Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një përgjigje ndaj Ben Blushit për Palestinën

Forum E diel, 28 Shtator 2025 12:35
Një përgjigje ndaj Ben Blushit për Palestinën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Marjana Doda

Në historinë e popullit tonë, intelektualët kanë luajtur një rol kyç si udhëheqës moralë dhe kulturorë të shoqërisë, duke qenë shpesh zëri dhe ndërgjegjja e saj. Megjithatë, nuk është e pazakontë që disa prej tyre të humbasin drejtimin dhe të largohen nga realiteti dhe ndjenjat njerëzore. Një shembull i tillë duket të jetë edhe Ben Blushi, një emër që dikur njihej si një nga zërat më të fuqishëm të kulturës dhe politikës shqiptare, si shkrimtar që sfidonte konvencionet dhe si politikan që synonte të ringjallte një debat të thellë dhe cilësor. Sidoqoftë, kohët e fundit ai ka zgjedhur një qasje më polemike dhe konfrontuese, një rrugë që ndan më shumë sesa bashkon.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Para 12 orësh
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Para 14 orësh
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Para 22 orësh

Shkrimet e tij të fundit, veçanërisht ato për Albin Kurtin ( “E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?“) dhe çështjen palestineze (“Pse nuk duhet njohur Palestina”) nuk janë thjesht analiza të pamatura, por pjesë e një strategjie të qëllimshme që synon të minojë të vërtetat historike dhe morale, duke shkelur dinjitetin e popujve që vuajnë padrejtësitë më të mëdha të kohës sonë.

Swiss Digital

Ndryshe nga analizat e tij të mëparshme, këto dy shkrime dallohen për mungesën e një arsyetimi të thellë dhe për një gjuhë shpesh përçmuese, e mbushur me përgjithësime të pasakta, që jo vetëm që nuk i bëjnë nder profesionit të tij, por edhe dëmtojnë imazhin e një shqiptari që ka përjetuar vetë padrejtësitë e historisë.

Së pari, sulmi personal ndaj Albin Kurtit është thuajse si një akt karakter-vrasjeje. Të quash një lider “korb” dhe të përshkruash mbështetësit e tij si “insekte” nuk përbën satire, por dehumanizim. Natyrisht është shumë më e lehtë të sulmosh një figurë publike sesa të ofrosh një analizë të thellë dhe të argumentuar me një gjuhë të kultivuar. Kurti mund të ketë bërë gabime të rëndësishme, dhe kritikat e forta dhe të bazuara janë të nevojshme, por përplasjet personale dhe fyerjet e ulëta nuk i shtojnë aspak vlerë racionalitetit të debatit, përkundrazi e ulin ndjeshëm nivelin e tij.

(por Blushi e bën këtë qëllimisht, pasi nuk i mungon aftësia për të bërë një dallim kaq bazik.)

Megjithatë, në këtë artikull do të ndalem tek shkrimi më i fundit i Blushit për Palestinën, i cili, nga këndvështrimi im, është edhe më i rëndë, sepse kapërcen kufijtë e analizës politike dhe zbret në justifikim të pushtimit, mohimit të shtetësisë dhe shpërfilljes së dhimbjes së një populli që po kalon gjenocid të drejtpërdrejtë.

Qasja e Blushit ndaj Palestinës është e ftohtë dhe e pamëshirshme në një kohë kur populli palestinez po shikon vdekjen dhe shkatërrimin përditë. Të thuash se palestinezët “nuk e meritojnë” shtetin sepse nuk kanë ndërtuar institucione si në Perëndim është moskuptim i thellë i historisë, i pushtimeve dhe i raporteve të pushtetit. Është e papranueshme që dikush i rritur në familjen e një kombi që ka përjetuar humbje dhe padrejtësi, të përdorë të njëjtat standarde selektive për ta gjykuar tjetrin. Kjo retorikë nuk i shkon një intelektuali dhe shkrimtari si Ben Blushi, por, siç duket, ai flet përmes një narrative që i afrohet interesave dhe politikave të fuqive të mëdha.

Argumenti që përshkruan Blushi se me mospërmbushjen e një sërë kriteresh palestinezët humbin të drejtën për shtet është jo vetëm i padrejtë, por i rrezikshëm. Ai minimizon dhimbjen njerëzore në thjesht statistika dhe legjitimon dhunën duke e paraqitur si një pasojë “meritore” të ekzistencës së një populli. Kjo logjikë ngjan shumë me atë që historikisht është përdorur për të justifikuar kolonializmin dhe shtypjen, “nëse nuk je si ne, nuk meriton shtet”.

Si shqiptare, më vjen keq të shoh një zë që dikur përpiqej të ishte garanci e kritikës së pavarur tani të shpërfaqet si një burim polemikash që krijon ndasi. Nga një shkrimtar që dikur kërkonte të kuptonte njeriun përmes letërsisë, Ben Blushi sot ka rrëshqitur drejt një diskursi të ftohtë dhe përçmues ndaj një populli që po përjeton një nga tragjeditë më të mëdha të kohës sonë, popullit palestinez.

Në këtë shkrim të Blushit, nuk sheh asnjë fëmijë të vrarë në Gaza, asnjë familje që zhduket nën rrënoja, asnjë Nënë që qan mbi trupin e fëmijës. Sheh vetëm statistikë të thatë, vetëm krahasime të njëanshme, vetëm urrejtje të ngjashme me të atyre që historikisht kanë justifikuar kolonializmin me “civilizimin”.

A thua se një popull që vuan s’ka të drejtë për shtet? A thua se dështimi i një qeverie justifikon mosqenien e një kombi?

Nëse fjalë të tilla do të dilnin nga goja e një shkrimtari, gazetari izraelit apo politikani perëndimor, sado të padrejta, do të ishin të kuptueshme në dritën e interesave të tyre. Por kur ato vijnë nga një shqiptar, që vjen nga një popull që ka përjetuar pushtimin, mohimin, urinë, kolektivizimin, kampet e përqendrimit, shfarosjen identitare dhe luftën për shtet, atëherë këto fjalë nuk janë më thjesht opinion. Ato bëhen njollë mbi ndërgjegjen dhe integritetin tonë kombëtar.

Sepse po të ndiqnim logjikën e Blushit, as Kosova nuk do ta meritonte shtetësinë, për shkak se ishte e varfër, e paqeverisur, me institucione të dobëta, e braktisur nga bota. As Shqipëria nuk do ta meritonte shtetësinë. Madje, sipas këtij arsyetimi, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kishin të drejtë të ekzistonin, duke pasur parasysh mënyrën se si u krijuan, përmes pushtimeve, masakrave ndaj popujve autoktonë dhe sistemit të skllavërisë.

Po kush jemi ne të përcaktojmë nëse një popull “e meriton” apo jo shtetin e tij? A nuk është kjo logjikë vetë zanafilla e të gjitha kolonializmave?

Ben Blushi mohon legjitimitetin moral të kërkesës palestineze për shtet, gjithashtu duke e bazuar këtë qëndrim në një krahasim ekonomik dhe kulturor me Izraelin. Në thelb, ai thotë se palestinezët nuk e meritojnë shtetin sepse kanë dështuar ta ndërtojnë atë. Por një qëndrim i tillë është jo vetëm intelektualisht i pandershëm, por edhe moralisht i rrezikshëm.

Blushi e portretizon popullin palestinez si “armik i vetvetes”, duke harruar se ky është një popull që prej më shumë se 75 vjetësh jeton nën pushtim, nën kolonizim, dhe dhunë të vazhdueshme. E drejta për shtet nuk është shpërblim, por një e drejtë themelore e çdo populli sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Një ndër argumentet më të dobëta që Blushi përdor është ai se palestinezët nuk kanë zhvilluar demokraci dhe se nuk mbajnë zgjedhje të rregullta. Kjo është një akuzë absurde kur vjen nga kushdo që e di realitetin në Gaza dhe Bregun Perëndimor, një realitet i rrethuar, i bombarduar, i izoluar dhe i kontrolluar në çdo aspekt nga një fuqi ushtarake si Izraeli. Kur një popull nuk ka lëvizje të lirë, nuk ka kontroll mbi burimet natyrore, kur vota e tij vihet në shënjestër nga predha dhe embargo, atëherë nuk mund të presësh liri dhe zhvillim institucional.

Gjithashtu përpjekja për të barazuar një grup politik, sado problematik të jetë, me të gjithë popullin, është retorikë e rrezikshme dhe manipulim klasik. Nëse gjithë palestinezët janë fajtorë për Hamasin, atëherë me të njëjtën logjikë, a duhet të konsiderohen gjithë izraelitët fajtorë për Netanyahun, për masakrat në Gaza, për ndalimin e ndihmave humanitare, për vrasjen e civilëve e fëmijëve?

Popujt nuk mund të identifikohen me liderët apo regjimet e tyre të përkohshme. Një pjesë e madhe e palestinezëve e kundërshtojnë Hamasin, por kjo nuk ka asnjë vlerë për Blushin. Për të, nëse nuk e rrëzojnë Hamasin vetë, diçka e pamundur në rrethana bllokade totale, atëherë nuk meritojnë as të jetojnë me dinjitet.

Në vijim te shkrimit te tij, Blushi lavdëron Izraelin për zhvillimin teknologjik dhe ekonomik, dhe e krahason me Palestinën duke lënë të kuptohet se më i forti, më i pasuri dhe më i përparuari meriton të sundojë. Por kjo është thelbi i darvinizmit politik, jo i drejtësisë.

Të krahasosh Palestinën me Izraelin si dy shtete të barabarta është hipokrizi, kur njëri është i lirë dhe tjetri është nën okupim.

Sot në vitin 2025, bota nuk mund të qëndrojë më në heshtje përballë masakrave të mijëra civilëve në Gaza, dhe reagimet ndërkombëtare janë të qarta e të pakthyeshme. Njohja e shtetit të Palestinës po përparon me ritëm të shpejtë, Australia, Portugalia, Franca, Belgjika, Luksemburgu, Malta, Monako, Andorra, Britania e Madhe dhe Kanadaja i janë bashkuar listës së vendeve që tashmë e kanë njohur Palestinën si shtet sovran, duke e çuar numrin e vendeve që e pranojnë atë në mbi 157 nga 193 shtete anëtare të OKB-së. Këto veprime nuk janë vetëm akte simbolike, por shenja të një zgjimi moral global që nuk e pranon më mohimin e të drejtave themelore të një populli të tërë. Është gjithashtu domethënës fakti që gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahut në OKB, shumë delegacione ndërkombëtare u larguan në mënyrë demonstrative, duke dhënë një mesazh të qartë: krimet dhe gjenocidi nuk mund të fshihen më. Në këtë klimë ndërkombëtare, shkrimi i Ben Blushit është një përpjekje e dëshpëruar për të justifikuar të pajustifikueshmen.

Ndryshe nga argumentet “fluturake” të Ben Blushit, edhe unë, si shumë shtetarë, njohës të së drejtës ndërkombëtare dhe analistë, mendoj se Shteti palestinez duhet të njihet, jo vetëm si një akt simbolik, por si një detyrim moral, politik dhe ligjor ndërkombëtar.
Nuk mund të flasim për të drejtat e njeriut, për paqe, demokraci dhe drejtësi, nëse i mohojmë një populli të tërë të drejtën themelore për ekzistencë politike dhe vetëvendosje.

Ndaj PO, Shteti i Palestines duhet njohur. Jo vetëm për hir të palestinezëve, por për hir të paqes, të drejtësisë dhe të së ardhmes së një bote ku të gjithë popujt, pa dallim fuqie, feje apo pasurie, të kenë të drejtën të jetojnë të lirë dhe të barabartë.

Historia do të kujtojë ata që qëndruan për drejtësinë dhe të vërtetën, dhe ne si shqiptarë, duhet të jemi më të mëdhenj se interesat personale dhe të qëndrojmë në krah të atyre që luftojnë për liri, pavarësi dhe drejtësi.

***

Në përfundim të shkrimit të tij, Blushi shkruan:
“Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne. Palestina nuk është gati për të jetuar si ne.”

Por unë, si shqiptare, si katolike dhe mbi te gjitha si Njeri, do të isha krenare të quhesha edhe palestineze, pra si “ATA” por asnjëherë si” JU”. Sepse besoj fuqishëm se çdo popull, përfshirë edhe palestinezët, meriton të trajtohet me dinjitet, respekt dhe të drejtë për ekzistencë.

/Argumentum.al

Etiketat e lidhura

Marjana Doda
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.