Për sa minuta e fundos SHBA Korenë e Veriut?

A po shkon bota drejt një lufte të III-­të? A do jetë kontinent tjetër, tashmë, që do ta nisë luftën botërore e jo Europa si dy luftërat e para boterore?

Do jetë Azia, e cila do provokojë konfliktin e madh botëror. Kështu duken gjasat, Azia do jetë arenë e përplasjeve të mëdha, ku natyrisht do reagojnë edhe Kina e Rusia. Në dy luftërat e para botërore Kina ishte një gjigand pa dhëmbë, por tashmë është kthyer në një supërfuqi botërore. E jo vetëm ekonomike, por edhe ushtarake. Nëse lufta e I­rë dhe II­të botërore nisen nga Europa dhe u mbyllën në Azi, ka mundësi që lufta e III­të botërore të fillojë në Azi e urojmë të mos mbyllet në Europë!

Pra të mos vijë në Europë. Kështu mendojnë shumë politologë europianë, duke thënë mes dhembëve, se “le të mbetet njëherë në Azi!”. Mjetet diplomatike duhen luajtur deri në fund, pasi lufta mbetet luftë e asnjë nuk e do luftën, përveç diktatorëve si ai i Koresë së Veriut. Realisht po vrap po shkohet drejt luftës. E për faj të diktatori të Koresë së Veriut dhe “neutralitetit” të Kinës. Ç’po ndodh? Presidenti Donald Trump bëri së fundmi një paralajmërim të ri ndaj Koresë së Veriut, duke thënë se deklarata e tij për “zjarr dhe furi” “nuk ishte mjaftueshëm e fortë”.

Duke folur me gazetarët, zoti Trump tha se Koreja e Veriut “duhet të sillet mirë, përndryshe do të ketë probleme sikurse disa vende të tjera”. Presidenti i bëri komentet ndërsa pushon në klubin e golfit të tij në Neë Jersey përpara një takimi me këshilltarët e lartë lidhur me çështje të sigurisë. Deklarata e zotit Trump vjen pas paralajmërimit të bërë prej tij më herët gjatë kësaj jave se Koreja e Veriut do të përballet me zjarr dhe furi që bota nuk e ka njohur ndonjëherë. Përpara reagimit të fundit të presidentit Koreja e Veriut tha të enjeten se po finalizon një plan për të hedhur katër raketa balistike pranë brigjeve të territorit amerikan të Guamit në Paqësor, një provokim i ri në retorikat mes Phenianit dhe Uashingtonit.

Ushtria Popullore e Koresë së Veriut bëri publike hollësi të reja për një goditje me raketa ndaj Guamit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, raketat që planifikohen të lëshohen pritet të jenë me rreze të mesme veprimi. Ato do të kalojnë mbi Japoni dhe janë planifikuar të bien 30 deri 40 kilometra nga Guami, i cili ndodhet 3 mijë kilometra në juglindje të Gadishullit Korean. Plani, që sipas ushtrisë do t’i paraqitet udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në mes të muajit gusht, ndryshon prej kërcënimeve të mëparshme ndaj Shteteve të Bashkuara dhe përshkruhet si një operacion shumë specifik.

 Në Guam jetojnë 163 mijë qytetarë amerikanë si dhe janë të vendosura një bazë ushtarake amerikane që përfshin dhe një njësi operacionele nëndetësesh, një bazë ajrore dhe një Roje Bregdetare. Paralajmërimin e presidentit Trump këtë javë se Pheniani do të përballej me “zjarr dhe furi” nëse kërcënon përsëri Shtetet e Bashkuara, ushtria e Koresë së Veriut e cilësoi “tërësisht të pakuptimtë”. Në komentin e saj agjensia e lajmeve KCNA tha për presidentin Trump se “dialogu me një person të tillë, të cilit i mungon arsyeja tingëllon i pamundur dhe se vetëm forca e pakufizuar mund të funksionojë mbi të.”

Ndërkaq, Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae­in, ka reaguar i përmbajtur lidhur rrezikun në rritje bërthamor që paraqet Koreja e Veriut dhe në veçanti mbi paralajmërimet e presidentit Trump. Uashingtoni dhe Pheniani janë mes një gare për pozicionimin e tyre, sipas ish­zyrtarit të Pentagonit, Majkëll Maluf. “Nëse SHBA do të kishte për qëllim të niste një sulm, ajo do të mblidhte aleatet e saj në rajon dhe do të mund ta shfaroste Korenë e Veriut për vetëm gjysmë ore, madje jo me armë bërthamore”, thotë ai për “Russian Today”.

Kreu koreano­verior i shtetit ka një strategji që e ndjek me këmbëngulje. Sinjalet kontradiktore nga Uashingtoni ai i interpeton si kërcënim. Kjo e vështirëson zgjidhjen e konfliktit edhe më shumë, mendon Peter Sturm, sipas radios gjermane DË. Për Kim Jong­un është shkruar shumë, me të drejtë rrallëherë është shkruar vërtetë diçka me dashamirësi për të. Por në situatën aktuale, që mund të shndërrohet në një krizë, një meritë mund t’ia vesh në dukje kreut koereano­verior të shtetit: Kim Jong­un po vepron jo pa arsye.

Duket se ai ka një strategji. E këtë e ndjek me këmbëngulje të madhe, ngjashëm si edhe i ati Kim Jong­il dhe gjyshi i tij Kim Il­Sung. Por ndryshe nga dy të mëparshmit, me sa duket Kim Jong­un ndjen presion akut kohor. Kjo sigurisht ka të bëjë me ndryshimin e qeverisë në Uashington. Qeveria Trump ka deklaruar, se strategjia e Obamas “strategjia e durimit” në raport me Korenë e Veriut ka marrë fund. Që qysh nga janari vazhdimisht vijnë sinjale kontradiktore nga Uashingtoni, këtë Kim Jong­un me gjasë nuk e interpreton ashtu siç është në të vërtetë, pra si një tollovi në qeverisje. Ai mendon, se gjithçka që thuhet publikisht është e verifikuar deri në detajet më të vogla. Parë nga kjo perspektivë tollovia e palës tjetër i duket atij si kërcënuese, sepse një situatë e tillë (me gjasë qëllimisht) e turbullon kundërshtarin e mundshëm.

Ndaj Kim Jong­un vëren një “hapësirë dobësie” për veten. Arsyeja më e rëndësishme për këtë është, që ai vetëm në aspektin propagandistik mund të matet në të njëjtin nivel me SHBA­në. Në aspektin ushtarak kjo nuk qëndron. E këtë nuk e ndryshojnë as dy apo një sërë prova raketash atomike që ka ndërmarrë ai.

Kim do që ta mbyllë teknikisht sa më shpejt të jetë e mundur programin e armëve atomike, sepse vetëm kështu e imagjinon ai veten të sigurtë prej ndonjë sulmi. Një pyetje tjetër është, nëse mund të zgjidhet konflikti vërtetë me këshillat e mira p.sh. të Kinës, që SHBA­ja duhet të nisë dialogun me Phenianin? Nëse ka një konstante në tridhjetë vjetët e jetës së Kim Jong­unit, atëherë kjo është, që mos i beso askujt nga bota e jashtme, madje as një cope letre. Ndaj ndonëse teorikisht është e mundur marrëveshja me Korenë e Veriut, nuk është i mundur një çarmatim total bërthamor i gadishullit korean. Por është pothuajse e pamundur, që të besosh, se Kim Jong­un do t’u përmbahej rregullave të një marrëveshjeje të tillë. Pra racionaliteti i udhëheqësit koerano­verior nuk arrin deri në këtë nivel.

 

SHKARKO APP