Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 23:33 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë Deputeti i PD-së Tomor Alizoti e quajti skandaloze përgjimet e reja të Ergys Agasit, sipas të cilave drejtuesja e SHISH-it Vlora Hyseni është shoqe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një propozim për zotërinjtë Luli dhe Edi për reformën zgjedhore gjysmake (gjithmonë, në rast se do të bëhet)

Forum E premte, 5 Qershor 2020 17:56
Një propozim për zotërinjtë Luli dhe Edi për reformën zgjedhore gjysmake (gjithmonë, në rast se do të bëhet)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Astrit Patozi

Meqë zoti Luli Basha thotë se ka ngelur vetëm një pikë për të arritur marrëveshjen “historike” për reformën zgjedhore, dhe zoti Edi Rama po i mban hatrin atij dhe nuk po e thotë fjalën e fundit, deri sa të kemi gjoja një kompromis të madh, unë kam një propozim:
Mos bëni kot sikur ziheni për gjëra të parëndësishme, që fillojnë e mbarojnë tek prania e militantëve tuaj në qendrat e votimit, se për aq po bëhet e gjithë kjo luftë gjelash arbërorë.
Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është minimumi që mund të bëhet për të çliruar votën e shqiptarëve nga kthetrat e hajdutëve të çertifikuar të zgjedhjeve, duke filluar nga viti 1996 e deri sot, që po flasim.
Sepse përfaqësuesit e partive të mëdha në komisione dhe në qendrat e numurimit janë ekzekutorët e të gjitha deformimeve të rënda në çdo proces votimi në Shqipëri dhe ky është fakt i njohur botërisht.
Por edhe nëse ky çlirim do të ndodhë ndoshta tani, me zbythjen e zotit Luli dhe me bekimin e zotit Edi, ai është sërish i pamjaftueshëm. Sepse një problem po kaq i madh mbetet numurimi jo i njëkohshëm i votave në të gjithë territorin e Shqipërisë, gjë që zakonisht i jep avantazh fituesve dhe dekurajon humbësit, duke deformuar rëndshëm rezultatin.
Ndaj edhe ky hall i madh duhet zgjidhur brenda kësaj gjysëm reforme (gjithmonë në rast se do të bëhet).
Mundësia më e mirë do të ishte votimi dhe numërimi elektronik, por me sa duket ne jemi shumë larg kësaj perspektive dhe ata që nuk duan ta bëjnë prej gati 10 vjetësh fshihen si struci pas OSBE/ODIHR-it.
Në këto kushte, e vetmja zgjidhje është që numërimi të kryhet në çdo qendër votimi, që rezultati të dalë njëkohësisht në gjithë Shqipërinë.
Kjo do të shmangte zvarritjet dhe deformimet e rënda, që përsëriten në mënyrë ciklike në Shqipëri, sa herë ka zgjedhje.
Ndërkohë kjo do ta thjeshtonte më shumë e do ta bënte më të menaxhueshme skemën e administrimit të zgjedhjeve, sepse e njëjta treshe, që do të shërbente si komision votimi do të kryente edhe numurimin e votave.
Nuk kam shumë shpresë se ky propozim do të merret në konsideratë, por ju siguroj se nëse do të ketë realisht një reformë gjysmake zgjedhore, ajo nuk do të kishte asnjë kuptim pa zgjidhjen e këtij problemi, që e kemi në kurriz prej kaq vitesh në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”

Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”

Para 18 orësh
“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur!

“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur!

5 Nëntor 2026, 15:02
Bushati: BE nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës demokratike në Shqipëri

Bushati: BE nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës demokratike në Shqipëri

5 Nëntor 2026, 11:33

PS. Ky propozim i drejtohet kryesisht Oerd Bylykbashit të Partisë Demokratike, i cili duhet t’ia shpjegojë se çfarë kam parasysh me këtë zotit Luli Basha, sepse ky i fundit e ka vështirë që ta kuptojë.
Ndërsa zoti Edi Rama mendoj se nuk ka nevojë për ndihmën e Damian Gjiknurit në këtë rast, sepse e di se për çfarë bëhet fjalë, por atij thjesht mund të mos i interesojë që ta bëjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Astrit Patozi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 5 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë
Para 6 orësh

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë
Para 6 orësh

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 7 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 8 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 7 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 7 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 5 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.