Përparim Kabo: Kujt i duhet zonja Donika Prela?!
Nga Perparim Kabo –
“Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa i ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve. Vezhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni. ..”
Nese kjo eshte e vertete ateheree une shtroj pyetjen, kujt i duhet zonja Donika Prela?! Dua te shtoj edhe dicka, reforma ne drejtesi nuk eshte dhe nuk mund te jete nje gjueti e selektuar ku dikush akuzohet se ka te trasheguar shtepine ne fshat dhe token qe prinderit e tij kishin perfituar nga reforma e tokes per ata qe jetojne dhe punojne ne fshat, ndersa kjo prokurore sigmatizohet si e tille qe te vjen te ulurasesh dhe kualifikohet si e paster pra e denje per sistemin e drejtesise.
Vettingu nese behet me dy apo me shume standarte tregon se eshte nen patologjine e vete sistemit te drejtesise dhe ka po ato tre semundjet e tij..
1-I kapur nga partita ne pushtet sipas radhes pra i kapur politikisht.
2-I kapur nga korrupsioni, gjynah mos u shkruajt por nese anetaret e komisionit te vleresimit te marrin rryshfet ky do ishte kulmi. 3-Kapja nga krimi i organizuar. Po zhgenjejme dhe po genjejme kudo dhe kedo.
Nderkombetare te lebetitur per gjemat qe shohin dhe degjojne per kurajon antiligj, antishtet dhe antidrejtesi. Une si qytetar kam edhe nje pyetje, mbase naive. Po kohe ku gjeni more te koruptuar qe dhe muret e shtepive i keni bere dopio dhe i keni mbushur me para, po kohen per gjithe keto lloj marifetesh ku e gjeni?!
Ju mendoni se paraja do ju bente te lumtur. Si tha nje perfaqesues i jetes kriminale ne USA kur i erdhi fundi…”paraja mund te ta bej jete me te mire nga ana materiale por kurre nuk ta ben te lumtur”. Ju perfshire dhe zonjen Prela qe mendon se kaloje sot jeni si Makbethi dhe Lady Makbeth, ju keni vrare gjumin tuaj, keni humbur qetesine dhe darka e alucinacioneve nje nga kryeveprat e Shekspirit do ju ndjeki pas.
Jeni tallur me popullin tuaj dhe keni bere pasuri mbi varferine e njerezve te thjeshte, mbi pasurite e atdheut dhe me parate e krimit qe ka mare jete njerezish…
Fundi ka nisur skeni ku fshiheni skeni ku ikni…si tha ai…Tokat nuk ngarkohen ne mushke Dod Cinari” Dhe ju parate tokat dhe vilat skeni ku i coni….Haka te i zoti…
Pkabo 05 shkurt 2019