Parlamentarizmi i vrarë, demokraci e gjymtuar!…

Nga Luan Rama*- Edhe pak ditë na ndajnë nga marrja e vendimit, nëse Këshilli Europian do t’i çelë ose jo negociatat me Shqipërinë!
Mirëpo, Kuvendi i marrë peng nga arbitrariteti dhe arroganca e maxhorancës së qeverisë së drogës, Kuvendi i zhurmës dhe i kartonakanabisit, Kuvendi që ka frikë nga debati, transparenca dhe zbatimi i ligjit, edhe sot dëshmoi se parlamentarizmi është vrarë në Shqipëri! Dhe parlamentarizmi i vrarë, në një republikë parlamentare siç e sanksionon Kushtetuta Republikën e Shqipërisë, eshtë më e pakta dëshmi e një demokracie të gjymtuar.
E kur nuk ka parlamentarizëm, kur nuk ka dialog politik, kur nuk ka ushtrim të atributeve kushtetuese të Kuvendit, kur demokracia është e gjymtuar dhe e dhunuar, si mundet t’i japim mesazh Europës që të na çelë negociatat?!
Klasa politike dhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk e meritojnë çeljen e negociatave!
Ndaj, që qytetarēt të mos ndëshkohen prej parlamentarizmit të vrarë e papërgjegjshmërisë politike, të dëshmojnë se e meritojnë Europën nën moton: koha e qytetarëve, jo e kartonparlamentarëve!
*Zëvendëskreytar i LSI

SHKARKO APP