Pak entuziazëm tek partnerët evropianë

Gjatë turneut evropian të Tsipras dhe Varoufakis u bë çdo ditë e qartë se kursi i tyre pritet nga partnerët evropianë me pak entuziazëm.

 

Kryeqyteti qipriot Nikosia dhe Londra, të hënën, pastaj Roma, Brukseli, Parisi, Frankfurti dhe Berlini – maratona që bënë këtë javë kryeministri grek Alexis Tsipras dhe ministri grek i Financave Janis Varoufakis është e konsiderueshme. Vetëm pak ditë pas betimit të tyre ata nisën misionin e tyre për të realizuar qëllimin, me të cilin partia e majtë Syriza fitoi zgjedhjet, pra një ndryshim në trajtimin e Greqisë në lidhje me borxhet.

Gjashtë vjet me radhë, ekonomia greke është tkurrur, një ndër katër grekë është zyrtarisht i papunë. Borxhi i kreditorëve privatë u fshi deri në gjysmën e tij, përafërsisht 240 miliardë euro, prej ndihmave të trojkës nga Bashkimi Evropian (BE), Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që pompuan në kreditë e ndihmës për vendin. Edhe pse ekonomia greke u rrit pak, përsëri borxhi është në krahasim me ekonominë edhe më i lartë se sa ishte në fillim të krizës së vitit 2009.

 

"Unë jam ministër i Financave të një shteti të falimentuar," tha Varoufakis në një intervistë. Politika aktuale në lidhje me krizën nuk ka sjellë asnjë përmirësim, por përkundrazi, "kudo në Evropë po forcohen forcat politike të djathta, në Greqi, në Francë, në Itali." Në zgjedhjet në janar, partia neonaziste "Agimi i Artë" ishte forca e tretë më e fuqishme në Greqi. "Ne kemi nevojë të ndryshojmë kursin," tha Varoufakis.

Pak entuziazëm tek partnerët evropianë

Gjatë turneut evropian të Tsipras dhe Varoufakis u bë çdo ditë e qartë se kursi i tyre pritet nga partnerët evropianë me pak entuziazëm. Mbi të gjitha, falja e borxhit, do t'u kushtojë shumë të holla jo vetëm taksapaguesve në Gjermani, por edhe në Francë, Itali dhe vende të tjera.

Që në ditën e dytë të udhëtimit të tij Varoufakis hoqi dorë nga kërkesa për faljen e borxheve dhe tani kërkon në vend të saj një periudhë pafundësisht të gjatë për pagimin e borxhit dhe të normave të interesit, dhe kushtëzimin e tyre nga zhvillimi ekonomik.

 

Fakti që asnjëri nga bashkëbiseduesit e shumtë – nga ministri britanik i Financave George Osborne, tek kryeministri italian Matteo Renzi dhe presidenti francez François Holland e deri tek ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble – nuk doli pas takimit dhe i tha, "Po, kështu le të bëjmë!" – nuk të habit. Kudo reagimi qe përmbajtja mjaft miqësore ose, si në rastin e Schäubles, konstatimi se jemi të një mendjeje që nuk jemi të mendjeje.

Aludime nga Franca dhe Italia

Në Itali dhe Francë ekzistojnë simpati për një lehtësim të kursit të kursimit. Por Renzi dhe Hollande kanë para vetes reforma të jashtëzakonshme në vendet e tyre dhe do të ishte politikisht e papërgjegjshme, që ata që pas vizitës së parë nga Greqia të kalonin në opozitë të hapur me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila kërkon vazhdimisht reforma të tilla. Merkel kishte bërë më parë të qartë se ajo kishte biseduar me Hollande dhe Renzin dhe mendon se "të paktën në thelb" do të ketë një pozicion të përbashkët të anëtarëve të Eurozonës ndaj Greqisë.

 

Gjithësesi ana nuk munguan të bënin aludime "Unë besoj me forcë", tha Renzi pas takimit me Tsipras, "se kushtet për një marrëveshje midis Athinës dhe institucioneve evropiane ekzistojnë."

Presidenti francez kërkoi zyrtarisht vetëm "respekt" nga të dyja palët. Por sipas gazetës "Le Canard Enchaîné" ai në rreth të ngushtë duhet të ketë thënë: "Fitorja e Syrizas ka hapur një front kundër kursimeve, që shkon në atë drejtim që unë e kam mbrojtur që prej zgjedhjes sime."

Vetë Tsipras tregoi se i kishte kuptuar ambiciet e presidentit Hollande. Në rast se do të ketë një ndryshim në politikë, siç është qëllimi i tij, Franca duhet të marrë "rolin e protagonistit," tha ai në Paris.

SHKARKO APP