Pas 33 vitesh mbetet mister nëse u vra apo u vetëvra Mehmet Shehu

 

Tridhjetë e tre vjet më parë Mehmet Shehu kryeministër i vendit do ti jepte fund jetës mbrëmjen e ftohtë të 18 dhjetorit të vitit 1981.

Në atë kohë Komiteti Qendror i Partisë së Punës njoftoi se në një moment krize nervore Mehmet Shehu I kishte dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, por ngjarja ende edhe sot mbetet një mister.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-shefi i rojave të sigurisë Ali Ceno në qershor të vitit 1993 pohoi se Mehmet Shehun e vranë njerëzit e Enver Hoxhës, pasi kishte frikë se personaliteti i krahut të tij të djathtë mund ta eliminonte. Ai dekalroi gjithashtu se ka qenë me shërbim para vilës së tij atë natë dhe se nuk ka dëgjuar asnjë të shtënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ali Ceno dekalroi se arma që vrau Mehmet Shehun nuk ishte ajo që u gjet pranë kufomës së tij, por një tjetër me silenciator, duke aluduar se në vilën e ish-kryeministrit diksuh kishte hyrë përmes korridorit të fshehtë të tuneleve të nëndheshme.

Djali i tij Bashkim Shehu përmblodhi shumë kujtime dhe hodhi dyshime përmes librit të titulluar “Vjeshta e ankthit”, ndërsa i vëllai Duro Shehu është shprehur i bindur se ishte vrasje e pastër politike.

Ndërkaq Dhoma e ish kryeministrit Mehmet Shehu është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e vizitorëve që prej hapjes së Bunk’Art, pikërisht për shkak të misterit nëse kryeministri I shqiptarëve u vetëvra apo e vranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?