Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:31 Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City Fabio Cannavaro, ish-futbollist i Napolit dhe trajner i Uzbekistanit, i kërkon Napolit guxim dhe intensitet për ndeshjen me Manchester City, ndërsa i dërgon një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njolla me bojë blu e opozitës dhe njolla e zezë e korrupsionit

Forum E martë, 21 Shtator 2021 11:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Monitor

Edhe piktori më amator e di që, po të përziesh bojën blu me atë mavi rezultati nuk ndryshon, po mavi mbetet, ndoshta pak më e thellë dhe me më pak shkëlqim.

Ndaj boja blu, e përdorur si gjest revolte prej nënkryetarit të Kuvendit nga opozita, me të cilën njollosi Kryeministrin e Rilindjes me ngjyrë mavi, nuk ndryshon asgjë, as e dobëson e as e turpëron dhe as e shkund qeverinë.

Sa do motive të ketë ai, mbetet një akt ordiner politik, i një teatri politik banal që luhet prej kohësh në Parlamentin shqiptar herë tek e herë dyshe nga palët, të shquar tanimë për memecëri politike dhe mbushur me bullizëm.

Fatkeqësisht, ky akt prolog i protestës së të shtunës përpara Kryeministrisë, zuri vend të pamerituar në publik, shumë më tepër se njolla e madhe dhe e errët ekorrupsionit për të cilën foli troç, pa gjuhë diplomatike, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, në një takim me biznesin, vetëm dy ditë përpara kësaj seance në Kuvend. Përfaqësuesja e kancelares Merkel, të cilën aq shumë e ka për zemër dhe mburojë e mban Rilindja, e tha shkoqur se ‘për fat të keq, shpesh investitorët kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo ‘fair’ dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri’.

Kjo deklaratë nuk është e rastësishme, por vjen së pari si kulm i një situate të pandryshuare të thelluar korrupsioni me tregues të dukshëm alarmantë.

Në Indeksin e Sundimit të Ligjit, të publikuar nga ‘World Justice Project’, Shqipëria është në vendin e 93 nga 113 shtete, me 0.35 pikë, duke u përfshirë në listën e 20 vendeve më të korruptuara në botë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e prillit të vitit të kaluar, u shpreh se ‘korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes’ në Shqipëri.

Në rezolutën e muajit tetor, Komisioni Europian tregonte qartë ‘se mbetej i shqetësuar nga niveli i lartë i korrupsionit, ritmi i ngadaltë në vazhdimësi dhe moseficenca në sistemin e drejtësisë dhe faktin se mangësitë në sundimin e ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend’.

Ky korrupsion kaq i lartë dhe gjithëpërfshirës po bëhet gjithmonë edhe më i rrezikshëm dhe me kosto të lartë. Këtë e pohon MONEYVAL, mekanizmi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, i cili është shprehur se ‘korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale’.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kostos së korrupsionit i mëshon edhe BERZH, i cili ka matur se bizneset në Ballkan, mes tyre dhe Shqipëria, humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të korrupsionit.

Po kush e paguan këtë korrupsion? Qeveritë që mund të rrëzohen, krimi apo biznesi? Paraja mund të rrjedhë prej tyre, por koston e paguajnë më të varfrit. Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’, në një studim të fundit për rajonin, ka gjetur se korrupsioni ka rritur pabarazinë ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadoren gjermane në Tiranë nuk e dëgjuan veshët e duhur. Por zëri i saj do të shumëfishohet atë ditë, kur në verën e këtij viti, BE do të shprehet për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë. Por mesazhi duket i qartë se Shqipëria sot, nuk është ende Shqipëria e së nesërmes për në BE, e cila ka vendosur luftën ndaj korrupsionit sinjë nga kriteret më të panegociueshme që duhet plotësuar. Frika nga humbja e trenit të radhës në BE dhe se korrupsioni shtetëror po mban peng shoqërinë, do të duhet të jetë frika jonë më e madhe. Për momentin, boja blu e protestës së opozitës duket e padukshme në njollën e errët të korrupsionit që ka mbuluar vendin.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 21 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 4 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 5 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 9 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?
Para 13 minutash

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.