Pallati i Ëndrrave ka kaluar në Surrel

Historia e njerezimit , ngjarjet e medha sidomos ato qe kane lene gjurme te dhimbshme ,na kane mesuar se pavaresisht shekujve dhe mijevjecareve historia perseritet. Shkrimtaret e medhenj ,gjenij te letersise mbeten kolloze te saj pikerisht per faktin se dekadat dhe shekujt nuk ua zbehin as vleren e vepres as mesazhin e saj. Shqiperia sot eshte ne ditet e saja me te zeza. Ne rrethana te tilla politike , ekonomike , sociale , Shqiperia me varferine dhe junten e narkotrafikut qe e drejton eshte 30 vjet mbrapa.

Lajmi per daljen e Shqiperise nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut ishte vula qe junta e narkotrafikut me emrin rilindje i vuri regjimit totalitar. Ne kohera te tilla te zymta kombet dhe shoqerite i drejtohen gjigandeve te letersise dhe te mendimit qe jane pasqyra e shpirtit dhe ndergjegjes se tyre, dhe Shqiperia i ka falur botes nje kolloz si Ismail Kadare.
Ashtu si athere ne koherat e erreta te regjimit totalitar vijne mesazhe qe jane aktuale dhe sot.
Nga e gjithe kjo periudhe e pandemise shqiptaret po kuptojne qe Pallati i Ëndrrave ka kaluar ne Surrel .Nga andej Abu Qerimët marrin udhezimet nga naltmadhnia per : Procesin e 1. Mengjesit, seleksionimit, interpretimit , dites se pushimit, darkes dhe arkiva qe eshte pika kulminante e procesit.
Koherat dhe rrethanat kane ndryshuar por vjedhja e endrrrave tona dhe e jetes eshte po ajo. Abu Qerimët Dhe Qerimët e rilindjes shkojne tek naltmadhnia jo vetem me te dhenat e portalit e-Albania ,por me vjedhjen e te dhenave te gjithe institucioneve dhe duhet te na mesojne nen preteksin e pandemise te gjitha proceset e jetes si i duan ata. Naltmadhnia vjen perqark ne guvat e Surrelit qe ne kohrat moderne e kane emrin dhoma dhe prej andej nisin dhe shperndahen udhezimet, nga Pallati i Ëndrrave drejt kapilareve te bandes se rilindjes.
Eshte e cuditshme se poturet kane mbetur po ato dhe nuk fshihet dot pas tyre.
Abu qerimet vijne verdalle Pallatit te Ëndrrave sa te mbaroje persiatjet lideri i tyre suprem.Por ankthet nuk e lene , megjithe fushatat pushtuese dhe spastruese te medias, drejtesise, mendimit te lire , daljen nga Konventa e te Drejtave te Njeriut dhe perfitimet e ardhura nga kto fushata prap nuk e qetesojne dot . Formati i tij psiqik ka frike piken e fundit fare te procesit : ardhjen e pranveres .

Pallati i Ëndrrave ka nderruar adrese por ankthet informacionet, perdorimi i tyre , skenaret e zinj qe pergatiten ne baze te interpretimeve jane po ato.
Abu Qerimet me poture dhe pa poture e dine se cfare vjen me pas.
55News.al

SHKARKO APP