Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PARABURGIMI DHE MASAT E TJERA TË SIGURIMIT PERSONAL

Forum E hënë, 27 Nëntor 2023 16:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gurali Brahimllari

PARABURGIMI  DHE MASAT E TJERA TË SIGURIMIT PERSONAL

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

Tashmë opinioni publik shqiptar tregon vemendje të shtuar për veprimtarinë e SPAK dhe ka interes për çdo vendimmarrje të Gjykatave të Posaçme. Por kur këto të fundit, në përmbushje të funksioneve të tyre,  japin vendime që nuk pajtohen me kërkesat e prokurëvë te posaçëm, në të gjitha mediat e shkruara apo ato vizive, shpërthejnë opinione apo diskutime me qëndrime të kundërta. Ndonëse  kjo situatë në një shtet të së drejtës,  duhet të jetë krej normale,  reagimet, jo rrallë janë aq agresive saqë tejkalojnë çdo kufi të etikës, duke shkaktuar deri cënime të integritet të magjistratëve dhe ndikim në paanësinë e tyre për dhënien e drejtësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E tillë ishte edhe  “histeria kolektive kundër gjykatëses I. Olldashi… mbas vendimit të saj për të ndryshuar masën e sigurisë për J.Malltezin”, të analizuar në mënyrë objektive dhe më shumë se profesionale nga gazetari i njohur L.Vangjeli, botuar në gazetën Shqiptarja.com”.

Duke mbështetur plotësisht qëndrimin e tij, vlerësoj se argumentet e dhëna për aplikimin e masave të tjera të sigurimit personal, të ndryshme nga “arresti në burg”, janë jo vetëm në pajtim me ndryshimet e ndohura në ligjin proceduruial me ligjin 35/2017, por gjenden në harmoni edhe me standardet e konsoliduara të GJEDNJ-së, të cilat konfirmohen më tej, në udhëzimin e Këshillit të Europës në botimin e datës 31/08/2022(shih https://ks.echr.coe.int), per mënyrën e apolikimittëv neneit 5 të KEDNJ.

Përpos plotësimit të kushtit thelbësore, që lidhet me ekzistencën e “dyshimit të arsyeshëm” të bazuar në prova të ligjëshme, Gjykata Europiane  ka evidentuar obligimin e autoriteve gjyqësore për përshtatshmërinë e masave të sigurimit. Ajo ka theksuar se, jo vetëm masa e sigurimit “arrest në burg”, por edhe masa e “arrestit në shtëpi”, duhet të shihen si të jashtëzakonshme dhe duhen lejuar vetëm nevojat e hetimit, justifikojnë bindshëm të gjitha kushtet e kriteret e parashikuara në ligji për heqjen e të drejtës për lirinë e lëvizjes.

Duke mos u ndalur në këtë opinion në lidhje me kushtin sine qua non,  për “arsyeshmërinë e dyshimit”,  evitendojmë se në botimin e sipërcituar janë përcaktuar “katër arsye themelore” që justifikojnë dhënien e një mase sigurimi. Tre prej tyre, gjenden në përmbajtjen aktuale të nenit 228/3 të K.Pr.Penale, sikurse janë  rreziku që i akuzuari, nëse lirohet, mund të ndërmarrë veprime për të dëmtuar provat dhe penguar procedimin penal, rreziku që i akuzuari të largohet dhe të mos paraqitet në gjyq; si dhe rreziku se pas lirimit mund të kryejë vepra të tjera kriminale.

Risia e jurisprudecës së GJEDNJ në këtë botim është se justifikon masën e sigurimit personal, madje edhe atë të arrestit në burg, nëse pas lirimit, i dyshuari  mund të  të shkaktojë trazira publike. Në këtë rast Gjykata thekson se “ndalimi do të vazhdojë të jetë legjitim vetëm nëse rendi publik mbetet realisht i kërcënuar dhe se  vazhdimi i arrestit nuk mund të përdoret për të parashikuar një dënim me burgim ( Letellier v. Francës; IA v. Francës). Por në çdo rast Gjykata kërkon që këto rreziqe, të vërtetohen me prova bindëse, ndërsa arsyetimi i dhënë në vendimet gjyqësore “nuk mund të jetë abstrakt, i përgjithshëm ose stereotip”

Me këtë rast theksojmë se GjEDNj, ka arsyetuar vendimet e saj se, edhe pse një person akuzohet për një krim, si rregull, ai duhet të jetë i lirë, në pritje të gjykimit, ndërsa kufizimet e lirisë së tij me masa sigurimi, përbëjnë përjashtim. Këto masa, dhe posaçërisht masa e arrestit në burg, aplikohen në rastet kur shteti (prokuroria) mund të tregojë që ekzistojnë arsye të forta dhe të mjaftueshme që justifikojnë vazhdimin e mbajtjes së personit nën këtë masë sigurimi personal të cilat, sipas nenit 230 të ligjit tonë procedurial lejojnë që “Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmëirsë së veçantë të veprës dhe të pandehurit”  

Nën këtë këndvështrim, vendimi i dhëna nga gjykatësja Olldashi, edhe pse mund të jetë objekt shqyrtimi nga Kolegji Penal i Gjykaëts së Lartë, nuk përbën asgjë të jashtëzakonëshme, apo prishje të imazhit pozitiv, gjithnjë në rritje të strukturave të posaçme  përkundrazi duhet të vlerësohet si një përpjekje pozitive drejt standardeve të GJEDNJ, në lidhje me kushtet e caktimit të masës ekstreme të sigurimit personal “arrest në burg”

Duke shtjelluar më tej opinionin e z.Vangjeli,  bazuar në jurisprudencën e GJEDNJ në botimin e sipërcituar, më duhet të theksoj se ka ardhur koha që edhe në praktikën e Prokurorisë dhe Gjykatave të Posaçme të përfshihet masa alternative e sigurimit personal “garancia pasurore” sipas nenit 236 të K.Pr.Penale, në rastet kur arsyeja e vetme  për paraburgimin e të dyshuarit mbetet vetëm rreziku i ikjes së tij.  GJEDNJ ka theksuar se kjo rrethanë nuk mund të matet vetëm në bazë të ashpërsisë së dënimit që parashikon dispozita penale e dyshuar se është shkelur, por “duhet të vlerësohet në dritën e faktorëve që lidhen me karakterin e personit, moralin e tij, shtëpinë, profesionin, pasurinë, lidhjet familjare dhe të gjitha llojet e lidhjeve me vendin në të cilin ai ndiqet penalisht (Becciev k . Moldavisë ). Prandaj Gjykata kërkon që i arrestuari “të lirohet në pritje të gjykimit,  nëse është e mundur,  të merren garanci që do të sigurojnë paraqitjen e tij..”

Pra sipas jurisprudencës së GJEDNJ dhe përmbajtjes së nenit 236 të  k.pr.penale, Gjykatat, përfshirë edhe atë të “posaçme”,  mund dhe duhet të urdhërojnë lirimin e të arrestuarit, duke pranuar “garancinë pasurore”, për të parandaluar  rrezikun e ikjes dhe siguruar prezencën e tij në procedimin penale. Vlera monetare e caktuar si “garanci pasurore” duhet të jetë në proprocion me balancën mes  nevojave reale të sigurimit dhe rëndësisë së faktit penal nga njera anë dhe rrethanave personale e familjare të dyshuarit, si dhe të gjendjes  së tij financiare nga ana tjetër, për të mos e bërë këtë alternativë të pa mundur në zbatim.

Në udhëzimin e Këshillit të Europes thuhet se: “ Garancia e parashikuar nga neni 5 § 3 i Konventës është krijuar për të siguruar .., në veçanti, paraqitjen e të akuzuarit në seancë. Prandaj, shuma e tij duhet të vlerësohet kryesisht “duke iu referuar [të akuzuarit], pasurive të tij dhe marrëdhënieve të tij me personat që do të japin sigurinë, .., në rast të mosparaqitjes së tij në gjyq, do të veprojë si një pengesë e mjaftueshme për të rrëzuar çdo dëshirë nga ana e tij, për t’u arratisur” Madje sipas jurisprudencës së GJEDNJ në këtë botim theksohet se “refuzimi automatik i dorëzanisë” apo garancisë pasurore “është i papajtueshëm me garancitë e nenit 5 § 3 (Piruzyan v.Armenia; SBC v. Mbretërisë së Bashkuar).

Prandaj pritet që autoritet tona gjyqësore të reflektojnë këtë jurisprudencë të GJEDNJ, ndërsa opinion publik të këtë më shumë besim tek drejtësia e re, e posaçërisht tek vendimmmarrjet e Gjykatës së Posaçme edhe kur aplikojnë masa sigurimi të ndryshme nga ajo e “arrestit në burg”. Madje është koha që ato të aplikojnë edhe ndërprerjen e paraburgimit të të dyshuarve, kundrejt garancisë pasurore sipas së drejtës së garantuar nga neni 5§3 i KEDNJ-së.

Nga Gurali Brahimllari

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 9 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 10 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 22 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 30 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.