FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papa thirrje drejtuesve politikë: Refuzoni korrupsionin

Papa Françesku e nisi vizitën e tij në Panama me një thirrje drejtuar liderëve politikë për të refuzuar të gjitha format e korrupsionit, në një fjalim që ai mbajti para komunitetit diplomatik.

“Është një ftesë për të jetuar në thjeshtësi dhe transparencë me një ndjesi të qartë përgjegjësie për të tjerët dhe botën. Të bëjmë një jetë që demonstron se shërbimi publik është një sinonim i ndershmërisë dhe drejtësisë dhe kundërshton të gjitha format e korrupsionit”, u shpreh ai.

Papa Francesku do të hapë zyrtarisht ditën botërore të rinisë që ka mbledhur rreth 200 mijë katolikë të rinj nga e gjithë bota, në Panama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papa 82 vjeçar do të qëndrojë për pesë ditë në vend dhe pas zbritjes nga avioni ai u prit nga presidenti Huan Karlos Varela. Fjalimet e papës në ditën botërore të rinisë zakonisht prekin tema si varfëria, korrupsioni dhe dhuna me të cilën përballen shumë emigrantë në udhëtimet e tyre të shpresës. Grupe pelegrinësh të rinj i janë drejtuar vendit të vogël të Amerikës qendrore prej ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papa do të mbajë dy mesha të hapura në Panama City si edhe do të vizitojë të sëmurët me hiv-aids të shtunën. Ai do të vizitojë edhe një qendër burgimi të rinjsh dhe do të dëgjojë rrëfimet e të dënuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?