Nuk mund të ketë dekriminalizim të Kuvendit pa dekriminalizim të Shqipërisë

NUK MUND TE KETE DEKRIMINALIZIM TE KUVENDIT

                                       PA DEKRIMINALIZIM TE SHQIPERISE

 

                            – Vjedh nje cent e pefundon ne burg… vjedh nje shtet e popull te

                               tere e behesh multimilioner     

                                   – Nga Alban Dega, Nju Jork

 

            Nje mini-biznesmen depresiv nga Lushnja u arrestua, burgos sepse kishte lidhur linjat e dy mini- biznesve, nje gjelltore dhe internet- kafe me linjen e shtepise se vet. Sipas logarive, cmimi qe kishte paguar per te njejten energji ishte me i larte se ai po ti kishte lidhur drejtepersedrejti. Edhe pasi pagoi shumen e llogaritur ala- CEZ apo OSHE…. vazhdoi te mbahej ne burg…

            Ne burg derisa depresioni dhe padrejtesia e antidrejtesise shqiptare dhe semundja e coi ne arkivol.

Kesaj i thone hic me shume e hic me pak se vjedh vetveteen dhe perfunon ne burg … arkivol.

             Revoltuese …. Ngjethese… Tronditese kjo vetvrasje tragjike e nje te fakir- bizsnesmeni Aq me teper i semure…. Me depresion.

             Polici, prokurori dhe gjykates qe e cuan dhe mbajten ne burg … duhet te shkojne ne burg.

             Si mund te mbahen ne ato detyra injorante e cuiike te tille qe nuk diten te bejne asnje llogari te thjeshte aritmetike per demin qe me shume ia kishte shkaktuar vetvetes se sa elektro-shperndarjes apo shtetit.

             Edhe me revoltuese, edhe me ngjethese, edhe me tronditese, edhe me makare jane klithmat makabre te opozites se sotme, me kriminalja, me kusarja,  me makabrja qe ka pasur ndonjehere Shqiperia si dje ne pushtet edhe sot ne opozite.

             Lideri i saj de jure e de fakto Sali Berisha nuk le rast pa permendur e himnizuar  kodin e vdekjes dhe akoma pa fillar ende ceremonia e saj ne familjet e viktimave apo vetviktimave hedh kushtrimin e permbysjeve me dhune, te revoltave masive, te gjurulldive populiste.

             A ka shkelje me te rende, a ka abuzim me makaber me kodin e vdekjes se sa ne emer te saj te predikosh e kerkosh vdekjen fizike apo politike te kundershtarit tend politik!?

             Per nje shpulle apo nje grusht ndaj nje provokatori e rrugaci politik si Strazimiri detyroi ushtaret e tij dhe opoziten te braktise per 6 muaj rrjesht altarin e dmeokracise, undersa akoma nuk eshte thare ne duart e tij e te birit gjaku i viktimave te Gerdecit, gjaku i kater protestuesve te vrare dhe dhjetra te plagosurve me 21 janar 2011 me urdher direkt te tij ne ate shesh ku nuk kishte guxuar te ekzekutonte as Nazi- fashismi dhe as komunizmi makaber i Enver Hoxhes.

             A ka klithma Sirenash e shembull me makaber te politikes se tij macabre se thirrjet e tij dhe telalleve te tij si Lulezim Basha e co. per decriminalization e Kuvendit pikerisht nga ai qe kriminalizoi jo vetem Kuvendin me krimin masiv te vjedhjes se perpetrator te votave te shqiptareve dhe sperkatjen e mureve te tij dhe te selise se qeverise se tij me gjakun e dlire te protestussve krejt te pafajshim.

               I ekzekutoi pa gjyq per se gjalli me plumbat e gardes se tij pretoriane.

               I riekzekutoi edhe per se vdekuri me akuzat me makabre ala emveriste te “cadrave pistoleta” , “stilolapsave me helm”,“makinave me eksplozive”e cfare nuk polli mendja e tij e cakardisur dhe truri i tij makaber.

               Nderkohe ceta e megakusareve qe vodhen e plackiten, rrenuan e grabiten nje popull e nje shtet te tere me ne krye Sali Berishen nuk dine nga tu japin e ku te fshehin milionat e megakusarise se tyre.

             Sali kryekusari, Shkelzen Gerdeci, Lulzim Argita 400 milione euroshi, Ridvan Bo… le huamarrezi me fajde 11.99 per qint per te financuar  e Autostrades se Megahajnise  se Kombit mbajne leksione e lehin dite e nate kunder kusarise e krimit.

            Vrastaret e kusaret me te medhenj ne historine e Shqiperise, Sali Berisha dhe ceta e tij e hajduteve  cirren nate e dite  tamam  si Ali Baba dhe banda e tij e hajnave kapeni hajdutin.

             Sali Berisha e Lulezim Basha, Arben Ristani e Ritvan Bode, Eduard Halimi e co na cane veshet e by…then me thirrjet e tyre patetike “ te dekriminalizojme Kuvendin”kur de jure e de fakto jane vet kriminelet me te medhenj ne historine e Shqiperise qe me shume se ne Kuvend e kane vendin ne birucat e 313-es dhe Peqinit.

              Jane shqiptaret ata qe duhet te bucasin para SHQUP-it te vjedhur e Shqiperise se plackitur te dekriminizojme atdheun tone te dashur nga keta kriminele qe ekzekutuan ne mes te dites e ne syte e kamerave e botes 26 viktimat e Gerdecit, kater protestuesit fakira te 21 janarit, regjizoret e piramidave  vrastare dhe megakusarise se Autostrades se Kombit, te rrenimit me themel te shtetit shqiptar jo vetem me 1996- 1997 por edhe 1998-en… ne 2009- 2013-ten.

              Kurre Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te behen pa u vene drejtesia ne vend, pa u goditur pa meshire e me tere  fuqine ligjit e te shtetit ligjor keta kriminele e kusare qe vodhen nje shtet e nje popull te tere e bashke me klanet e tyre familjare e politike u bene multimilionere.

              E ne vend qe te leshojne shashka zhurmemedha e bomba tymuese ala Berisha,  kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Bujar Nishani dhe Adriatik Palla te bejne detyrat e tyre ligjore si kryetar dhe si kryeprokuror  i shtetit perkatesisht dhe jo avokatin dhe protektorin, garden pretoriane dhe telallin e Berishes, te kusareve dhe vrastareve te kapur me presh ne duar e ne kamera nga nje popull e bota e tere. Hetimi eshte i fiksuar ne CD e kamerat televizive me ze e me figure.

              E vetmja gje qe kerkohet prej tyre jo vetem nga Kushtetuta,por edhe nga mbare shqiptaret eshte te zbatojne ligjin e shtetin ligjor per dekriminalizimin jo vetem te Kuvendit, por ne radhe te pare per te cliruar nga kthetrat e krimeve monstruoze te Berishes e co. vete Shqiperine.

              Nuk ka e nuk mund te kete dekriminalizim te Kuvendit e te asnje institucioni shteteror ose privat pa dekriminalizimin e Shqiperise nga keta kriminele te sprovuar e monstra te krimeve me te perbindshme e makaber.

               Ata jane shembulli me i keq, frymezimi me i madh i cdo krimi ne Shqiperi e jashte saj perderisa nuk vihen ne bankon e te akuzuarit e nuk pergjigjen deri me nje per secilin prej tyre nga kusaria e deri tek tradhetia ndaj atdheut, nga vrasjet e deri tek plackitja masive e shqiptareve, nga rrenimi i shtetit e deri tek kalbezimi i cdo hallke te tij me korrupsionin pa fund e pa ane e te pandeshkueshem te Sali Berishes e co.

              Ta dekriminalizojme Shqiperine ose te gjithe ne shqiptaret te ngreme duart lart e te dorezohemi, te shtrijme kokat e kurrizin nen cizmet e tij te renda…

               Cdo popull ka qeverine dhe shtetin qe meriton, ka thene nje nga baballaret e demokracise amerikane, Abraham Linkoln.

SHKARKO APP