Një shoqëri që përfundon të lëmosha e shtetit nuk është më e lirë!

Nga Ylli Manjani –
“Nëm pak bukë!

Të mendohesh thellë, më e mira që mund t’i bësh, është ta helmosh. Se helmi është ilaçi i fukarallëkut.

E di që feja dhe ligji më helmojnë mua, po të bëj një vepër të tillë. Se njeriu s’ka të drejtë t’ia marrë jetën njeriut. Po a ka vallë njeriu të drejtë t’ia shtojë vuajtjet tjetrit? Se lypësi me lekun tim s’bën tjetër veçse shton ymrin, domethënë jetën, domethënë fukarallëkun. Mëshira private nuk e zgjidh kurrë problemin shoqëror.” –

Swiss Digital Desktop Reklama

pjesë nga tregimi Lypësi i të vërtetit Rilindas NONDA BULKA
***

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktuale?!
Në çdo kohë kështu është!

Askush, aq më pak një shoqëri mund të jetojë me lëmoshë.

Si të varfrit ashtu dhe të pasurit sot presin ndihmë, e cila pavarësisht emrit që i vëmë subvension, mbështetje, pagë lufte apo qese me ndihma, LËMOSHË është!

Shoqëria kur katandiset tek lëmosha e shtetit,nuk ka sesi të jetë më e lirë. Dhe një shoqëri jo e lirë meriton atë që thotë Nonda, helmin. ???

Nuk jetohet në liri si në jetimore. Megjithë dashamirsinë e “më të mirit nga të këqinjtë”, Atij pra, babait të kombit, prap nuk jetohet me lëmoshë!

Në shoqërinë e lëmoshës kombit i dalin për zot shumë baballarë, por nëna e kombit pjell veç të varfër, njerëz jo të lirë.

Bëmë, ç’bëmë u hodhëm e u pordhëm këto 30 vitet e fundit e nisëm me idenë e ekonomisë së tregut e përfunduam në ekonominë e lëmoshës.

Kjo nuk shkon më! Nuk mban më edhe po të duam ta mbajmë. Se as lëmoshë sdo ketë më, shumë shpejt…

Jo vetëm kjo krizë, por e gjithë mbijetesa e në vijim mirqënia zgjidhen vetëm me PUNË në një EKONOMI të LIRË e KONKURUESE.

Lëmosha vetëm zgjat të krizën. Ajo e shtetit zgjat sundimin. Lëmosha e shtetit të padrejtë thellon pabarazinë.

Koncepti i sotëm ekonomik po kalon në faliment total. Pa dyshim të merituar, sepse i ramë si n’top t’karadakut të gjitha burimeve, mbi të gjitha atyre njerëzore.

Më të zotët i përzumë të punojnë për shoqëri të tjera. Kush mbeti jeton me kontributin e tyre dhe me mëshirën e shtetit. Pra as i lirë e as i ngopur.

Prandaj duhet RISTART i punës dhe i ekonomisë së tregut të lirë.

Tregu i lirë është magjia, jo lëmosha.

#ristartpërditëmëtëmira#

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?