Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD midis krizave të vjetra dhe shpresave të reja

Forum E premte, 26 Shtator 2025 19:11
PD midis krizave të vjetra dhe shpresave të reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ferdinand Xhaferraj

”Në një demokraci, populli merr qeverinë që meriton”, ka thënë mendimtari politik francez, Alexis de Tocqueville. Por për ta kuptuar realisht gjendjen e një vendi, duhet parë jo vetëm pushteti, por edhe ata që pretendojnë ta zëvendësojnë atë. Pra, ndërsa në këtë analizë përqendrohemi mbi problemet e brendshme dhe krizën shumëdimensionale që po përjeton Partia Demokratike, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që kritika ndaj opozitës është amnisti ndaj qeverisjes, e cila në zgjedhje vuri në dispozicion burimet e shtetit për të mbajtur pushtetin. Përkundrazi, një pushtet që keqpërdor shtetin për interesa elektorale meriton të zëvendësohet nga një pushtet legjitim. Por fakti që kjo nuk ndodh është tregues i një boshllëku edhe më të madh: mungesës së një opozite funksionale.

Është pikërisht dobësia e opozitës që ka përkeqësuar balancat demokratike në vend. Në këtë kuptim, analiza e gjendjes së Partisë Demokratike nuk është një çështje e brendshme partie, por një problem madhor për shoqërinë shqiptare, e cila mbetet e zhveshur nga mjetet reale të kontrollit dhe alternimit të pushtetit. Nëse kërkojmë të kuptojmë si arritëm deri këtu, duhet të shohim nga afër rrugëtimin e Partisë Demokratike dikur simbol i energjisë qytetare të viteve ’90 e cila sot ndodhet në një krizë të thellë identiteti. Deri në zgjedhjet e 2021, PD mbante gjallë shpresën për fitore duke qenë një alternativë e mirëfilltë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Slogane dhe fushata si “Koha për Ndryshim” (2005) apo “Shqipëria Fiton” (2021) dëshmonin se partia ruante ende një shpirt konkurrues dhe ambicie për fitore në çdo nivel të saj. Por, zgjedhjet e fundit vulosën fundin e atij shpirti, duke zbuluar një parti që ekziston më shumë për inerci sesa për mision. Lidershipi aktual i Partisë Demokratike, i kapur peng nga hipoteka problematike e të shkuarës, nuk ka arritur – dhe nuk arrin – ta shndërrojë partinë në një burim të shprese për një të ardhme më të mirë. Siç thoshte shkrimtari dhe disidenti politik Václav Havel, “një organizatë që nuk përjeton ringjallje shpirtërore, shndërrohet në një karikaturë të vetvetes”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dobësia e sotme elektorale e PD-së është simptoma, jo diagnoza. Kriza e vërtetë është strukturore dhe shfaqet në tri linja themelore:

1. HUMBJA E IDENTITETIT POLITIK

Kur themi se Partisë Demokratike i mungon identiteti, nënkuptojmë se ajo nuk ofron më një narrativë kombëtare që frymëzon shqiptarët për një vizion afatgjatë. Më problematik akoma është fakti se sot ajo nuk di as kë përfaqëson. Dikur ishte zëri i studentëve, i të përndjekurve politikë, i shtresës së mesme. Sot, PD luhatet mes qasjeve pragmatiste dhe populiste, ku retorikat konservatore ndërthuren me propozime që mbartin elemente social-populiste. Themi kështu, sepse PD nga njëra anë promovon politika me taksa të ulëta dhe kërkon reduktim të barrës fiskale ndaj biznesit dhe qytetarëve — një qasje që lidhet me idenë e “më pak shtet” dhe më shumë treg të lirë. Nga ana tjetër, ajo propozon subvencione dhe ndihma sociale në sektorë të ndryshëm si bujqësia, arsimi dhe për grupe specifike si minatorët — politika që nënkuptojnë “më shumë shtet” në logjikën e ndërhyrjes dhe mbështetjes financiare nga buxheti shtetit. Kjo paqartësi ideologjike ka zbehur besueshmërinë programore të partisë, duke e shndërruar identitetin politik në një përzierje retorikash pa një bosht të qartë parimor.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

2. MUNGESA E INTEGRITETIT ETIK

Problematika e dytë qëndron te mungesa e një formatimi etik. Në një kontekst shoqëror ku shqiptarët janë të lodhur, të zhgënjyer dhe gjithnjë e më mosbesues ndaj politikës, vetëm një qasje e bazuar në etikë mund të krijojë besim dhe shpresë reale. Qasja etike do të thotë që të shpallësh primaret, si proces i përzgjedhjes së kandidatëve brenda partisë, për të dhënë mesazhin që pushteti i vendimmarrjes buron nga baza. Por, të mos degradosh produktin e primareve në një farsë etike, ku legjitimiteti që vjen nga baza zëvendësohet nga besnikëria ndaj liderit.

Qasja etike kërkon edhe respektimin e normës statutore që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve. Refuzimi për ta zbatuar këtë normë minon besimin në rregullat dhe drejtësinë brenda partisë. Ai dëshmon se përgjegjësia personale për humbjen i lë vendin një logjike mbijetese, ku ruajtja e pushtetit individual prevalon mbi nevojën kolektive për reflektim dhe rinovim. Për më tepër, dështimi i partive të reja për të ndërtuar një kulturë politike ndryshe e bën edhe më të domosdoshme ringjalljen e Partisë Demokratike.

Ndonëse fillimisht u panë si alternativa frymëzuese dhe të çliruara nga makthet e së kaluarës, shumë prej këtyre lëvizjeve dëshmuan shpejt përplasje të brendshme, mungesë koherence dhe prani të të njëjtit mentalitet të vjetër që pretendonin të sfidonin. Ky dështim nuk është thjesht individual, është simptomë e thellë e një kulture politike të paformuar, ku mungon etika institucionale dhe përkushtimi ndaj një vizioni më të lartë shoqëror. Prandaj, nevoja për transformimin e PD-së nuk buron vetëm nga historia e saj, por edhe nga boshllëku që la pas paaftësia e alternativave të reja për të strukturuar besim dhe përfaqësim afatgjatë. Siç shprehej Antonio Gramsci: “Kriza konsiston pikërisht në faktin se e vjetra po vdes dhe e reja nuk mund të lindë”. Në këtë hapësirë të zbrazët, përgjegjësia për një rilindje të vërtetë politike është më e madhe se kurrë.

3. MUNGESA E NJË VIZIONI FRYMËZUES PËR TË ARDHMEN

Në këtë kontekst të rrënimit të ideve dhe strukturave, ndërtimi i një oferte të re politike nuk është luks, është domosdoshmëri. Pa një horizont të ri vizionar, Partia Demokratike rrezikon të mbetet një kornizë formale, pa elektorat, pa program dhe pa të ardhme. Historia e afërt ofron shembuj paralajmërues: Në Francë, socialistët ranë nga presidenca në margjinalitet për shkak të mungesës së një vizioni të ri. Në Itali, Forza Italia u tkurr bashkë me figurën e liderit të saj, duke u zhvendosur nga qendër e gravitetit politik në periferi.

Ky është fati i partive që nuk guxojnë të ndryshojnë: ato nuk humbasin thjesht zgjedhje, por rrezikojnë të humbasin vetë ekzistencën. Por ka edhe shembuj që dëshmojnë se ringritja është e mundur. Në Spanjë, socialistët e rrënuar arritën të rikthehen në pushtet pasi Pedro Sánchez i dha partisë një identitet të ri dhe sfidoi elitën e vjetër përmes një procesi të brendshëm pastrimi dhe rinovimi. Në Bullgari, lëvizja “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e udhëhequr nga një brez i ri, theu status quonë e korruptuar dhe fitoi mbështetje masive duke ofruar një alternativë të besueshme, jo vetëm slogane.

Shqipëria nuk është përjashtim. Zgjedhjet e fundit treguan se PD po humb terren jo vetëm përballë kundërshtarit politik, por edhe përballë mosbesimit të qytetarëve karshi alternatives që ajo ofron. Rinia është larguar, profesionistët janë pasivizuar dhe rezultati i fundit elektoral ishte dukshëm më i dobët se ai pararendës. Përfundim: Zgjedhja është e qartë: ose Partia Demokratike i nënshtrohet një procesi të thellë vetërishikimi dhe rinovimi, ose rrezikon të bëhet një kapitull i mbyllur i historisë politike shqiptare. Ndoshta me naivitetin e dikujt që ka investuar për dekada në këtë parti, unë vijoj të shpresoj.

Etiketat e lidhura

Ferdinand XhaferrajPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Tani

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 16 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 23 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 23 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.