Ora News feston 10 vjetorin mes një mijë të ftuarve, ja logoja e re

Radio Televizoni Ora News feston 10 vjetorin mes një spektakli madhështor me qindra të ftuar. Pas një rrugëtimi të gjatë 10 vjeçar, TV Ora News ndezi dritat për një rrugëtim të ri me një pamje krejtësisht të re.

Në fjalën përpara qindra personaliteteve të ftuara, mes tyre presidenti i Shqipërisë, kryeministri Rama dhe kryeministri i Kosovësm, Ramush Haradinaj, Presidenti Ndroqi falënderoi të gjithë ata që besuan në ëndrrën e tij.

Ylli Ndroqi: Përpara se të lançoj logon e re, do të doja të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, në Shqipëri apo në Amerikë, në Australi apo Dubai, që më kanë motivuar që unë të investoj fuqishëm në këtë media, duke ditur që ky investim strategjik t’i shërbejë vetëm publikut shqiptar.  

Një falënderim të veçantë kam për të gjithë kompanitë që kanë sponsorizuar produktet e tyre në Radio Televizionin Ora News, sidomos Raifaisen Bank dhe Credins Bank, që besuan në projektin tim se një ditë të bukur do të realizoja ëndrrën time me një investim gjigant siç jeni sot këtu prezent.

Më keni bërë më të fortë dhe më krenar sot që ju kam të gjithë prezentë këtu. Unë do të prezantoj epokën e re dhe dekadën e re të Ora News.

Në transmetimin live u përcoll vizioni dhe koncepti për 10 vitet e ardhshme si dhe u prezantua logoja e re e Ora News.

Nje mijë te ftuar 

Prej orës 19:00, mbi 1 mijë të ftuar iu bashkuan festës së 10 vjetorit të krijimit të Ora News.

Të pranishëm në mbrëmjen gala ishin një sërë personalitetesh të njohura. Festës iu bashkua edhe  Presidenti, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, bashkë me ministrin e Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe një sërë figurash të tjera publike.

I pranishëm është edhe ambasadori serb, ambasadorja kineze si dhe shumë personalitete dhe diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë.

Misioni yne do te mbetet: Te themi te verteten 

Drejtorja e Informacionit në Ora News, Ilva Tare ishte ajo që çeli siparin e spektaklit, ndërsa bëri edhe një premtim për shikuesit.

Ilva Tare: Misioni në këtë dekadë të re do të jetë i njëjti, të vërtetën tuaj, ashtu siç është, por do ta bëjmë këtë me një pamje krejtësisht të re, të revolucionarizuar. Nga sot, Ora nuk është më vetëm një tv informativ. Nga sonte Ora do të jetë mishërimi i një realizimi të një imagjinate tuajën.

Koncepti i logos se re  

Ora. Çfarë është Ora?  Një instrument që tregon, mban dhe koordinon kohën.Koha.Çfarë është Koha? Koha është Vazhdimësia e Ekzistencës dhe Ngjarjeve që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme, nga e kaluara në të tashmen dhe në vazhdim tek e ardhmja. Përceptimi. Koha nga ne njerëzit përceptohet në formën më të thjeshtë; nga ekzistenca e Ditës dhe e Natës, Stinëve dhe Viteve. Ne, gjithashtu, asociojmë me to dhe ngjarje të medha; qofshin keto ne nivel personal apo në nivele akoma më të mëdha.

Dita, Nata, Stinët, Vitet janë pasojë e një lloj lëvizje unike që përsëritet në disa nivele; Toka rrotullohet rreth vetes, aksi i Tokës rrotullohet, Toka rrotullohet rreth Diellit. Yjet rrotullohen rreth Galaktikave, Elektronet rrotullohen rreth Atomeve, gjithçka Rrotullohet. Ndërsa Mijëvjeçarët ndërrohen, Universi ndryshon.

Ndërsa Vitet ndërrohen,Brezat e njerëzimit ndryshojnë. Ndërsa Dita dhe Nata veshin Tokën, jetët e njerëzve ndryshojnë.Çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë në të zhvillohen ngjarje të të gjitha niveleve. Ngjarje në nivel Global, nivel Rajonal dhe nivel Kombëtar.

Ne jemi përpjekur dhe do vazhdojmë gjithmonë të sjellim tek ju çdo ngjarje me profesionalizëm e me përgjegjësi. Ne jemi ORA.

 

 

  

10 vjet Ora News

Mbi 7 muaj përgatitje, mijëra orë materiale televizive të rishikuara, qindra ngjarje të raportuara nga çdo cep i Shqipërisë, të rishqyrtuara dhe të memorizuara në kujtesën vizuale dhe njerëzore të RTV Ora News në 10 vitet e para të jetës.

Një rrugëtim i gjatë po aq sa edhe i vështirë, i suksessshëm, me ngjitje e vështirësi të ekzistuarit në një treg televiziv me konkurrencë e garë të fortë, ku vendin ta garanton vetëm përkushtimi, puna dhe investime marramendësë.

Duke nisur nga Ora 19:00, janë ndezur dritat e një epoke të re për Ora News. Gjithçka transmetohet live me një transmetim spektakolar, qe do të ekspozojë vizionin dhe konceptin e Ora News per dekadën e ardhshme.

Punimet e festes së 10 vjetorit të Ora News vazhdojnë prej disa ditë netësh. Gjithçka është transformuar. Një epokë e re po lind dhe Ora News është gati të sfidojë kohën, konkurrencën dhe t’i dhurojë publikut shqiptar që e ka ndjekur dhe mbështetur në mënyrë të pakursyer.

Sonte nuk ka vetëm fetës, as vetëm kujtesë të 10 viteve të Ora News në shtëpitë e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve në Ballkan, Evropë e kontinente të tjera.

Mbrëmja e sotme do të jetë një celebrim i jashtëzakonshëm me elementë spektakli, ngjyrash e dritash që kanë ndriçuar në 10 vjet pikat e errëta të një shoqërie që ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh por edhe gëzimesh, festimesh dhe bukurish natyrore që janë fiksuar në akrepat e Ora News si diamante që shkëlqejnë në gjerdanin e bashkëjetesës së Ora News me qytetarët shqiptarë.

Një logo e re por me një filozofi edhe më bashkëkohore, një vizion i shoqëruar me investime kolosale në studio dhe burime njerëzore do të prezantohet në një mënyrë të pazakontë, të thjeshtë dhe spektakolare falë më shumë se 1000 të ftuarve nga Shqipëria dhe Rajoni.

Mbrëmja e sotme i përket të tashmes dhe të ardhmes së Ora News dhe ajo do të vijë më e bukur se kurrë, më ambicioze se asnjëherë më parë, më kërkuese dhe premtuese për ta zgjeruar edhe më shumë audiencën që i ka besuar ngjarjet më të mëdha kombëtare dhe vendin e tretë ndër dhjetra televizionet shqiptare.

Ndaj, qëndroni me Ora News për të qenë dëshmitarë të takimit me të ardhmen, me Orën e dekades së re, me Orën e shqiptarëve që tashmë janë aksionerë në sipërmarrjen e suksesshme të familjes Ndroqi dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre ndër vite.

        

 

  

Ambientet e brendshme te Ora News #10vjetoranews

Ambientet e brendshme te Ora News #10vjetoranews

Ambientet e brendshme te Ora News #10vjetoranews

Ambientet e brendshme te Ora News #10vjetoranews

Ambientet e brendshme te Ora News #10vjetoranews

Ambientet e brendshme te Ora News #10vjetoranews

SHKARKO APP