Pedagogu Artan Fuga: Studentë, këputini zinxhirët që ju lidhin

Pedagogu dhe akademiku Artan Fuga me një shkrim në faqen e tij në Facebook ka shkruar për protestën e studentëve.

Fuga ndër të tjera shkruan se, ‘mirë që kërkojnë t’i mbajnë studentët lidhur me zinxhira, këtë e kuptoj, por nuk kuptoj si është e mundur që studentët vetë nuk kërkojnë t’i këpusin zinxhirët!’
Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Skllavi student

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo gjë janë gati gjoja t’u japin studentëve, vetëm të drejta individuale në universitete nuk u japin!

Swiss Digital Mobile Reklama

As në universitetet private as publike!

Nuk ka asnjë çudi këtu!

Çdo gjë kërkojnë studentët, vetëm të drejta individuale për t’u trajtuar si njerëz në universitete nuk kërkojnë!

Çudi e madhe!

Mirë që kërkojnë t’i mbajnë studentët lidhur me zinxhira, këtë e kuptoj, por nuk kuptoj si është e mundur që studentët vetë nuk kërkojnë t’i këpusin zinxhirët!!!

Mister i madh!

Kam një shpjegim por nuk e them dot kaq lehtë!

Kam frikë se është një e vërtetë që ngjall trishtim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?