Përmbyllet “Epopeja” e Gjykatës Kushtetuese!
Nga Mentor Kikia
E para: GJK dështoi të shndërrohet në një institucion-shtyllë e shtetit. Pavarësisht arsyes që çoi në vendimin pa vendim, GJK iu fsheh detyrimit të saj madhor, edhe duke u përballur me institucionet e tjera të shtetit, edhe duke mbajtur peshën e reagimit publik, nëse mendonin se janë në anën e të drejtës. Ata nuk e zgjidhën konfliktin Gjykatë-Qeveripër pezullimin e ministrave, që ishte edhe thelbi i çështjes.
Vendimi pa vendim, për mua ishte një “hidh gurin e fshih dorën” për Ballukun. Lënia në fuqi e pezullimit të Ballukut në këtë mënyrë, më shumë duket një veprim tinëzar, për të mos marrë përgjegjësi, sesa një veprim prej institucioni të lartë të shtetit.
E dyta: Referuar konkluzioneve të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, kryeministri Rama publikoi sot hapat, pa lënë asnjë hapësirë për të thurur konspiracione
-Çështjen e pezullimit të një anëtari qeverie nga një gjykatës/trupë gjykatësish, pra ndërhyrjen e një pushteti tek një pushtet tjetër, në kushtet kur nuk e zgjidhi me vendim GJK, do të zgjidhë PS me 83 mandatet. Do të ndryshojë ligjin, duke ia ndaluar gjykatësve të “fusin duart” në qeveri, për të pezulluar e shkarkuar ministra.
-Tashmë, Balluku e pezulluar nuk përbën rrezik për përsëritje të veprës për të cilën akuzohet, as për prishje provash e as për intimidime dëshmitarësh. Sepse ajo nuk është në detyrë.
“Deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit” – tha Rama.
Pra, çështja e imunitetit nuk do të diskutohet(për një kohë që askush nuk e di) në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

