Papa Françesku: Të heqim dorë nga e keqja, për të arritur cakun e jetës së pasosur

Për t’u ngjitur në Qiell me Krishtin, duket të ecim të bashkuar, të rrimë larg meskinitetit, të bëhemi të afërm me atë që vuan e të mos mbetemi të lidhur me sendet, që kalojnë. Në lutjen e Mbretëreshës Qiellore Françesku reflekton për fragmentin e Ngjitjes në Qiell: “Ne, Kisha, jemi pikërisht ky korp që Jezusi e tërheq pas vetes”. Më pas, thirrjet për fundin e konflikteve dhe kërkesa për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Rusisë e Ukrianës.
R.SH. / Vatikan

Sot në Itali dhe vende të tjera kremtohet Solemniteti i Ngjitjes së Jezu Krishti Zot në Qiell. Ungjilli i kësaj së kremte nga Marku na kujton se Jezusi, pasi u besoi Apostujve detyrën për ta vazhduar veprën e tij, “u ngjit në qiell dhe u ul në të djathtën e Atit” (Mk 16:19).

Kthimi i Jezusit tek Ati na duket jo si shkëputje prej nesh – shpjegon Papa – por më tepër sikur na prin drejt majës:

“Ashtu si kur ngjitesh në një maje mali ecën me vështirësi e në fund, në një kthesë të shtegut, hapet horizonti dhe shikon panoramën mahnitëse. Më pas i gjithë trupi gjen forcë për të përballuar ngjitjen përfundimtare. I gjithë trupi – krahët, këmbët dhe çdo muskul – tensionohet dhe përqendrohet për të arritur majën”.

Kisha, trupi që Krishti e tërheq drejt qiellit

Dhe ne, Kisha – vijoi të kujtojë Papa në lutjen e Mbretëreshës Qiellore – jemi pikërisht ai trup që Jezusi, pasi u ngjit në qiell, e tërheq me vete si me një “litar”.

“Është Ai që na e zbulon dhe na e komunikon, me Fjalën e tij dhe me hirin e Sakramenteve, bukurinë e atdheut drejt të cilit ecim. Kështu edhe ne, gjymtyrët e tij, ngrejmë të gëzuar bashkë me Të, kokën tonë, duke ditur se hapi i njërit është hap për të gjithë dhe se askush nuk duhet të humbasë ose të lihet pas, sepse jemi një trup i vetëm (shih Kol 1: 18; 1 Kor 12,12-27)”.

Jezusi na tregon rrugën

Hap pas hapi, hap pas hapi, Jezusi na tregon rrugën. Po cilët janë këto hapa për t’u bërë? Ungjilli sot na drejton ftesën:

“Shpalleni Ungjillin, pagëzoni, dëboni djemënt, përballoni gjarpërinjtë, shëroni të sëmurët” (shih Mc 16,16-18)

Thënë me pak fjalë, na fton të kryejmë veprat e dashurisë: të dhurojmë jetën, të sjellim shpresën, të largohemi nga çdo ligësi dhe poshtërsi, t’i gjegjemi së keqes me të mirë, të rrimë pranë atyre që vuajnë:

“Dhe sa më shumë e bëjmë këtë, aq më shumë transformohemi nga Shpirti i tij, aq më shumë ndjekim shembullin e tij dhe aq më shumë, si në male, e ndjejmë ajrin përreth nesh duke u bërë i lehtë dhe i pastër, horizontin të gjerë dhe cakun pranë, fjalët dhe gjestet bëhen të mira, mendja dhe zemra zgjerohen dhe marrin frymë”.

A është gjallë në shpirti tim dëshira për Zotin?

Pas kësaj skene aq të dëshiruar në endjen për të gjetur cakun e fundit – kujtoi Papa – nuk mund të rrimë pa e pyetur veten: a është e gjallë tek unë dëshira për Zotin, për dashurinë e tij të pafundme, për jetën e tij që është jetë e amshuar? Apo jam i lidhur me gjërat që kalojnë, me paratë, sukseset, kënaqësitë? E dëshira për Parrizin thua më izolon, apor më shtyn t’i dua vëllezërit e mi me shpirt të madh e të çinteresuar, t’i ndjej si shokë rruge drejt Parrizit? Rrugë e vështirë, por që mund të bëhet e lehtë në se na prin drejt shtegut Maria:

“Na ndihmoftë Ajo, që tashmë ia ka arritur qëllimit, të ecim së bashku me gëzim drejt lavdisë së Qiellit”.

SHKARKO APP