Një përballje “e pavullnteshme” me Perëndimin

Nga Mero Baze

Ambasada e Mbretërisë së Britanisë së Madhe është dashur të reagoj dy herë rradhazi. Fillimisht reagoi për ligjin e Arsimit të Lart në Shqipëri duke e mbrojtur atë dhe duke vlerësuar cilësinë e tij. Pas britanikëve dhe një nga personat kyc në Komisionin Evropian për Arsimin, Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit dhe Kulturës në Komisionin Evropian, Xavier Prats Monne i ka dërguar një letër mbështetëse dhe inkurajuese Ministres se Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për këtë ligj.

Bëhet fjalë për një ligj të cilin opozita në dy ditët e fundit e kompleksuar nga debati rreth klientelizmit të saj, jo vetëm që e hodhi posht, por do ta coj deri në Gjykatë Kushtetuese. Pra angazhimi i saj në këtë betejë përvecse nuk ishte serioz, pasi ishte reagim i orëve të fundit, është dhe ekstrem lidhur me pozicionin e saj si opozitë “properëndimore”.

Reagimi i dytë i Ambasadës Britanike kishte të bënte me kompaninë Croën Agent, e cila u vu nën akuzë nga opozita si e korruptuar.

Në fakt më shumë se sa akuzë, Basha ka rënë viktimë e kulturës së papërgjegjësisë publike për fjalën kultivuar në PD nga Berisha, dhe në këtë kuadër ka sulmuar me një fjalor të egër në emër të opozitës këtë kompani britanike.

Problemi nuk është të debatojnë a kanë të drejt britanikët dhe Komisioni Evropian apo ka të drejt Basha në gjithë këto histori, por tek mënyra se si ballafaqohet kultura opozitare e Bashës me perëndimin.

Kur opozita përballet me qeverinë në Kuvend, shumë gjëra bëhen relative, spekullimi me faktet është në ekstrem , referemi tek “sms” që u “vijnë deputetëve” njëkohësisht, ndërkohë që cohen për të folur është traditë sajimesh berishiane, dhe akuzat pa doganë janë pjesë e kulturës së tyre politike. Problemi është se shpeshë herë Basha pëprpiqet ta paraqes këtë lloj kulture opozitare si perëndimore.

Në rastin e parë që ai ka prekur me “opozitën” e tij këndvështrimin perëndimor për Shqipëirnë, në të vërtet ka hyrë në betejë publike me ta.

Tek rasti i parë, ai i ligjit për Arsimin e Lart, jemi të qart se Basha ka qenë mbështetës i tij deri javën e fundit, pastaj hyri në mekanizma presioni të tjera nga grupe brenda PD. Por e gjitha kjo zbulon faktin se ai nuk ka asnjë mendim të vetin dhe asnjë bosht si lider i një partie të djathtë. Reforma në thelb nxit konkurencën mes universiteteve, vënë pozita të barabarta cdo student në raport me pagesën në Univeristete dhe mund të prodhoj një përmbysje reale të fabrikave të diplomave publike dhe private që vegjetojnë në Shqipëri, nën mbshkrimin “Universitete”. Por dhe nëse do të ishte kundër, Basha duhet të ishte qartazi kundër, me një oponencë të stukturuar muaj më parë kur gjysma e stafit të tij shkruanin këtë ligj. Duke mos e bërë këtë dhe duke kthyer pllakën në javën e fundit ai përpiqet të mbuloj dështimin e tij me fjali të forta dhe hyn realisht në konflikt me konceptin perëndimor për ligjin e arsimit. Tani që zyrtarisht ligji përkahet nga Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe, unë nuk di se në emër të kujt fryme perëndimroe do të bëj opozitë Basha.

Rasti i Crown Agent është dhe më i rënd. Unë nuk jam entuziast për atë që ata kanë bërë në sistemin e doganve në Shqipëri. Mund të ketë dhe debat real nëse ja kanë vlejtur ose jo. Por një opozitë normale, ose “properëndimroe” sic pretendon Basha, nuk bëhet me llogjikën e Sali Berishës, duke dal në triubnë e duke thënë ata janë të korruptuar.

Marrëveshja koncesionare me Crown Agent, është publike, e miratuar nga qeveria. Opozita ka mundësi ta marrë, ta analizoj, ta hetoj, të ngrej dh eKomision Hetimor dhe të verifjkoj nëse ajo ka përmbushur apo jo pritshmëritë që i ka caktuar ligji. Dhe në bazë të kësaj mund të penalizoj qeverinë që e favrozon atë. Kjo është rruga perëndimore e të bërit opozitë. Rruga që aplikon Basha është njësoj sikur nxjerr ben Rustanin të shaj Tërmet Peçin nën akuzën se i ka ardh një sms që njëri pa emër thotë se di emrin e atij që mbjell hashash.. Por për fatin e tij të keq, Perëndimi është serioz kur flet opozita dhe mban shënim. Në rastin konkret, duket se janë në hall ngaqë po u mbushet blloku me marrëzira, të cilat provojnë se opozita e Bashës nuk është as perëndimre, as properëndimore, por as dhe e Bashës. Është një përpjekje për të folur si Berisha dhe për tu dukur si Basha. Por hipnoza nuk po ngjit, sidomos kur do të duket edhe berishistë, edhe perëndimorë. Në fakt është e qart se një lider opozite tek ne, ka shans të jetë, ose Berishistë ose Perëndimor.

Tema

SHKARKO APP