Opozita po vetëdorëzohet!

Nga Irfan Rama

Siç po shkojnë ngjarjet dhe si po perceptohen politikat e praktikat parazgjedhore shumëobjektivash e pak efiçencore të liderëve të lartë e nenlartë të partisë më të madhe të opozitës them se opozita shqiptare po vetëdorëzohet pa filluar beteja e zgjedhjeve lokale. Pozitivitetet e saj në luftën për pushtet përmarrës sipas kohësisë dhe zhvillimit normal të etapave të kalimit në pushtet qoftë edhe duke fituar një pjesë të konsiderueshme të bashkive të mëdha të Shqipërisë po veniten aty ku ato mund ti dallojmë lehtueshëm. Pa përmendur në këto fjali të para të këtij shkrimi, “Akrepin e  gabimeve” jo të pakta, sipas akrepit të minutave, orëve, ditëve apo javëve mujore e vitore të shtator 2013 – prill 2015 të opozitës.

“Qetësia Groelandike” e opozitës së madhe ndaj të voglës!

Tashmë spektri elementor i grupimit të partive të opozitës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit të 2015 po venitet çdo ditë e më shumë. Partia  më e madhe e opozitës që në zgjedhjet e përgjithshme të 2013 PDIU – ja apo partia e popullit shqiptar të Çamërisë që u largua me dhunë në messhekullin e njëzetë nga trojet e veta në gjeografinë dizenjuese të fuqive të mëdha pa marrë parasysh identitetin  shpirtëror, gjuhësor dhe gjeoshkencor të vendosjes historikisht nga shteti helen, që u radhit e dyta në numrin e deputetëve të opozitës, tashmë ka lidhur marrëveshje me PS për zonat e influencës lokale për katër vitet e ardhëshme. Pavarësisht se një deputet individual, doli përkrah Bashës në një miting në Vlorë dy ditë më parë që nuk përkthehet në kolektivitet votash përkrah opozitës së madhe! PR është e gatshme ti ikë koalicionit vetëm për hir një deputeti që ndërron parti sipas verdiktit personal kur një lider partie e kundërshton sipas pikpamjes së tij! Dyshimi e principialiteti integrititet apo moral në ballafaqim nuk po e argumentojmë se në ç’anë të peshores lëkundet! Po “Partia e Topit” dihet se me ke do të shkonte sepse nuk përputhet askund me ish –liderin e PD-së apo Liderin e sotëm. “Qetësia e gotës së ujit” që vazhdon derdhjen nuk e shqetëson në kurrëfarëllojit opozitën e madhe(?!). Arithmetika dhe gjeometrika numërore dhe hartore është “nothing” për PD-në! 

Nga “Grevat Mamuth” në “grevat milingonë!

Të dashur lexues të spektrit dhe jo spektrit politik shqiptar opozita e madhe e opozitës së përgjithshme shqiptare po e venit konceptin e “Grevës Mamuth” ose protestave të mëdha para parlamentit dhe para kryeministrisë për të fituar pikë në popull por po e kalon si pa u “ndjerë” – por që ndjehet me lehtësinë më të madhe nga shqiptarët që dëgjojnë tre fjalë politikë – në qytetet e mëdha e të vogla nga Veriu në Jug kur dihet ose analizohet lehtë pa analiza të thella shkencore politike e ideologjike se barometri elektoral dhe ex – poll – et pseudoshkencore që daraviten në Shqipëri sado të gabimit të madh rrëfejnë se barometri elektoral i fitores së dysortllojet zgjedhore shqiptare është kryeqyteti i Shqipërisë Tirana. Numri i autobuzëve që transportojnë militantë nga rrethet e Shqipërisë drejt kryeqytetit dhe nëpër rrethet që tashmë përbëjnë pikëtakimet elektorale të opzitës janë mpakur për efektin “Serë Elektorale” të mërzitisë dhe xhepit të shpuar financiar të biznesmenëve opozitarë por edhe të ndrrimit të kahut politik të tyre aty ku është pema e përplotur me tendera.  Sepse “Klani i Madh” i fitimit ka vend për futje e nxerrje në dy grupet partiake që bëjnë ligjin në Shqipëri. E bizneset e mëdha e të mesme të produkteve gjithfarësh duke përshirë fatkeqësisht edhe atë mediatik si askund tjetër në rruzull kalojnë pa iu dridh qerpiku për tu pasuruar në grazhdin apo stanin qeveritar(?!!!) Më falni që po artikuloj fabulën folklorike: “Qeni leh aty ku han ose mbllaqitet”! Pavarësisht nga ngjyresa e “Dog – collar” (Qafore e qenit ose jakë e rreme).

Tërheqja e vetvetishme nga e madhja tek e vogla!

Me sa duket gjithçka është e qartë tek Partia Demokratike – që i dha aq shpresa të mëdha shqiptarëve në dhjetorin e 1990 deri në korrik të vitit 1992 kur kjo parti i humbi zgjedhjet lokale vetëm për katër muaj pushtet qëndror që nuk ndodh ose ka ndodhur në asnjë vend të Eurpës apo ndoshta të botës së tretë – tek liderët kryesorë që bëjnë kalkulimet: Zgjedhjet lokale nuk i fitojmë dot! Është për të ardhur keq nëse është arritur në këtë konkluzion që unë po e shpreh sipas pikëpamjes time. Dua të gabohem për hir të një çështje më madhore, atë të progresit të popullit shqiptar dhe rritjes së mirëqenies së tij dhe rritjes më galopante të korrupsionit kur absurdi dhe absolutiliteti i mazhorancës kaplon degjenerisht të dy pushtetet +drejtësinë e korruptuar e të dritareve të thyera +ndotjen e një pjese jo të vogël të pozitës  nga oktapodi konglomerat nga vjellja e pasurive shqiptare e parasë ndërkombëtare të borxhuar gjithëditë e më shumë! Tërheqjen e vetvetishme nga copka e madhe elektorale në të voglën të opozitës, që nuk ka fenomenolog i së shkuarës apo të “sodit” në qytetërimin rruzullor, që mund ta shpjegojë! Jo se nuk e shpjegon, pasi vjen e ndjek ndonjë javë “Politikën e Madhe” shqiptare në Tiranë. Ndoshta “shgjetat” me fjalorin x apo y verior, shtriqen të bien tek Basha ose ruajtja e kryeministrit të ardhshëm! Kush do të jetë?….  

SHKARKO APP