PD pati 230 mijë vota firo, jo 200 mijë…

Nga Eduard Zaloshnja

Në deklartën e tij të parë publike, pas 25 qershorit, Berisha deklaroi se PD-së i munguan 200 mijë vota (pas tij, e përsëritën këtë shifër edhe disa nga figurat politike të PD-së, që kanë bërë komente publike rreth disfatës dramatike të të saj).

Kjo shifër është e saktë, në qoftë se krahasohen votat që mori PD-ja më 25 qershor, me ato që morën para katër vjetësh partitë opozitare (të marra së bashku). Por ky krahasim nuk merr në konsideratë faktin se në listat e zgjedhësve kishte sivjet plot 180 mijë votues më shumë se para katër vjetësh (3.45 milionë vs. 3,27 milionë). Nga këta 180 mijë zgjedhës të shtuar, rreth 100 mijë jetojnë në Shqipëri (pjesa tjetër janë në emigracion).

Sipas një soondazhi të IDRA-s pas zgjedhjeve të 2013-ës, 90% e votuesve të rinj votojnë njësoj si prindërit e tyre (ose bojkotojnë njësoj si ata), ndërsa 10% i kryqëzojnë votat duke eliminuar efketet në total. Duke mbajtur parasysh këtë fakt, rezervuari natyral elektoral i PD-së të djelën që shkoi përbëhej nga votuesit që kishin votuar për të dhe për partitë satelite të saj para katër vjetësh, si dhe nga bijtë e këtyre votuesve (që kishin mbushur moshën për votim).

Dhe po të krahasojmë rezevuarin natyral elektoral të PD-së me votat që mori në fakt, rezulton se ajo pati një firo prej 230 mijë votash, e jo 200 mijë…

Por a mund të themi se kjo firo prej 230 mijë votash shpiegohet e tëra me mospjesmarrjen e votuesve të djathtë?

Nga një analizë e 5363 qendrave të votimit në të gjithë vendin, rezulton se në zonat urbane, mospjesëmarrja e votuesve të djathtë ishte pothuaj faktori i vetëm i firos. Ndërsa në zontat rurale, faktori kryesor i firos së votave të PD-së ishte transferimi i votave të djathta tek partitë PS dhe/ose LSI dhe/ose PDIU dhe/ose PSD

SHKARKO APP