Pas videos opozita nis sulmin mediatik ndaj aktorit Bes Kallaku
Një video e bërë me humor, ka bërë që Bes Kallaku të vihet në qendër të sulmeve të PD-së dhe medieve të saj. Fillimisht ishte Arben Ristani, që deklaroi se video ku aktori i njohur ironizonte porositë për vrasjen e deputetëve dhe ministrave, ishte një provokim dhe presion mbi prokurorinë.
Më pas, disa portale pranë PD-së kanë ndërmarrë disa sulme ndaj aktorit. Ato shkruajnë se LSI ka punësuar në Tiranë prindërit e tij, menjëherë pas publikimit të kësaj video. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të aktorit, i cili thotë se ajo ka ironizuar prej vitesh politikën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë, duke hedhur poshtë zërat se është përdorur në rastin e videos në fjalë.