Një rrëfenjë me “prostituta” se si funksionon ekonomia

Viele Euro Geldscheine

Nga Jorge ‘Mencey (Shkrimtar dhe ekonomist) –

Ndonjëherë gjërat kuptohen më mirë përmes rrëfenjave dhe metaforave. Ekonomia nuk bën përjashtim nga kjo. Përdorimi i rrëfenjave është diçka që grekët dhe fiset primitive e dinin mirë. :Na ishte një herë”, merr përsipër një mësimin intuitiv dhe një histori rreth zjarrit.

Kjo është rrëfenja:

Na ishte një herë në gusht, në një qytet të vogël turistik në bregdet, në mes të sezonit të verës, kur të gjithë prisnin diell të nxehtë, papritur ra një shi i rrëmbyeshëm dhe për një muaj temperaturët ranë shumë, duke e bërë qytetin të duket i shkretë për disa ditë. Kriza pllakosi vendin për një kohë të gjatë, të gjithë banorët u bënë me borxhe dhe filluan të jetonin me kredi.

Për fat, mbërrin një mafioz rus i mbuluar me argjend e florid he hyn në të vetmin hotel të vogël të qytetit. Kërkon një dhomë. Lë në tavolinë një kartmonedhë 100 euro dhe shkon të shikoj dhomat e hotelit.

Pronari I hotelit, rrëmben kartmonedhën dhe del me vrap për të paguar borxhet e tij tek kasapi. Kasapi merr paratë dhe vrapon të paguaj borxhin tek rritësi I derrave. Rritësi I derrave vrapoi të paguaj çfarë i detyrohej mullixhiut që i shiste krundet.

Mullixhiu mori paratë që në ajër dhe vrapoi të paguante borxhin me Marien, prostitutën që kishte kohë pa e paguar. Në kohë krize, edhe ajo i ofronte shërbimet e saj shënime në listë. Prostituta me paratë në dorë del për tek hoteli i vogël ku herët e fundit kishte shkuar me klientët e saj dhe nuk kishte paguar. I jep kartmonedhën pronarit të hotelit.

Në këtë moment zbret rusi, i cili iu kishte hedhur një sy dhomave dhe thotë se nuk i pëlqeu asnjëra. Merr paratë dhe ikën.

Askush nuk fitoi asnjë euro, por tani gjithë qyteti jeton pa borxhe dhe shikon të ardhmen… me besim!!!

Morali: nëse paraja qarkullon rregullohen shumë gjëra.

Ky është varianti normal i rrëfenjës, një tregim që përdoret për të mbështetur teorinë keynesiane të rritjes së shpenzimeve publike për të subvencionuar konsumin. Por rrëfenja është gënjeshtare për shumë arsye. Po e ndryshojme pak sepse nuk është që 100 eurot i jep një mafioz rus por, në teorinë keynesiane i vendos qeveria. Atëherë, ku i gjen qeveria 100 Eurot? Ose nga taksat e qytetarëve ose duke ngarkuar hua mbi kurrizin e qytetarëve nëpërmjet borxhit publik.

Kështu që po e ndryshojmë pak rrëfenjën dhe do të themi se “qeveria iu mori nga xhepi 1 euro të gjithë qytetarëve të saj” dhe i vendosi në banakun e hotelierit i cili ishte mik i Qeverisë. Sepse kjo është interesante … si harxhohet shpenzimi. Epo, zakonisht shpenzohet së pari tek miqtë e qeverisë që bëhen jashtëzakonisht të pasur me të.

Pra, le ta ndryshojmë pak rrëfenjën;

Na ishte një herë në gusht, në një qytet të vogël turistik në bregdet, në mes të sezonit të verës, kur të gjithë prisnin diell të nxehtë, papritur ra një shi i rrëmbyeshëm dhe për një muaj temperaturët ranë shumë, duke e bërë qytetin të duket i shkretë për disa ditë. Kriza pllakosi vendin për një kohë të gjatë, të gjithë banorët u bënë me borxhe dhe filluan të jetonin me kredi.

Përpara kësaj situate, qeveria vendos të rrisë shpenzimet publike për të ringjallur ekonominë. Kështu që vendosni të marr borxh, duke shtuar borxhin më shumë. Pastaj merr këto para dhe i shpenzon në bizneset e miqve, duke i bërë ata jashtëzakonisht të pasur. I shpenzon ato para në hotelin e miqve, në ndërtimin e punëve faraonike që janë të padobishme për t’iu dhënë punë firmave të ndërtimit të miqve.

Ekonomia fillon të funksionojë sepse miqtë fillojnë të shpenzojnë. Pronari i hotelit paguan borxhet e tij tek kasapi, dhe ky tek fermeri i derrave, ky i fundit tek mullixhiu, dhe mullixhiu tek prostituta…

Por duke qenë se borxhi duhet të paguhet, ose të paktën interesi i borxhit, dhe paratë janë shpenzuar për gjëra të panevojshme, qeveria fillon të shkurtojë gjërat e nevojshme si Shëndetësia, Arsimi, Shërbimet sociale ndërsa miqtë e qeverisë bëhen më të pangopur me kontratat e majme që u janë dhënë për të ndërtuar gjëra të padobishme.

Për të shlyer borxhin, qeveria gjithashtu fillon të privatizojë gjërat. Parkimi që më parë ishte falas tani nuk është falas dhe qyteti fillon të mbushet me zona blu. Ky shërbimi është privatizuar për një mik qeveritar i cili paguan më pak sesa duhet për “biznesin”. Duke qenë se paratë janë harxhuar për gjëra të padobishme dhe qeverisë iu desh të shkurtonte shpenzimet për Shëndetësinë, tani qeveria thotë se Shëndeti Publik nuk është i mjaftueshëm dhe fillon ta japë atë me PPP, duke i drejtuar shumë pacientë tek miku që ka një spital private. Ky miku shumë shpejti fillon të rritet dhe i tejkalon konkurrentët duke i rrënuar plotësisht.

Djali i kapsapit dhe vajza e mullixhiut duan të martohen dhe si çift i ri të blejnë një shtëpi, por çmimet e shtëpive kanë shkuar në qiell. Shtëpitë kanë filluar t’i blejnë miqtë e qevrisë, të cilët janë të vetmit që nuk kanë kredi dhe interesa për të paguar. Kur “prosperiteti” i shpenzimeve ka arritur tek vajza e mullixhiut dhe djali i kasapit, çmimet e shtëpive janë rritur shumë dhe ata do të duhet të marrin kredi që do të zgjas për gjatë gjithë jetës së tyre në mënyrë që të mund të kenë një çati ku të fusin kokën.

Miku i qeverisë është shëndoshur shumë me krizën dhe me stimujt që I ka dhënë qeveria për të siguruar shërbimet publike, ndërsa qytetarët e qytetit të vogël bëhen përherë e më thatim.

Çuditërisht, idetë dhe politikat Keynesian konsiderohen të majta … dhe nëse jo, pyesni Felipe Gonzalezin ish kryeministrin spanjoll dhe miqtë e tij.

Morali: Këto politika favorizojnë politikanët dhe më të pasurit. Ato përkthehen në një shpenzim publik dhe një inflacion aktivesh i cili është përfitim mbi të gjitha për të pasurit dhe janë bazë e kapitalizmit mafioz të cilin jemi duke vuajtur ku lind një klasë e re që quhet artisokracia feudale.

Po e shpjegoj. Imagjinoni që keni 200 milion euro. Sado që të konsumosh do të jetë gjithmonë më pak se të ardhurat që prodhohen. Kështu filloni të blini aksione, shtëpi, etj…të cilat me inflacionin rivlerësohen.

Nga ana tjetër, klasa e mesme dhe klasa e ulët të cilat konsumin e tyre e kanë pothuajse të barabartë me të ardhurave, nuk mund të kursejnë, jeta kushton gjithnjë e më shumë, shtëpitë nëse duan të blejnë kushtojnë gjithnjë e më shumë dhe ato pak kursime që mund të mbledhin çdo herë vlejnë më pak.

Në të vërtetë zgjidhja që Keynes propozon është të vazhdoni me humbje ndërsa zgjidhja e vërtetë do të ishte t’i jepej fund humbjes, por kjo nuk pasuron dot peshqit e mëdhenjë, miqtë e qeverisë..

Frederick Hayek e ka thënë një shekull më parë se politikat Keynesian janë mënyra për të ecur drejt robërisë… dhe unë mendoj se nëse shikoni përreth, do të shihni se ne jemi në robëri.

Përktheu Meri Lika

SHKARKO APP