuesit, policinë e kemi që të na mbrojë, jo përdhunoj…

Dhe me të drejtë. Kjo është nga ndjesitë e domosdoshme që tregon shëndetin e shoqërisë në përgjithësi. Reagimet institucionale janë të menjëhershme, me largimin dhe ndalinim e personave përgjegjës, mësuesi, hetuesi dhe mjeku. Reagoi edhe kryeministri i vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rast pak a shumë i tillë ndodhi edhe në Shqipëri, në Kavajë. Jo më larg se dy ditë. Mirëpo çuditërisht asnjë lloj reagimi social. Përpara drejtorisë së policisë në Tiranë, a asaj në Kavajë kalonte vetëm era. Kryeministri nuk ka kohë të kthej kokën të merret me perversitete të dorës së tretë. Ai është klas i lartë, nuk janë ndodhira për nivelin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ama u mbushën studiot. Dhe më shumë se problematika pjesa dërrmuese e debutuesve, kishin si qëllim lukun dhe kush të munde shokun me fjalë. Aq sa në çaste të caktuara studiot ktheheshin në koshere grerëzash.

Ashtu si e tha një nga këta greristët se, si gjithmonë bëjmë dy ditë zhurmë dhe asgjë. Në pritje të ndonjë skandali tjetër që të vazhdojmë avazin. Dhe vërtetë, sot një heshtje e shurdhët, plani i parë janë shkëmbimet plot pështymë parlamentare. Se çfarë tha i pari dhe çfarë i dyti etj. Realiteti social është punë alienësh, bota matanë xhamave i përket marsianëve.

Në Kavajë një masë e konsiderueshme i qe kundërvënë shtypit me pretekstin mos t’i nxirrnin namin e keq kavajsëve. Dhe ta mendosh një mendësi e tillë në vitin 2019-të. Shkurt e gjitha një pamje që nuk ka asgjë të përbashkët me përditshmërinë europiane a perëndimore. Ndaj me të drejtë disa thonë, mjerë  ne ku na ka rënë për pjesë të rrojmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?