Parlamenti sot, me sytë e Ramës

Kryeministri Edi Rama nuk është përfshirë në debatet e zhvilluara sot në Kuvend. Edhe pse ka qenë një seancë e tensionuar dhe me akuza të ashpra, Rama nuk ka preferuar të komentoj qëndrimet e opozitës nga foltorja e Kuvendit. I vetmi reagim ishte ai jashtë sallës së Parlamentit, ku tha se farsa e akuzave po përdoret nga kriminelët dhe politikanët.

Gjatë punimeve të Kuvendit, Rama ka postuar një fotot, siç duket të bërë nga vet ai me celularë, gjatë kohës që opozita ishte ngritur në këmbë dhe kishte rrethuar podiumin. "Sot parlamenti u mor peng per te zhvilluar me tej farsen e skutave qe duhet te zbardhen nga prokuroria",- shprehet Rama në postimin që shoqëron foton.

 

SHKARKO APP