Nuk kemi pse presim Luftën e Tretë Botërore

Nga Astrit Patozi

Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për maskat, sepse janë brenda fushës së vet dhe nuk kanë ndërmend të lëshojnë terren. Kanë gjithë këto vite që e ushtrojnë këtë zanat, githmonë pas maskave, dhe u duket sikur do t’i shkojë kot investimi, po të mos flasin për këtë çështje.

Është e kotë të ankohemi dhe të revoltohemi, sepse ata nuk do të ndalen, edhe sikur t’u përgjërohemi që ta bëjnë këtë “lëshim” për hir të një beteje të madhe globale me një armik të panjohur, në të cilën tashmë është e përfshirë edhe Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ma sa duket kërcënimi i koronavirusit ësntë i pamjaftueshëm dhe nuk duhet pritur të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore që kjo qenëri politike të ndalet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj edhe është më mirë që të mos shqetësohemi, por t’i injorojmë, duke u përqëndruar vetëm në atë që thonë mjekët dhe ekspertët e tjerë.

Asnjë sekondë vëmëndje për polemikat e tyre të neveritshme në kohën më të papërshtatshme për botën dhe Shqipërinë.

Është mënyra më e mirë për ta mposhtur epideminë, por ndoshta edhe për të afruar skadencën e maskave politike, që prej dekadash i kanë shtuar artificialisht hallet dhe viruset këtij vendi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?