Një raport Amerikan që nxjerr të palarat e reformës

Nga Ylli Manjani
Që reforma në drejtësi u bë për të vënë qeverinë mbi drejtësinë, e kam stër-thënë e stër-denoncuar!

E kam bërë pa asnjë kompleks! As ndaj mega-ambasadorëve që e mbështetën këtë poshtërsi!

Ne kishim dhe kemi nevojë për një reformë reale të sistemit të drejtësisë, por jo për këtë që u bë! Kjo ishte dhe mbetet e pisët dhe e rrezikshme për demokracinë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, me vjen mirë që nuk jam vetëm! Por për fat të keq është pak vonë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëmi që është bërë është shumë i rëndë! Qeveria po ndjek kursin e “Drejtësisë Popullore”, që shpiku komunizmi për të dënuar njerëz pa ligj.

Të paktën tashmë nuk ka peshk (i madh apo i vogël qoftë) që nuk e di se Drejtësinë e ka në dorë Kryeministri!

Sidoqoftë, duhet falenderuar ai raport që vjen nga Amerika.

Njëjohësisht duhet të ndalim disi katrahurën e drejtësisë politike, për të vendosur drejtësinë e ligjit!

Duhet ta bëjmë vetë këtë gjë , jo me klientë ndërkombëtarë!

http://www.kohajone.com/2018/04/05/washingtoni-vendos-nen-hetim-donald-lu-perdori-fondet-e-dash-per-te-kapur-drejtesine-per-ramen/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?