Panik i madh në radhët e PS!
Nga Alban Daci –
Për humbjen tashmë asnjëri nga “Senatorët” e vjetër të PS nuk ka dyshime. Shumica prej tyre kanë vite më eksperiencë politike, kanë marrë pjesë në shumë zgjedhje e janë gëzuar kur kanë fituar e po ashtu e kanë ditë të jetojnë kur kanë humbur. Për ta nuk është e vështirë ta kuptojnë se mandati i tretë është i pamundur e mbi të gjitha se mandati i tretë nuk u shërben atyre, nuk I shërben PS, por një grupi që duan të mbrojnë mëkatet e tyre e po ashtu zollumet e tyre të këtyre 8 vite.
Dikush ka hall ndonjë pasuri të paligjshme, dikush tjetër shkeljet e kushtetuese me rolin e kamikazit të Rilindjes e dikush tjetër me te kaluarën e tij kriminale!
Senatorët e PS e dinë se një ndër shenjat kryesore të humbjes është personifikimi pushtetit tek një person i vetëm. PS e ka humbur me kohë kolegjialitetin e saj dhe është kthyer me dëshirë apo me dhunë në një subjekt që ka idhull “Unin” dhe i bindet deri në ferr. Megjithatë, në këtë histori ka akoma ndonjë socialist të ndershëm e të dhunuar padrejtësisht nga Rilindja, që nuk ka përfituar gjë, nuk ka abuazuar me gjë, por ka frikën se padrejtësisht do të përfundoj edhe ai në “ferr” bashkë me “Unin” e sektin e tij të së keqes.
Disa mendojnë se PS ka strategji të fokusohet vetëm tek Uni e ndërsa unë mendoj, se ai është braktisur dhe ka mbetur vetëm në rrugëtimin e përmbysjes së anijes që ai drejton tashmë me timonin e kuptuar dhe më motorrin e fikur. Senatorët e vjetër të PS për shkak të eksperiencës, jo vetëm janë të bindur për humbjen, por janë në panik se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre apo të Partisë që nuk ekziston më dhe që janë bashkëfajtorë në zhbërjen saj.
Ky pushtet është grahmat e fundit dhe tamam si një anije që kur fundos merr me vete edhe ato pak marinarë që janë në uji afër saj për t’i mbytur bashkë me veten, ashtu është edhe fati i Unit me varkë e tij që do të marr me vete edhe ato senatorë që edhe pse janë në renditjen e 30, janë fajtorë të një fushate jo normal e për pasoj janë edhe fajtor për humbjen.
Ky pushtet nuk do të ik kollaj pa bërë edhe zollumet e fundit me votën e lirë. Këta edhe pse kanë humbur çdo lidhje me realitetin do të tentojnë të abuzojnë me votën e lirë me shpresën për të qëndruar në pushtet. Në fakt dhunimi i votës së lirë do të jetë mëkati i fundit që do të fundos përfundimisht anijen dhe liderin e tyre.
E dini pse asnjë diktaror nuk e bën të lehtë largimin e tij? Sepse, ai ka humbur lidhjen me realitetin dhe jeton me alucinacione! Dashuria e tij për pushtetin bëhet një pranojë mes ëndrrave, nostalgjisë dhe ekzistencës!
As ky yni nuk do ta ketë të lehtë largimin e tij, sepse atë do e ndjekin mbrapa zollumet! Paniku ua prish ëndrrat çdo natë deri më datë 25 e pas s’do te kenë me probleme me gjumin se do jetojnë vetëm me inkubet e atyre që i kanë dhunuar, vjedhur, shtypur dhe mashtruar!