Odiseja e Tom Doshit, ja çfarë ndodhi nga momenti kur shpalli “luftën” 16/03/2015
Prej 24 shkurtit 2015 situata politike në vend zien. Deputeti Tom Doshi pasi shprehu pakënaqësitë në grupin e PS-së për ministrat doli hapur në publik duke deklaruar se i shpallte luftë Edi Ramës dhe se kur të fliste ai do të dridheshin themelet e maxhorancës.
Pas gjesteve në Kuvend dhe përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Tom Doshi ngre zërin, akuzon Ilir Metën si tutor të Edi Ramës, Se kryetari i parlamentit kishte urdhëruar dhe paguar eliminimin e tij fizik dhe të deputetit Mhill Fufi. Akuzon Ramën se e dinte dhe nuk ka bërë asgjë.
Ngjarjet marrin një zhvillim të shpejtë. Tom Doshi flet për një skenar vrasjeje me emra konkretë: Durim Bami, i konsideruar si “vrasës i penduar” , Fatjon Skënderi i cilësuar ndërmjetësi, Agron Kuliçaj, ish zv/drejtor i Përgjithshëm i Shtetit, Eugen Beci, ish kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Agim Rama, kunat i ish-kryeministrit Sali Berisha
Ymer Lala, shok i Tonit, por dikur dhe shok i Tom Doshit, Ylli Xhaxhollari, pronar i lokalit “Viva”. Flitet dhe për përfshirje të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pastaj mësohet se për këtë skenar të nisur që në gusht 2014 ishte në dijeni dhe vetë kryeministri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ne nje deklarate Ministri Tahiri e quan farsë. Maxhoranca e quan skenar të organizuar nga opozita megjithatë i bën thirrje prokurorisë të zbardhë ngjarjen. Opozita kërkon dorëheqjen e Ilir Metës dhe më 12 mars nis protestat deri në dorëheqjen e kryeparlamentarit.
Për herë të parë në Prokurori shkallët i ngjisin zyrtarë të lartë të shtetit, Kryeministri Rama, ministri Saimir Tahiri, kryeparlamentari Ilir Meta, bashkëshortja e tij deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi por dhe deputetë si Mhill Fufi, Mark Frroku, apo ish deputetë si Dritan Prifti, Edi Paloka, Petrit Vasili dhe Spartak Braho
Merren dhe dëshmitë e protagonistëve kryesore Fatjon Skënderi, apo Ymer Lala.
Të dyja kampet, si maxhoranca dhe politika zien, ndërkohë ambasada e SHBA-së deklaron se kishte anuluar takimin e grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri- SHBA.
Ne prokurori nisin perballjet. Durim Bami mohon se ishte urdhëruar për vrasjen, ndërsa Tom Doshi kërkon hetim ndërkombëtar. Fatjon Skenderi vjen nga Gjermania për të dëshmuar dhe hedh poshte skenarin.
Ne po ju sjellim në një faqe të vetme të gjitha zhvillimet e gjithë këtyre ditëve për të krijuar ju një qëndrim tuajin mbi atë çfarë po ndodh këto ditë në politikën shqiptare.
Për të parë më qartë dinamikën e zhvillimeve: Linqet te cilat permbajne titujt e lajmeve jane shoqeruar edhe me ore. (Shenim ora mund te jete ose momenti kur ka ndodhur ngjarja ose momenti kur eshte publikuar lajmi)
17 Mars 2015
Ora 22:00 Tom Doshi reagon serish ne facebook: Meta fsheh telefonatat e Monikës me “Tonin” dhe ofertën ndaj Frrokut
Ora 16:00 Doshi: Braho dhe Nard Koka me 6 mars në Hanovër për të takuar “Tonin”, të sekuestrohen pamjet
Ora 12:00 PD akuza për hetimet: Po i bëhet shantazh Frrokut për çështjen Doshi
Ora 11: 30 Tom Doshi për herë të shtatë në Prokurori: Ngjarja është e vërtetë, ka prova të mjaftueshme
Ora 11: 00 Protesta e FRPD, deputetët demokratë kërkojnë dorëheqjen e Ilir Metës
15 Mars 2015
Ora 20: 30 Manjani per Ora News: Reagimi i PD-se per videon e humoristit fondamentaliste
Ora 19: 55 Tom Doshi reagon ne facebook: Hetim me dy standarde. Bami nën terror psikologjik, Skenderaj asnjë masë shtrënguese
Ora 19:30 Policia reagon ndaj akuzave të PD-së: Toni s’ka qenë person në kërkim
Ora 15:00 Do pyeten edhe kryepolicet Artan Didi dhe Ardian Çipa
Ora 12:00 PD akuza Ramës dhe Metës për “Tonin e Kominatit”: Ditën që është nxjerrë për të urdhëri i kërkimit, ai ka kaluar lehtësisht përmes Rinasit
14 Mars 2015
Ora 18: 11 9 orë ballafaqim në Prokurori, Bami rrëzon për të dytën herë Doshin. Ja video ku Bami ishte i veshur me antiplumb
13 Mars 2015
Ora 20:00 PD e kthen të enjten në protestë deri në dorëheqjen e Metës
Ora 16: 30 Perballja e pare e Durim Bamit me antiplumb me deputetin: Atentati, sajesë e Doshit
Ora 14: 07 PD: Rama-Meta presion për të fshehur të vërtetën
12 Mars 2015
Ora 20: 45 Dritan Prifti intervistë ekskluzive në “Të Paekspozuarit” Ora News: Mark Frroku më informoi edhe mua se Meta do të më vriste
Ora 19:00 Deshmojne ne Prokurori Edi Paloka: “Historia vjen erë mafie”. Spartak Braho: Dëshmia pjesë e sekretit hetimor. Deshmoi dhe Petrit Vasili.
Ora 12:00 Tom Doshi kerkon hetim nderkombetar
Ora 11:00 Protesta, PD: Në shesh 300 mijë vetë, Vetëm fillimi. Basha: Meta e Rama ik. Pranë LSI mblidhen mbështetësit e saj
11 Mars 2015
Ora 19:30 Vasili: Doshi i ka bërë dhuratë apartament gruas së Cinarit, para akuzave
Ora 14:02 Nesër protesta, Policia: Kontrolle dhe për persona që mund të lëvizin me armë
Ora 12: 30 Ambasada amerikane: Lista e 9 deputetëve “non grata” trillim
Ora 12: 27 PS sulmon Berishën, kërkon hetim ligjor e mjekësor. Balla: Nëse është i papërgjegjshëm të mbyllet në çmendinë
Ora 12: 15 “Ligjet”, deputetët e opozitës braktisin komisionet. Ristani: Të dorëhiqet Meta; Xhafaj: Prit të flasë drejtësia
Ora 11: 36 LSI: Meta s’jep dorëheqjen, fakte të reja tronditëse publikohen në këto 24 orë
Ora 10:38 Luan Rama i LSI-se: Petrit Cinari me kartelë mjekësore, Prokuroria të hetojë
Ora 09:20 Rama takon Metën në kryesinë e Kuvendit, i bashkohet dhe Tahiri
Ora 09: 00 Toni vjen nga Gjermania pyetet në prokurori. Mohon atentatin ndaj deputetëve Doshi e Fufi: S’kam miqësi me Durin. Policia e merr në mbrojtje
10 Mars 2015
Ora 21:20 Ambasada SHBA: Mbledhja e grupit të miqësisë u shty për shkak të mungesës së vullnetit të PD
Ora 19: 30 Monika Kryemadhi dëshmoi në Prokurori: Gati të ballafaqohem me Tomën dhe shokët e tij
Ora 14: 57 PD: Meta konfirmoi akuzën, u përpoq t’ia faturonte opozitës skenarin e vrasjes
Ora 19:00 Luan Rama i pergjigjet: Prokuroria të zbardhë sa me parë akuzat e Tom Doshit
Ora 18:00 Tom Doshi reagon në facebook: Kërkoj ekspertizë ndërkombëtare. Toni erdhi në Shqipëri me garanci nga shteti
Ora 11: 30 A do te krijojne parti te re Tom Doshi dhe Dritan Prifti
Ora 11: 15 Dritan Prifti krah Tom Doshit: Ka pasur skenar të mirëmenduar për ta vrarë. Unë s’jam Mark Frroku. S’kam frikë nga Ilir Meta
9 Mars 2015
Ora 20: 56 FRPD proteston para Kuvendit: Meta te dorehiqet
Ora 20: 04 Ngërçi politik, anulohet takimi i grupit te miqësisë SHBA-Shqipëri
Ora 14:00 Pas Berishes ne prokurori per Tom Doshin Tahiri shpreson “Sot si dëshmitar, nesër në Prokurori si i akuzuar”
Ora 12:00 Doshi-Frroku, përballje aspak e qetë e dy miqve në Prokurori, do verifikohen tabulatet
Ora 10:00 Berisha për herë të parë në prokurori. Dëshmon për Tom Doshin: Meta të dorëhiqet. Dëshmon edhe deputeti Mhill Fufi
Ora 07:00 Tom Doshi dhe Mark Frroku sot në 12:00 përballen te Krimet e Rënda
8 Mars 2015
Ora 18:00 Basha fton shqiptarët: Në shesh me 12 mars, të ndalim klikën e krimit
7 Mars 2015
Ora 15:00 LSI: Berisha shko të hënën në prokoruri, ose “të çojmë për zhelesh”
Ora 14:00 Tahiri- Berishës: Provo se nuk je sponsori i filmit të shëmtuar. Shko në prokurori mos u fsheh si mi
Ora 13:00 Prokuroria thërret Berishën: Të hënën hadje dëshmo për Tom Doshin
Ora 11:00 PD kallëzon në prokurori Tahirin e Artan Didin: Pengoi te verteten
6 Mars 2015
Ora 15: 18 Arrest me burg Durim Bamit, i cilesuar si “vrasesi i penduar” i Tom Doshit
Ora 20:30 Vasili ne Ora News: Skenari i Doshit, sajesë me qëllim të shantazhonte politikën
Ora 18:00 Vasili nga LSI i përgjigjet Bashës: U akuzove për korrupsion e nuk dhe dorëheqjen
Ora 15: 40 “Doshi”, Basha: Rama në krye të skemës së alibive. Presion drejtësisë
Ora 14:00 Mark Frroku del nga prokuroria. Pyetet per akuzat e vrasjes se Tom Doshit: Nuk kam dijeni
Ora 13:00 Berisha: S’ka shanse hetimi sa Meta të jetë kryetar Parlamenti. Rama mbylli dosjen
Ora 12: 30 Tahiri del nga prokuroria. Pyetet ne prokurori per ceshtjen Doshi”: Të flasin institucionet, që mos dëgjohet zhurma e gjithkujt tjetër
Ora 12 :00 Rama pyetet ne prokurori: Kjo histori s’mund të mbarojë si film. Prokuroria të tregojë vullnet ta zbardhë
Ora 12:00 PD i kerkon doreheqjen, Meta ironi me Bashen: Je modeli i shkëlqyer se si i hapet rruga hetimit. I kujton “aferën Durrës- Kukës”
(Ora 12:00 ) Meta del nga prokuroria: Jam gati të ballafaqohem me Tom Doshin dhe Berishën. 6 Orë në prokurori dhe Rama, Tahiri e Frroku
5 Mars 2015
Ora 21:00 Topi në të “Të Paekspozuarit”: PS del me kosto nga cështja “Doshi”, Manjani: Duan të dobësojnë LSI-në
Ora 21:00 Tom Doshi ne Top Channel: Ilir Meta armiku im i vetëm në Shqipëri. Durit i detyrohem gjithë jetën
(Ora 20:00) Çështja Doshi, Prokuroria fton për dëshmi Ramën, Metën, Tahirin, Berishën, Becin, Fufin e Frrokun
Ora 20:00 Bamir Topi nga Elbasani kundër dorëheqjes së Metës pa u vërtetuar akuza
Ora 19:11 PD protestë me 12 mars, kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta
Ora 15:22 Akuzat për vrasje, Tom Doshi del nga prokuroria pas 6 orësh, hyn nga dera e parme del nga e pasmja
Ora 15:00 Basha përkujton Adem Jasharin, shmang komentet për çështjen Doshi
Ora 14: 58 Djali i ish-kryeministrit deklaron ne facebook: Në krye të kuvendit burri Monikes apo sherbetori i Shkelzenit ?
Ora 14:00 Llalla nga Fieri : ” Çështja Doshi i takon Prokurorisë së Krimeve të Rënda”
Ora 14:00 Prokurori Eugen Beci, pas transferimit ne Elbasan asnjë koment për çështjen “Doshi”
Ora 13:48 OSBE reagon ndaj seances parlamentare: Të zhgënjyer për përkeqësimin e debatit politik
Ora 13: 40 Rama jashte kuvendit: Shfaqje politikejsh. Komploti i vrasjes farsë që na turpëron të gjithë
Ora 12:36 Braho nga Kuvendi videon do e shfaq heren tjeter sot s’na krijoi mundesi Berisha
Ora 13:00 Sterkaj ne Kuvend: Tom Doshin e mashtruan. Bashkëpunoi me Dritan Priftin
Ora 12:30 Berisha ne Kuvend: Kam prova, Saimir Tahiri ra në “dashuri” me Bamin
Ora 12:00 Videoja e Priftit, Berisha jashte kuvendit shpjegon pozicionin e Shkëlzenit: Meta s’donte të jepte dorëheqjen, i tha të ndërhynte
Ora 11: 33 Përplasja në Kuvend, Berisha: Rama të përdor. Sterkaj: Po më shantazhon
Ora 11:33 Debati i plote ne Kuvend Meta-Berisha, Meta: Dhashe doreheqjen se Shkëlzen Berisha ishte në videon e Dritan Priftit. Berisha: E dhe per bllokun e Monikes
Ora 11: 33 Meta-Berishës ne Kuvend: E dhashë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin, dy herë s’e jap
Ora 11:00 Debatet në seancë, Ambasadorët braktisën sallën e Kuvendit
Ora 11:00 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, kerkon doreheqjen e Metes. Meta: Qetësohuni, shko merrni ilaçet
Ora 11:00 Video pa koment/ Ku e çoi Rama çamçakëzin?
Ora 23:50 A është kjo tavolina ku përgatitej skenari i vrasjes së Tom Doshit?
Ora 23:00 Skenari i vrasjes, Tom Doshi publikon videon me rrëfimin e vrasësit të penduar. Ja transkripti
4 Mars 2015
Ora 23:30 Sqarimet e Tahirit për komplotin e vrasjes së Doshit, Shkëlzen Berisha ne fb: Dokrra! Pse nuk e arrestove?
Ora 23:00 Keshilla e Rames per Tom Doshin: Merr do pare e shko në Australi
Ora 22:51 PD: Tahiri dhe Didi të dorëhiqen negociata private me “atentatorin”
Ora 22:00 Meta firmos mocionin e PD-se që kërkoi shkarkimin e tij
Ora 20: 46 Kuliçaj hedh poshtë akuzat: I hapur për hetime
Ora 16:00 Mediu sqaron pozicionin e Fatjon Skënderit: Shofer te PR kur Sabri Godo ishte kryetar
Ora 15:55 Pritet urdhërarresti për “vrasësin e penduar” Durim Bami
Ora 15:00 Tahiri: Komploti për vrasjen e Tom Doshit, farsë. Ja roli i Berishës, Metës, Llallës sipas skenarit të deputetit
Ora 13:43 Akuzat e Doshit,Permes nje deklarate te PD-se reagon Fufi: Meta nuk më ofroi mbrojtje. Në skenar jo njerëzit e Berishës
Ora 13: 30 Dyshime se krimi ndërthuret me korrupsionin, Llalla largon Prokurorin e Krimeve te Renda Eugen Becin
Ora 13:30 Llalla largon Prokurorin e Krimeve të Rënda, pak para deklaratës së Tahirit
Ora 12:40 Ambasadori i SHBA Donald Lu takim me Presidentin Nishani
Ora 12:08 Akuzat e Doshit, Meta takon ministrat e LSI pas takimit me Ramen ne kryesine e Kuvendit
Ora 08:00 Ambasada e SHBA-së rithekson: Partitë të largojnë të përfshirët në krime e korrupsion
Ora 11:00 Debate në komision për akuzat e Doshit, PD: Meta të dorëhiqet. Braho: Mos u nxitoni
3 Mars 2015
Ora 21:00 Editorial i Ora News/ Apatia e Prokurorise perballe Tom Doshit
Ora 21:00 Doda e PD-se reagon ne Fb: I kërkon DASH task-forcë për hetimin e gjithë politikanëve
Ora 22:00 Arrestimi i Durim Bamit, PD akuzon se po torturohet nga policia
Ora 19:30 Brukseli kërkon hetim, Koçijançiç: Presim sjellje të përgjegjshme të politikës
Ora 19:00 Vasili i LSI reagon ndaj Berishes: Të mos nxitohet, të mos ngroh vezët e krimit
Ora 16:39 Doshi zbulon bisedën me Ramën: Të ka shpëtuar Zoti, denoncoje t’i tregojme vendin Metës
Ora 15: 45 PD mocion per shkarkimin e Metes. Ne mbledhjen e grupit mungon Fufi
Ora 14:00 Berisha para selise PD: Skenari për vrasjen e Doshit, i Metës dhe i Ramës, donin të ma faturonin. Reagon Braho
Ora 14:00 Tahiri ne Durres nuk komenton deklaratat e Tom Doshit
Ora 13:45 Shoqerohet ne polici Durim Bami, po tentonte te largohej ne Mal te zi
Ora 13:43 Nje dite pas akuzave Lu e Vlahutin takojne Bashen
Ora 12:00 Berisha: Këshilli i vrasjeve thërret Prokurorin dhe i thotë “heto po deshe”
Ora 11: 37 Rama reagon ne facebook: Te presim hetimin e plote te telenoveles se shemtuar
Ora 11: 26 Prokuroria nis hetimet, Tom Doshi te sjelle prova
Ora 11:24 “Tom Doshi: Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Reagon Meta: Doshi pengoi zbardhjen. Ndryshoi versionin e atentatit e porositësit Basha te beje kujdes
Ora 11:00 Rama takon Llallën dhe Tahirin. Kryeprokurori raporton dhe te Nishani
2 Mars 2015
Ora 20: 28 Braho: Pas atentatit të Doshit Berisha, kunati ofroi 500 mijë euro
Ora 19:58 Basha nga selia PD: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e Doshit
Ora 19: 10 Doshi i pergjigjet SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminimin
Ora 18: 40 Pas Doshit shkarkohet dhe kreu i PS-se Shkoder, Andi Halluni
Ora 18: 28 Reagon Berisha: Akuzat e Tom Doshit me te rendat ne 25 vite. Prokuroria te hetoje
Ora 17:14 SHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale
Ora 16: 55 Tom Doshi i pergjigjet Rames: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësin
Ora 16:00 Reagon Prokuroria e Pergjithshme: Nuk komentoj deklaratat
Ora 15: 45 Tahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time
Ora 14:50 Rama publikon ne fb fjalimin brenda grupit PS: Tom Doshi cenoi dinjitetin e qeverise dhe te PS
Ora 14: 15 Blushi del nga mbledhja e PS komenton perjashtimin e Tom Doshit: Perfundoi miqesia e dy shokeve
Ora 13:49 Grupi PS e përjashton. Tom Doshi del nga selia: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi Tahirin
1 Mars 2015
Ora 20:30 Artan Gaçi ne Ora News: Tom Doshi të tërhiqet nga shantazhi ndaj qeverisë
Analiza: Mustafa Nano: Sekretet e Tom Doshit dhe perdorimi i shantazhit si atout ne politike
28 Shkurt 2015
Ora 22: 30 Pas akuzave ndaj Rames Tom Doshi takohet me ministrin Tahiri
27 Shkurt 2015
Ora 14: 28 Tom Doshi nuk terhiqet nga lufta. Kokedhima ne konference: Dreka me Tom Doshin thjesht si kolege
26 Shkurt 2015
(Ora 20:00) Lufta mes Rames e Doshit perçan socialistet shkodrane
Ora 16:17 Negociata? Koco Kokedhima drekon me Tom Doshin
Ora 13:00 Kur pamjet thone nje mije fjale, Lufta mes Rames dhe Doshit sapo ka nisur
Ora 12:04 Tom Doshi del nga Kuvendi i shpall lufte Rames: Mosmirënjohës, bukëshkelur. Do të dridhen themelet e qeverisë
25 Shkurt 2015
Tom Doshi: Koha për ndryshim në qeveri, Ministrat janë konsumuar
24 Shkurt 2015
“Rebelohet” Tom Doshi: Ministrat s’na ngrenë telefonin. Deputetët përdoren për fushatë
22 shkurt 2015
(Ora 09:00) Parandalohet atentati ne Fushe Kruje ndaj Durim Bamit
23 korrik 2014
Doshi ne komision: Lazarati s’ është sukses i Tahirit. Në vrasjen e Santos, policia pa radio e me makina pa naftë
12 Shkurt 2015
Berisha ne seance parlamentare i drejtohet Tom Doshit: E provove desh te…
30 tetor 2013
Doshi, Berishës: Heq dorë nga politika, nëse gjen një lidhje mes meje dhe lojërave të fatit
8 Dhjetor 2012
Votohet Prokurori i Pergjithshem, Tom Doshi mungon ne votim
04 Dhjetor 2012
Tom Doshi kundër grupit të PS: Do të votoj pro Adriatik Llallës për Prokuror të Përgjithshëm
(Marre nga Oranews)