Përhapja e dallgëve kineze

Nga Paul Krugman/ The New York Times

Kina është qartësisht në telashe ekonomike. Por sa duhet të shqetësuar duhet të jemi për përhapjen e valës së dallgëve kineze në pjesën tjetër të ekonomisë botërore? Përgjithësisht iu kam thënë njerëzve “jo edhe aq”, edhe pse çështja është më madhore për Japoninë dhe Korenë. Por Williem Buiter i Citi-t mendon se mund të bëhet fjalë për një çështje të madhe që mund të shpjerë drejt recesionit global. Dhe Williem është një djalë tejet i mençur; lexoni “Lizën në botën eurozonës” prej tij, e 1998-s (!), që paralajmëronte rreziqet e Bashkimit Monetar Europian si “huadhënës të vakumit të resorit të fundit”. Kështu që a mund të ketë të drejtë ai?

Le ta nis me çështjen për të mos u bërë shumë i mërzitshëm, me konstatimin e faktit se ekonomia e Kinës, edhe pse e madhe, mbetet gjithsesi një fraksion i ekonomisë globale – rreth 15 përqind në kuotat e tregjeve të këmbimeve, që si Buiter ashtu edhe unë i konsiderojmë si shifra të rëndësishme.

Tani, ne kemi një mënyrë shumë të vjetër por ende të dobishme të menduari për ekonomitë e thjeshta të interdipendencës: shumuesin e tregtisë së jashtme. Imagjinoni një botë me dy shtete, A dhe B, në të cilën A-ja ka recesion. Kjo do të bëjë që importet e A-së nga B-ja të bien, me një efekt kundërveprues ndaj B-së. Tkurrja e B-së do të sjellë një rënie të importeve nga A-ja,, duke sjellë një përkeqësim të mëtejshëm të ekonomisë së A-së, çka sjell edhe më pak importime nga B-ja, e kështu me radhë.

Mund të tingëllojë si proces shpërthyes, por duke parë shifrat reale ai po konverton dhe në fakt efektet e menjëhershme mund të jenë të parëndësishme. Importet e Kinës nga pjesa tjetër e botës janë më pak se 3 përqind e PBB-së botërore. Le të supozojmë se Kina do të pësojë një rënie me 5 përqind të PBB-së së saj; duke parë një elasticitet të ardhurash prej 2, që është i arsyeshëm, kjo mund të thotë 10 përqind rënie në importe – por ky është një shok prej .03 përqind të PBB-së të pjesës tjetër të botës. Nuk është hiçgjë, por nuk është as çështjë e madhe.

Por ndjesia ime, për episode si ato të viteve 1997-98 në krizën aziatike, është se ne shpesh shohim shumë më tepër infektim nga krizat ekonomike sa sa mund të shpjegojë ky lloj modeli. Kështu që çfarë tjetër mund të ndodhë?

Një mundësi është që të përqëndrohemi te çmimet ashtu sikurse edhe te vëllimet: ka mundësi që një krizë kineze përmes impaktit të saj te çmimet e mallrave t’i shkaktojë shumë më tepër dëme disa tregjeve të tjera emergjente nga ç’mund të shpjegojë analiza e mësipërme. Jam ende duke punuar mbi këtë, por deri tani nuk kam bërë ndonjë zbulim të madh.

Një tjetër mundësi është një version ndërkombëtar i akseleratorit financiar. Sikurse thotë Buiter, shumë tregje emergjente duket se janë të rrezikuar për shkak të borxhit në valutë të huaj të sektorit privat (që qe gjithashtu vdekjeprurës më 1997-98). Kështu që mund të imagjinohet se një krizë e shkaktuar nga eksportet e Kinës mund të sjellë një zhvlerësim të monedhës, e cila mund të krijojë probleme financiare, të cilat mund të sjellin rënie më të thella të PBB-së nga ajo që mund të kishte parashikuar një shumues i eksporteve direkte.

Ndoshta, mund të shohim gjithashtu disa versione të infektimit financiar që ishte mëse i natyrshëm në vitet ’90. Kriza në Brazil mund t’i bëjë investuesit të besojnë në tregje të tjera emergjente, duke e ngritur spread-in e interesave dhe duke rritur masat shtrënguese fiskale që do ta përkeqësonin recesionin. Ose në të kundërt, mund të ndodhë që fondet që janë përdorur për të blerë asete në një numër të caktuar tregjesh emergjente, humbjet në njërin vend t’i detyrojnë që të likuidojnë astetet diku tjetër, duke shkaktuar njëfarë deflacioni global të borxhit. Kjo ka qenë një histori e njohur në vitet ’90 dhe mund të zbatohet sërish.

Në përgjithësi, nuk jam i bindur me tezën e Buiter; Kina vazhdon të më duket jo aq e madhe për ta rrëzuar poshtë të gjithë pjesën tjetër të botës. Por nuk jam i fortë si shkëmbi në këtë bindje, gjërësisht sepse kemi parë aq shumë përhapje të infektimit në të kaluarën. Qëndroni të sintonizuar.

Përshtati: Syri.net

SHKARKO APP