Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 10:32 Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin Një hetim i Reuters zbulon se Jeffrey Epstein ndërtoi për dekada një rrjet kontaktesh në Rusi, nga rekrutimi i grave te përpjekjet për t'u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pa Heronj, s’ka Liri

Forum E premte, 8 Mars 2024 14:22
Pa Heronj, s’ka Liri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Skënder Demaliaj

Ese kushtuar Heroit Kombëtar – Adem Jashari, në këndvështrimin e psikologut.

Nё 26 vjetorin e rёnies heroike tё Tij.

Kur unë u takova për herë të parë me kolonel, Hysen Imerin dhe këtë ma mundësoi miku im dhe i tij – Halil Katana, tani i ndjerë, mësova se ai e kishte stërvitur vite më parë Adem Jasharin. E pyeta drejtpërdrejt dhe menjëherë: “A të jepte përshtypjen se do të ishte një Hero Legjendar i popullit të vet në të ardhmen”. Ai m’u përgjigj: “Po!” Më shpjegoi si e zhvillonte stërvitjen dhe si ishte i motivuar maksimalisht për t’u përgatitur për betejat që e prisnin atë dhe popullin e Kosovës me pushtuesin fashist serb. Ai nuk largohej nga fusha e stërvitjes pa e përvetësuar shkëlqyer detyrën mësimore – e përfundoi bisedën Hyseni. Fjalët e tij plot emocione dhe dashuri (të dukej sikur je duke e ndjekur bashkë më të stërvitjen e Adem Jasharit): “Motivimi i brendshëm i tij qe i jashtëzakonshëm. Gjethet e thata thuajse e tradhtonin në çdo 5 cm përparim, dridhej i tërë trupi i tij nga tendosja e muskujve dhe djersa në 5 m e fundit i shkonte çurk nga gusha e mjekra, këmbëngulja e tij për të realizuar këtë mision stërvitor ishte mbinjeriëzore” – më përforcuan bindjen se Adem Jashari kishte lindur Hero, luftoi si Hero dhe vdiq si Hero.

Brenda vetes njeriu është gjithnjë në lëvizje dhe ka një shtysë të brendshme që ndikon në veprimet, sjelljet dhe qëndrimet e tij. Kështu ka ndodhur edhe me Heroin Adem Jashari, i cili e ndjeu se nuk mund të mjaftohej thjesht me një revoltë që nuk të çon as kund… veçanërisht kur është fjala për të realizuar qëllime e projekte të mëdha. Nuk humbi kohë… filloi pa iu trembur syri luftën kundër pushtuesit të egër serb, bashkoi rreth vetes fillimisht njerëzit e tij, pastaj drenicarët dhe gjithë Kosovën. Kulla e tij u bë kala e pamposhtur, simbol i heroizmit dhe i sakrificës së një populli që e do shumë lirinë, që do ta ndërtojë jetën e tij të lumtur në shtëpinë e tij, pa pushtues, pa terror.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Motivacioni sipas psikologëve është një gjendje e brendshme që nuk duket, por merret me mend e që fillon, aktivizon e mban të qëndrueshme një sjellje të caktuar, deri në arritjen e qëllimit. Duke e analizuar figurën e Adem Jasharit në këtë këndvështrim del qartë:

· Motivacioni si reagim ndjenjash (Ai dhe shqiptarët nuk mund të durojnë më shtypjen dhe terrorin e egër fashist serb. Durimi ka një kufi),

· Motivacioni si reagim ndaj pritshmërisë që njeriu ka për veten (nuk mund të zgjidhej çështja kosovare me rrugë paqësore,duheshin kapur armët e duhej luftuar, rrjedhojë e së cilës është edhe formimi i UÇK –së),

· Motivacioni si përpjekje për të kuptuar e realizuar qëllimet që ka njeriu (Kosova duhej çliruar, të ishte e lirë dhe të vendoste vetë për fatin e saj).

· Motivacioni si përpjekje njerëzore drejt vetaktualizimit ( të japësh jetën për Atdheun, siç veproi edhe Heroi Adem Jashari).

Një pjesë e njerëzve kanë frikë a do ta arrijnë suksesin dhe nuk bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta finalizuar atë, mendojnë të arrijnë aq sa e kanë kapacitetin, të tjerë mendojnë se po të guxojnë më shumë, rrezikohen të përjashtohen nga grupet ku bëjnë pjesë.

Ka edhe nga ata që mendojnë se fati i tyre është në dorë të tjetër kujt. Adem Jashari i sfidoi të gjitha këto, me guxim, me trimëri të pashembullt, me vendosmëri, me sakrificën më të lartë sublime, duke dhënë jetën për Atdheun. Ai e kuptoi se fati i popullit të Kosovës është në dorën e popullit shqiptar në këto troje shekullore, prandaj u ngrit i pari në luftë dhe mobilizoi mijëra të tjerë. Edhe bashkimi kombëtar i shqiptarëve është në dorë të shqiptarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Terrori serb mbi shqiptarët në Kosovë nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë të thella në karakterin, psikologjinë dhe botën e brendshme shpirtërore, në mendimet e veprimet e tyre. Rrethanat heroike lindin Heronj. Me këtë lidhet edhe akti sublim i Adem Jasharit, i familjes së tij dhe i qindra e mijëra dëshmorëve të tjerë të Kosovës.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 14 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Para 18 orësh
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Në çdo periudhë kohore dhe tek çdo popull lindin Heronj. Do të lindin edhe në të ardhmen… në Shqipëri e në Kosovë se jemi një e të pandarë. Pa Heronj s’ka liri, pa gjak nuk shkruhet histori. Gjaku me dëshirë nuk derdhet, por kur është nevoja nuk kursehet. Ky është edhe mesazhi që përcjell brez pas brezi qëndresa heroike e familjes Jashari në kullën e saj shekullore e të pamposhtur.

Studiuesit dhe jetëshkruesit e veprës së Adem Jasharit e kanë quajtur atë “Krijues të historisë së re, i vrarë në gjysmë të rrugës”. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci dhe gjithë nismëtarët e tjerë të luftës çlirimtare nuk janë vetëm luftëtarë të mëdhenj, por para së gjithash janë krijues të një politike të re shqiptare në Kosovë dhe të një epoke të re. Qe pikërisht Adem Jashari dhe familja Jashari ata që vulosën, jo vetëm fillimin, por edhe përfundimin e luftës. Aty u vulos fitorja shqiptare mbi Serbinë.

Kënga popullore në telat e sharkisë:

“Me guxim trimat madhëruan Kombin,

Dëshmorëve mbi varr u qoftë i lehtë dheu,

Drenica me Ademin, Hamzën dhe Shabanin,

Bënë luftë të lavdishme si Skënderbeu” – shpreh dhembje, madhështi, krenari dhe pavdekësi. Kombin e mban gjallë kënga, e mbajnë gjallë bijtë dhe bijat e tij. E vadit gjaku. E rrit tradita. E lartëson heroizmi, dija dhe puna.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin
Para 17 minutash

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Makina përfundon në kanalin vaditës në Fier, nuk dihet fati i drejtuesit
Para 21 minutash

Makina përfundon në kanalin vaditës në Fier, nuk dihet fati i drejtuesit

Rama dhe Mickoski takohen në Qafë Thanë, prezantohet sistemi “One Stop Shop”
Para 27 minutash

Rama dhe Mickoski takohen në Qafë Thanë, prezantohet sistemi “One Stop Shop”

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion
Para 47 minutash

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 12 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 19 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

4 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 14 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.