Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pedagogë mos hezitoni! Është momenti juaj

Forum E premte, 17 Shtator 2021 17:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luçiano Boçi

Pedagogë të nderuar, studentët e bën të tyren e po vazhdojnē me një vendosmëri të admirueshme! Ata nuk u ngritën vetëm e thjesht për tarifat e larta, për rrjepjen e pandalshme të familjeve, për pasigurinë ekonomike, për mungesën e së ardhmes, për Ligjin si Edi, por thelbësisht dhe për Universitetin për Universitetin tonë e tuajin publik.

U ngritën që ai të ketë dinjitet, hapësirën e nevojshme akademike, misionin iluminues dhe avangard ekonomik e social, në një mjedis demokratik normal, ku vlera e diplomës përcaktohet nga tregu i dijes dhe jo nga tregu i politikës dhe i Universiteteve, ku studenti nuk është klienti i rradhës dhe ku ju nuk jeni “shitësit e mallkuar”, të një dije të pa vlerë e të pa branduar.

U ngritën që ju të keni pozicionin e merituar në katedrat e fjalës së mencur, respektin e vlerësimin financiar sipas mësimdhënies, punës e meritës. Që ju të jeni subjekti i realizimit të kërkimit shkencor dhe jo objekte të persekutimit shkencor, sipas një fryme antiintelektuale që ka instaluar ky, Rama i dytë. Beteja e tyre është dhe beteja juaj! Nuk është beteja kundër jush, siç mundohet ta paraqesë e propagandojë Rama. Jo!  Është beteja kundër arrogancës, hajdutërisë, harbutërisë e paditurisë qeveritare. Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta. Paguheni keq, shumë keq. Trajtoheni me përcmim. Nuk keni mbështetje për kërkim shkencor. Jepni dije në ambiente pa kushte, pa mjetet e duhura, pa literature, pa laboratorë të vërtetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një pjesë pa dëshirë, ka devijuar misionin, duke shkelur mbi parimet, si kompesim të anashkalimit që iu bën shteti, me kokën sot ulur. Ju tregojnë me gisht si fajtorë pa faj. Ju kanë bërë gati togën e pushkatimit politik, duke ju vënë përballë “injorantëve” aparatçikë, që hyjnë e dalin dikastereve e Ministrive, me diplomat tuaja në xhep, por që sot idealin e partisë e kanë më të shtrenjtë se mirënjohjen për ju! Dhe ju heshtni?! Pedagogë ky është momenti juaj! Mos hezitoni! Bashkohuni me studentët tuaj e pranoni njëherë të vetme leksionin e tyre. Jeni elitë e këtij vendi, mos e harroni!  Dhe elitat reagojnë, protestojnë, kërkojnë më të mirën, i bëjnë thirrje ndërgjegjes e idealit, drejtojnë e udhëheqin. Formojnë ide, vizione e frymëzojnë. Ndryshe nuk janë të tilla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju e dini më mirë se kushdo që gjashtë vite rresht në Universitete nuk ka asnjë investim,
asnjë financim, asnjë bibliotekë të shtuar. Asnjë kujdes të shtuar për ku e studentët. Ju e dini se Ligji klientelist nuk vlen, nuk zbatohet, është degradues dhe vjen kundër vlerës publike të Universitetit. Ju e dini që politika vendos tek ju për gjithçka: për normën akademike, për fondet e kërkimit shkencor, për postet drejtuese, për administratën, për rojen e pastruesen, e juve dhe studentëve s’ju pyet kush. Prandaj mos kundroni tek Rama servir kokat tuaja në tepsi të argjendë, për të shpëtuar kokën e vet.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 1 ore
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Mos i rrini larg studentëve, sepse diku ne pankarta kanë shkruar emra të kolegëve tuaj. Zemërimi i tyre është i sinqertë. Beteja e tyre është dhe beteja juaj! Mos u bëni palë e presekutorëve tuaj, që ju numërojnë vetëm si vota. Mos keni frikë nga zgjidhja politike. Dija juaj është më e fortë se cdo politikë dhe se cdo dhunë që pjell pushteti. Bëhuni një me studentët e me kolegët pedagogë, firmëtarë të abrogimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Vepër e mirë nuk është vëtëm puna shkencore e mësimore. Vepër që hyn në histori, është dhe puna e detyra qytetare, për të rivendosur demokracinë e humbur. Mos harroni! Qytetarët e studentët besojnë ende tek ju dhe vlerat tuaja. Shpëtoni sot bashkë me studentët Universitetin! Brezat do ju jenë falenderues.

*Deputet i PD-së, shkrimi është marrë nga profili facebook i deputetit Luçiano Boçi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 16 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 25 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 30 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 47 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.