PD duhet të hapet për prurje të reja!

Nga Alban Daci –

Nëse ka gjasa që Rama ta mbaroi të plotë edhe këtë mandat, atëherë, në 12 vitet e tij, ai ka kontribuar për të ndryshuar përbërjen sociale të vendit dhe atë të sipërmarrjes, duke krijuar një elitë të frikshme me orientim monopoli dhe oligarkie.
Tashmë, nuk bëhet fjalë për kater vite, por mbi tetë vite që janë më se të mjaftueshme për të bërë transformime rrënjësore të përbërjes sociale, duke rrezikuar në krijimin e një kaste më të fortë e më të rrezikshme se ajo e periudhës komuniste.
Gjithnjë, më e vështirë do të jetë për të gjithë ata që do të dëshirojnë të hyjnë në biznes, apo në politikë, dhe që nuk janë pjesë e kastës së këtij regjimi.
Pra, nuk është thjeshtë çështje rotacioni apo ndërrimi pushteti, por diçka shumë më serioze, siç është ndryshimi i raporteve sociale të vendit.
Atmosfera e kushteve të barabarta dhe e meritokracise do të bëhet gjithnjë e më shumë mbytëse, për të rinjtë, që do të jenë, për fat të keq, gjithnjë e më shumë të bindur se ardhmja e tyre mbetet largimi jashtë vendit. Pas tetë viteve të një qeverisje me shumë probleme, rotacioni jo vetëm konsiderohej i natyrshëm, por i domosdoshëm.
Partia Demokratike, në këto zgjedhje ka dal e humbur në marrjen e pushtetit, por ka dal e fituar si forcë politike, duke u rikthyer si alternativë serioze dhe e konsoliduar.
Sigurisht, PD nuk ishte fare e barabartë përballë PS, për të gjitha arsyen që dihen, tashmë. Megjithatë, PD mori rreth 700 mijë vota që i japin asaj forcën e një partie opozitare dinjitoze.
Shikojme një lloj frustimi nga radhët e demokratëve, persona që duan të kritikojnë, por nuk ua “mban”, si dhe demokratë në minorancë, që i bien shkurt, duke kërkuar largimin e Bashës!
Së pari, një lider është investim i konsiderueshëm në kohë dhe hapësirë. Basha duhet të konsideroi më të “rrezikshëm” ata që i fshaqen si besnike të përbetuar. Në fakt, shumë prej tyre nuk janë besnik, por kërkojnë të mbrojnë privilegjet e tyre që, ndoshta, i kanë marrë në mënyrë të pamerituar mbi bazën e raporteve ndërpesonale me lidershipin e PD. Insistimi i tyre për të bllokuar dhe eliminuar çdo kritike, nuk i shërben as PD e Bashës, por u shërben vetëm interesave të këtyre personave që përveç politikës nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër.
Prandaj, Basha është figura qendrore në PD dhe me aq sa ka rreth e rrotull e duke përfshirë edhe ata që bën parti e morën 100 vota, nuk ka zëvendësues.
Nuk është çështja Basha, por reformimi dhe hapja e PD. Në këto vite është lënë në hije organizimi territorial i PD me degët e saj në periferi, të cilat, në fakt, duhet të jenë mekanizmi kryesor që prodhojnë konsensus dhe vota.
Së dyti, a ka vend për kritika e për korrigjime? PD duhet të bëj një analizë të thellë, të guximshme dhe po ashtu të ashpër! Këndvështrimi me aleatët dhe përballë aleatëve duhet të shikohet me seriozitet. Tashmë, me kodin zgjedhor aktual dhe rezultatin e fundit të zgjedhjeve, Shqipëria po shkon zyrtarisht drejt një bipolarizmi thuajse prefekt. Atëherë PD ka dy mundësi:
– të vazhdoj rrugën e konsolidimit të sistemit bipolar ose të rikthehemi në sistemin “miks/tallava” të moçalit që ishte
– investoj në modelin bipolar të sistemit politik shqiptar.
Së treti, pas një analize serioze, PD duhet të këtë kurajë e forcë për rotacion elitash. Ata që janë deputet e ministra, që në fillim të viteve ’90, mund të vazhdojnë të jenë kontribues, por jo duke kërkuar më kandidim dhe karrierë. Shqiptarët kanë nevojë për modele të reja, larg arrogancës dhe konsumimit të tepruar.
Hapja serioze e PD duhet të bëhet përmes një procesi serioze kolegjial (me votë) dhe jo me komisioner që zgjedhin vetë veten në fund për të kandiduar! Procesi i hapjes së PD duhet të jetë serioz, gjithëpërfshirës dhe pa paragjykime!

SHKARKO APP