Ora e lamtumirave
(“Ora e lamtumirave?”) argumenton me shifra dhe tabela përsetë dhe mënyrat si Barcelona do të ndahet nga Madridi.
Në fund shpjegon madje që edhe votimi i kryer dje, pavarësisht se u ul në gradë për gjykatës kushtetuese spanjolle, nga referendum në sondazh, mes akuzave reciproke të atentatit ndaj garancive demokratike, mbetet një etapë e afrimit me divorcin e pashmangshëm.
“Kam përdorur teorinë e lojërave, kam llogaritur përqindjet dhe risqet, ashtu sikurse për çdo lloj plani biznesi – shpjegon Sala i Martin. Sipas meje, pavarësia do të arrihet praktikisht nëpërmjet negociatave”.
E megjithatë, deri sot, është vetëm një mur kundër murit.
“Madridi di të thotë vetëm jo, kjo është e vërtetë, por shumica sociale në favor të pavarësisë së Katalonjës nuk mund të injorohet edhe për shumë gjatë. DO të mbërrihet në një parlament secesionist”.
Spanja ka sterilizuar çdo efekt ligjor të votimit të djeshëm, çfarë do e pengojë ta bëjë edhe në të ardhmen?
Një parakusht për të qenë pjesë e Bashkimit Europian është respekti demokratik. Madridi nuk mund t’i lejojë vetes që të injorojë një instancë popullore të përfaqësuar prej organeve të zgjedhur demokratikisht. Ose më saktë, mund ta bëjë, por do të duhej të paguante faturën.
A nuk do të vuante më shumë një Katalonjë e pavarur, peng i Spanjës dhe jashtë Europës?
Me një ndarje konfliktuale, Madridi nuk mundet që t’ia transferojë një pjesë të borxhit publik shtetit të ri katalan, dhe pa taksat e Barcelonës, nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë. Me një efekt domino, falimenti spanjoll do të çonte në falimentim edhe bankat gjermane dhe franceze që kanë Bono në portofolët e tyre. Atëherë do të jetë Frau Merkel që do të imponojë arritjen e një kompromisi.
Domethënë, gjithë shpresat të bazuara tek Europa?
Jo vetëm. Në rast grindjeje, Barcelona do të mbylte kufijtë, kështu lëngjet e frutave dhe automobilët spanjollë nuk do të mund të mbërrinin në tregjet e Europës, sepse rrugët dhe hekurudhat për eksport kalojnë nga ne. Do të ishte e dëmshme për të gjithë.
Përse nuk mjafton rregullimi i mosmarrëveshjeve në demokraci?
Ne jemi 16% e popullsisë dhe spanjollët 84%, demokratikisht, do të jenë gjithmonë ata që do të vendosin se çfarë na volit më shumë. Marrim autonominë e rajoneve. Në realitet nuk ekziston. Që nga programet shkollorë, tek mirëqenia sociale vendos gjithmonë qendra. Një shembull: javën që kaloi Madridi hodhi poshtë një ligj katalan që pengonte ndërprerjen e energjisë elektrike të varfërve. E bëri sepse nuk mund ta përballojë këtë rregull në pjesën tjetër të vendit. Por kështu edhe të varfërit tanë vuajnë. A është e drejtë?
Megjithatë, për dekada Katalonja ka përfituar nga tregu i mbyllur frankist.
Por sot nuk është më e vërtetë. Nëse një grua dëshiron të të lërë, nuk mund t’i përgjigjes se keni ndarë rrogën për shumë vite. Ndryshohet.
E ardhmja është e gjigandëve si Kina, India, Brazili. A nuk është anakronika gara për t’u zvogëluar?
Përmasat nuk kanë rëndësi. Zvicra jeton shumë mirë jashtë Spanjës. Dhe Italia, që është shumë më e madhe, nuk mund të mbrohet e vetme nga një sulm ushtarak. Ka nevojë për NATO-n. Dhe për një sulm ekonomik i duhet BE. Për fektin serrë? OKB-ja. E ardhmja është e shteteve homogjenë, aleatë mes tyre. Jemi të detyruar të biem dakord. Për këtë arsye do të ndahemi paqësisht. /Corriere della Sera/
SHQIPERUAR NGA www.bota.al