Ora e Apokalipsit, Shkencëtarët: Toka rrezikon shumë
“Edhe 3 minuta na ndajnë nga fundi i botës”. Akrepat e orës së Apokalipsit, ajo që shënon fundin e botës, janë spostuar përpara. E shpikur gjatë Luftës së Ftohtë nga kërkuesit e Universitetit të Çikagos, Doomsday Clock parashikonte vetëshkatërrimin e njerëzimit si pasojë e një lufte bërthamore mes Kinës, SHBA –ve dhe Rusisë. Asokohe, në vitin 1947, orës simbolike i duheshin edhe 7 minuta për të shënuar mesnatën. Tani akrepat kanë bërë përpara. “Në vitin 2015 ndryshimet klimatike të pakontrolluara, modernizimi global i armëve bërthamore dhe arsenali atomik i stërmadh, përbëjnë kërcënime serioze për mbijetesën e njerëzimit”, shpjegon Kennette Benedict, drejtori ekzekutiv i Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë të Çikagos.
Studimi: Sipas skuadrës së kërkuesve, që përfshin 17 fitues të çmimit Nobel, parashikimi duhet të merret shumë seriozisht. “Në vitin 2015, me akrepat që janë sportuar deri në 3 minuta pranë mesnatës, ndihemi të detyruar të shtojmë, me një sens urgjence të madhe, që mundësia e një katastrofe globale është shumë e lartë. Dhe veprimet e duhura për të zvogëluar rrezikun e një katastrofe duhen ndërmarrë sa më shpejt”, thuhet në dokumentin e publikuar nga kërkuesit.
Çfarë mund të ndodhë: Ndryshimet klimatike dhe modernizimi i armëve bërthamore janë dy problemet kryesore që njerëzimi duhet të përballojë. Përsa i përket të parës, shkencëtarët kanë vëzhguar çlirimin e gazit serrë dhe kanë arritur në konkluzionin se ai është rritur me 50 % që nga viti 1990. “Pasojat e ndryshimeve klimatike prekin miliona njerëz dhe kërcënojnë sistemet ekologjike kyçe”, thonë studiuesit.
Përsa i përket rrezikut bërthamor, Sharon Squassoni, anëtar i grupit të studiueseve, shpjegon: “Pas Luftës së Ftohtë u përhap një optimizëm përsa i përkët vullnetit për të mbajtur nën kontroll armët bërthamore. Tani, ky optimizëm nuk ekziston më sepse mekanizmi i çarmatimit duket se është bllokuar, edhe për faktin se po prodhohen armë bërthamore gjithnjë e më moderne”.
Ora e Apokalipsit është një lloj barometri që tregon rrezikun e një katastrofe globale që mund të vijë si pasojë e përdorimit të armëve bërthamore apo ndryshimeve klimatike. Sa më shumë rritet rreziku, sipas parashikimeve të shkencëtarëve, aq më shumë akrepat e saj i afrohen mesnatës.
Hera e fundit që ora e Apokalipsit kishte regjistruar një lëvizje prej tre minuash në mesnatë daton në vitin 1983, kur mes SHBA dhe Rusisë, Lufta e Ftohtë kishte arritur pikun. Më i rëndë akoma ishte orari i shënuar në vitin 1953 (11:58), kur Shtetet e Bashkuara vendosën të provojnë bombën me hidrogjen, që ishte akoma më e fortë se ajo bërthamore.