Opozitë me metafora
Nga Mero Baze
Opozita sot bëri fillimisht një deklaratë të rëndë. Tha që Emiliano Shullazi ka kërcënuar Lulzim Bashën. Pak më vonë e ndryshoi faktin dhe kaloi në letërsi duke shpjeguar se “kërcënuesi” i vërtetë ishte Edi Rama. Pasi kaloi dhe pak ra dhe emri i Lulzim Bashës dhe doli që ishte një deputete e PD-së që kishte marrë një kërcënim. Pak më vonë doli që kjo deputetja e PD-së bashkë me Genc Pollon, i kishin kërkuar takim dje të dërguarit të BE-së në Tiranë dhe ndoshta aty dhe i kanë shpjeguar që kjo deputetja është kërcënuar me një sms. Tani të bëhem dhe unë si opozita e të hamendësojë që ky i dërguari i BE-së mund tu ketë thënë nëse keni diçka shkoni në Prokurori.
Këtu ka filluar dhe ngërçi i opozitës. Meqë u detyruan të shkonin në Prokurori, dhe aty duhet të shkonte e kërcënuara, e kthyen mbrapsht fillimin dhe gruan e zëvendësuan me Lulzim Bashën, kurse të akuzarin për kriminel me Edi Ramën dhe krijuan metaforëm e kriminalizimit të politikës.
Kjo pasoi dy metafora, dy ditë më parë; njëra prej Palokës dhe tjetra prej Ristanit, që po ashtu ngatërron faktet me letërsinë që prodhohet në zyrat e opozitës për të bërë deklarata.
Që të jemi seriozë fakte të tilla të kërcënimit të opozitës janë të rënda. Mua më mjafton të kërcënohet dhe Voltana Ademi, nëse është kërcënuar, për tu shqetësuar. Nuk më ngjethet mishi më shumë, po më thanë se është kërcënuar Lulzim Basha. Dhe shqetësohem vërtetë kur mendoj që e ka kërcënuar Emiljano Shullazi, se po dëgjova që e ka kërcënuar Edi Rama, kthehem në anën tjetër duke fjetur gjumë. Edi Rama është i rrezikshëm si kryeministër kur të kufizon liritë qyetare, kur bën ligje që çojnë vendin drejtë diktaturës apo shaktërron ekonominë. Nuk është i rrezikshëm si njeri që të kërcënon në telefon. Dhe nuk e kuptoj këtë opozitë që pretendon se ka fakte të forta. Dhe unë të fortë quaj faktin, që Emiliano Shullazi të ketë kërcënuar një deputete dhe bën letërsi me këtë fakt, duke thënë që Edi Rama ka kërcënuar Lulzim Bashën. Edi Rama me Lulzim Bashën do shahen e do kërcënohen sa të jenë gjallë, siç është sharë e kërcënuar Berisha me Nanon, Metën, Ramën e gjithë të tjerët. Egërsia politike mes liderëve tanë, vetëm sa krijon dhimbje koke në shoqëri, por nuk sjell kokëçarje për njëri-tjetrin. Nëse kjo është e vërtetë, pra nëse Shullazi i ka çuar sms zonjës Ademi, apo kujtdo grua tjetër deputete, unë e quaj një gjë shumë të rëndë, për të cilin ky person duhet të ndalohet menjëherë dhe t’i nënshtrohet hetimit dhe procedurave ligjore. Është e pakuptimtë se si opozita ka një fakt të tillë në dorë dhe bën teatër duke e kthyer në qesharake dhe vulgare gjithçka.
Është e pakuptimtë, që shqiptarët të shqetësohen më shumë nga lajmi “Edi Rama kërcënoi Lulzim Bashën” sesa nga lajmi “Shullazi kërcënoi Voltanën”. Padyshim do shqetësoheshin nga ky i dyti, pasi është më i fortë, më i vërtetë, më i frikshëm dhe më i pështirë si akt. Dhe nëse e ke këtë lajm dhe e transformon në mënyrë metaforike në versionin e parë, do të thotë se ose se s’di të bësh opozitë, ose s’ka gjë të vërtetë në këtë histori.
Lulzim Basha dhe Edi Rama janë dy udhëheqës të rëndësishëm të Shqipërisë dhe ata mund të kërcënohen, edhe nga banditë, edhe nga viktima të tyre në pushtet,edhe nga njerëz të zemëruar. Edi Rama, siç është provuar është kërcënuar nga një pijanec dhe kërcënohet regullisht nga ata që u prish shtëpinë apo i fut në burg. Basha po ashtu mund të kërcënohet, jo vetëm nga ata që u prish ndonjë leje ndërtimi në Bashki, por edhe nga ata që ka vrarë kur ishte Ministër i Brendshëm. Ata, si gjithë udhëheqësit e tjerë, i kanë marrë paraysh të gjitha këto. Nuk është shumë e rëndë kur dikush kërcënon ata dhe aspak e rëndë kur kërcënojnë njëri-tjetrin. E rëndë është, që një i akuzuar pë kriminel të kërcënojë një grua deputete, apo të çoj mesazhe mafioze me sms dhe opozita të mos e quaj këtë të rëndë, por ta transformojë si metaforë, në betejë mes Ramës dhe Bashës. Nëse në rastin e parë prej një m…ishte prodhuar vërtet një lajm i rëndë, në rastin e dytë prej një lajmi të rëndë, opozita ka prdhuar një m…