Për çfarë ra dakord Greqia me BE

Kujtim VANI

Pas 17 orë bisedimesh mes krerve të shteteve dhe qeverive  antare të Eurozonës u arrit marrveshja me Greqinë. Greqia ja arriti të mbaj vendin në euro dhe në Bashkimin Europian. Në Bruksel u arrit një marrëveshje që do të shërbejë si bazë për një program të tretën ndihme për Greqinë. Sipas marrveshjes Greqisë i akordohen 50 miliardë euro, që do të shërbejnë si bazë për një program të tretën asistence, ku kto para do të administrohen plotësisht nga qeveria greke, ku gjysma do të përdoren për trajtimin e borxhit dhe pjesa tjetër do të përdoret për nevojat kryesore për sigurimin e  qëndrushmërisë së bankave.

I tërë teksti i Marrëveshjes

Hapja e negociatave për kredinë e re 82-86 milion euro, do të realizohet vetëm pas miratimit të ligjit nga  parlamentit grek, dhe të bëjnë gjithë hapat e nevojshëm, duke iu referuar marrëveshjes së Greqisë me huadhënësit në Samit.

Pikat kryesore:

 Kredi 82-86 milion euro përmes Mekanizmit të Stabilitetit Evropian, me angazhimin e vazhdueshëm dhe të plotë të FMN-së, e cila mund të paguajë një shtesë 16 miliard euro nga programi i vet aktual. Menjëherë do ti jepen 7 miliard euro Greqisë brenda ditëve të ardhshme në mënyrë që të mos falimentoi vendi, pasi ka kaluar tekstin e marrëveshjes dhe një sërë masash nga parlamenti. Përsa i përket propozimit të paketës 35 miliardë euro. Paketa Juncker, është e paqartë për kohët e tanishme, për mënyrën se si do të luhen parat në Greqi. Përsa i përket Ristrukturimi i borxhit, përjashtohet qethja e vlerës nominale të borxhit. Megjithatë do të jetë një paketë e konsiderueshme e masave për të mbështetur qëndrueshmërinë e borxhit grek, pas vlerësimit të parë pozitiv të programit. Ndërkohë, Fondi i zhvillimit të pronës 50 miliardë euro, do të ketë selinë e saj në Greqi, ku do ti kalojnë pronat shtetrore. Menaxhimi do të bëhet nga pala greke nën mbikëqyrjen e të huajve. Nga shitja dhe përdorimi i pronës 25 miliard euro do të shkojnë për qëndrueshmërinë e bankave, 12,5 miliard do të kalojnë për shlyerjen e borxhit dhe pjesa e mbetur prej 12,5 miljard eurosh, do të shkojnë për investime që do të vendosen nga Greqia. Kontrolli i ekonomisë do të kryhet me praninë fizike të trojkës në Athinë.

Korrespodent, Koha Jone, Athinë

SHKARKO APP