Pazar shqiptaro-italian për përgjimet?!

Placeholder Image

Edhe mediat italiane e quajnë skandal atë që ka shpërthyer të premten e javës së kaluar, “kur Prokuroria e Tiranës, pas një raporti të shërbimeve sekrete vendase, i ka kërkuar policisë shqiptare të sqarojë për çfarë e përdor një pajisje të avancuar (dhe kontroverse) mesa duket e aftë për të kapur çdo përdorues në një zonë të caktuar, paisje e cila përdoret nga disa agjenci inteligjence në vendet Perëndimore”.

Kështu shkruan “Il secolo XIX”, në një artikull publikuar online në faqen e vet zyrtare dhe të titulluar “Hija e një pakti midis Italisë dhe Shqipërisë për spiunazhin “Big Brother” në Tiranë”

Paisja shkruan më tej media italiane, “quhet “IMCI Catcher”, dhe është një lloj si “Big Brother” që ka ngritur mjaft probleme për cënimin e privatësisë dhe lirisë personale në Tiranë”.

Sipas “Il secolo XIX”, pajisja e përgjimit është futur në Shqipëri me mbështetjen e diplomatëve dhe zyrtarëve të misioneve italiane që operojnë në Shqipëri.

“Kompania italiane dyshohet se ka përdorur disa kanale diplomatike për ta sjellë pajisjen, në veçanti një zyrtar të misionit “Interforce”, ish-shef i polices Ana Poxhi’”, shkruan gazeta.

Në shkrim hidhen dyshime se hetimet për këtë rast mund të zbulojnë një sistem të ndërlikuar, ku e përfshirë është edhe Ana Poxhi, ish-policja e zyrës së “Interforce” në Tiranë, e përfolur në rastin e akuzave të ish-shefit të drogës së Fierit, Dritan Zagani.

SHKARKO APP