Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:30 Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë Elseid Hysaj vijon të jetë në kërkim të një skuadre të re, pasi që prej 30 qershorit është futbollist i lirë, pas përfundimit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Forum E mërkurë, 23 Shtator 2026 21:19
O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Në serinë gjithmonë e më të gjatë të dosjeve përvëluese të SPAK-ut, pavarësisht se rasti nuk i ngjan rastit, një gjë është e pandryshueshme për seclin prej tyre. Individët nën akuzë kanë lënë gjurmë të tmerrshme të vetinkriminimit të tyre. Kryesisht celularë, por edhe pronësi ulëritëse. Stil jetese tërësisht i pajustifikueshëm. Hedonizëm, makutëri e panginjur e vanitet ekstrem. Një mënyrë direkte që shërben si dëshmi se bankomati i financimit të tyre vjen nga shpërdorimi i detyrës dhe përdorimi i saj për përfitime vetjake.

Dosja në ngarkim të ish-zëvendëskryeministes është bazuar fillimisht në të dhëna të furnizuara nga telefonatat e një prej vartësve të saj, që me skrupulozitetin e një “prokurori”, fiksonte prova kundër saj dhe vetes. Një dyzinë me aparate celularë janë shndërruar në dhembjen e kokës të Presidentit Meta, që po hyn në vitin e tretë të paraburgimit paradënues.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Erion Veliaj do të donte shumë që të mos kishte ekzistuar kurrë mundësia e blerjeve online, lehtësisht të gjurmueshme, të cilat i bënë gjëmën në paragjykimin publik që i është bërë. Personazhe të tjerë, më pak të rëndësishëm se ta, po i provojnë memoriet e telefonave si makthin e tyre. Po kështu edhe kompiutera, karta memorieje, hard disqe, usb e të tjera.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tre vjet më parë, kur në fillim të verës hetues të BKH-së u stacionuan në hyrje të një prej resorteve më të njohur në vend, përkundër porosisë për zyrtarët e lartë që të mos shkonin aty, pjesa dërmuese e pronarëve të vilave, duruan deri në mes të gushtit. Dhe bënë kontrata fallso qeraje për të pushuar në pronat e tyre të regjistruara me emra të tjerë. Si për të mos ju shmangur përsëri garës që kishin me njëri – tjetrin se kush kishte siguruar më shumë luks në bregun e Jonit. Të gjithë në të njëjtin vend si dëshmitarë të mëkateve të njëri – tjetrit, miq që shndërroheshin në armiq e anasjelltas dhe aleatë të përkohshëm që i faleshin kultit të vanitetit.

Mund t'ju interesojë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 7 minutash
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Para 40 minutash
Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Para 40 minutash

Ora, bizhu, udhëtime ekzotike, dashuri të shtrenjta e të fshehta, veshje e sjellje tipike prej atyre që rëndon quhen “Nouveau riche”, të pasurit e rinj, u bënë pjesë e identikitetit të “aristokracisë” së re e të improvizuar shqiptare. “Nëse nuk di të fshehësh, mos vidh!”, ka qenë një këshillë e mencur që sëra e budallenjve me pushtet, në pozitë e opozitë e kanë kthyer përmbys: Nuk vlen të kesh, sa kohë nuk e tregon dot!

Dhe përsëri telefonat. Përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj dhe të tjerat që pritet të dalin, tregojnë një nivel mjeran të dikujt që mendohej si ‘Gjeni i biznesit’, por që pranonte mendjelehtësisht e mendjemadhësisht se ishte “caktuar të bënte punën e liga të shtetit” duke hapur kështu një humnerë që ende nuk dihet sa e thellë është.

Ish-drejtuesja e SHISH dhe Agasi e shënuan së fundmi emrin e tyre në këtë listë marrëzie. Eshtë e pabesueshme sesi ata vijonin komunikimin edhe mbasi mund të merrej lehtësisht me mend se telefonatat e tyre përgjoheshin. Kur zonja Hyseni minimalisht duhet ta dinte për shkak të detyrës, se vec shqiptarëve, edhe faktorë të tjerë mund të ishin të interesuar të jepnin prova për inkriminimin e tyre.

Njëlloj si njerëzit e politikës, edhe kolegët e tyre në botën e krimit, po ndëshkohen nga telefonat. Komunikimet e kriptuara, në të cilat ata flisnin paprerë si adoleshente të dashuruara, për vrasje, gjoba, drogë, politikë, vota, prona e para, janë shndërruuar në indicije për të prodhuar provat kundër tyre.

Eshtë vërtet trilemë tronditëse e pa shpjegim: janë vërtet kaq budallenj të gjithë, janë naivë e të marrë apo kanë qenë thjesht të sigurt se nën shputat e tyra të arta, nuk do të aviteshin kurrë gjembat e hidhur të ndëshkimit? Ju leverdis më mirë të vetëquhen idiotë!

Etiketat e lidhura

Lorenc Vangjeli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Tani

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 7 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 8 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re
Para 11 minutash

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.