Peleshi: 2 fjalë për projektin e TEC-it për t’i mbyllur rrugën spekulimeve
Nga Niko Peleshi
1.Investitoret kane kerkuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një centrali elektrik që përdor si lëndë djegëse gazin e TAP. E kane marre kete status si detyrim i ligjit te investimeve strategjike per te gjitha projektet mbi 30 mln euro.
2.Ky status ka te beje vetëm me detyrimin e institucioneve per te kthyer pergjigje në një afat më të shkurtër. Përgjigjja mund të jëtë negative ose pozitive, por duhet të jëtë e shpejtë. Pra statusi ka të bëjë thjesht me reduktimin e burokracisë dhe nuk nënkupton lejimin apo aprovimin e investimit. aspak.
3.Për rrjedhojë ky projekt NUK ka marrë ende autorizimin nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.
4.Projekti NUK ka marre as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Qendrimi im i shprehur në komitetin e investimeve strategjike dhe aktualisht.
1.Jam tërësisht në të njëjtin qëndrim me kryetarin e bashkisë, z. Sotiraq Filo.
2.Pra, ne qofte se ky projekt shton SADOPAK ndotjen ne qytet, une jam aktivisht kunder dhe projekti nuk do të ketë ASNJE SHANS të realizohet kundër vullnetit të institucioneve dhe interesit te Korçës.
3.Angazhimi i investitorëve për:
– të reduktuar ndotjen në qytet duke eliminuar ndotjen prej tymit të druve të zjarrit me anë të ndërtimit të një sistemi për ngrohjen e qytetit me ujë të ngrohtë dhe
-për të ndërtuar një termoelektrocentral me ndotje me të ulët se sa ndotja që eliminohet, nuk mund te jete nje fjale goje.
4.Ky angazhim duhet të vërtetohet shkencërisht dhe në diskutim transparent me qytetarët e Korçës.
5.Fakti që në Bashkinë e qytetit nuk është depozituar ende një raport i plotë për të gjitha kēto cështje, është një sinjal joserioziteti.
6.Të gjitha spekulimet në emër të interesit të politikës janë përpjekja e rradhës për të përfituar ndonjë votë të dëshpëruar duke shpikur gogolin. Ato nuk kanë lidhje me qytetarinë dhe me dashurinë për qytetin dhe nuk jane as të parat, as të fundit në listën e shpikjeve të projekteve fantazmë. Korça sot është një projekt i ushqyer me dashurinë e pasionin e qytetarëve të mirë. Pas 12 viteve punë kemi ndërtuar një destinacion kombëtar dhe model zhvillimi, por është vetëm fillimi. Do të na duhet të vazhdojmë punën për të ndërtuar mirëqënie për çdo familje. Eshtë një rrugë e gjatë pa kthim. Koha na ka treguar se kjo rrugë nuk është e shtruar me asfalt.
7.Shqetësimi i artikuluar i qytetarëve korçarë jashtë spekulimeve partiake, është shprehje e kulluar e ndjeshmërisë qytetare dhe e emancipimit të qytetit tonë.
Mbase ky qëndrim le pa punë ndonjë të punësuar në makinerinë e të pavërtetave, por ky nuk është problemi im.