Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:32 Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore Gjendja shëndetësore e Jamal Musialës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Gjermani. Talenti i Bayern Munich po përballet me vështirësi në procesin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përpos protestës, duhet tash Programi i Qeverisë alternative zoti Basha!

Forum E premte, 24 Shtator 2021 17:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur ZHEJI –

Kemi Opozitë, kemi Protestë, kemi vëmendje ndërkombëtare, kemi zullum qeveritar, njerëzit kanë padyshim një shpresë apo një iluzion të ri.

Të gjitha këto arritje, duke nisur nga 16 Shkurti dhe djegia e mandateve, janë të dukshme, të ndjeshme dhe të prekshme, qartë dhe pastër e në 3D.
Trysnia opozitare ka nxjerr në pah dobësinë e nervave të Shumicës, metodat trashanike dhe me ngjyrën gri të rregjimit policor, me gaz dhe arrestime në masë, gjithmonë në mbrojtje dhe gjithmonë nga skandali në skandal. Nga 20 milionët për km të Damian Gjiknurit, te shpartallimi i Aeroportit të Rinasit dhe te vjedhja e miliona eurove, nga gangsterët gjenialë, nën hundën e strukturave që kanë harxhuar edhe ato miliona euro, në aparatura e trajnime dhe sigurisht edhe mjaft vila jashtë qytetit të titullarëve të pasur, me “tepricat” e bollshme të tenderave të shumtë.
Mirëpo, përpos Protestës, shqiptarët duhet të shohin të nesërmen pas krizës, alternativën opozitare dhe jo vetëm buldozerin e britmës “Rama ik!” dhe klithmën kumbuese të pakënaqësisë, që të nesërmen e protestës, rikthehet duarzbrazur në shtëpi.
Janë të paktën 5 pika të pasqaruara dhe që duhet të jenë kthjellësisht para syve të shqiptarëve zoti Basha, sepse tik-taku i kohës politike të protestave, e kryen herët a vonë, ciklin e saj dialektik.
E Para, si do të jetë “Qeveria kalimtare” që ju kërkoni? Një qeveri e Partisë socialiste, minus Ramën kryeministër? Nëse kjo mbrrihet, apo është në rrugë e sipër, cilat do të jenë detyrat e saj dhe sa do të jetë kohëzgjatja e saj dhe kush do ta përcaktojë këtë?
E Dyta. Reforma në Drejtësi, është sot e gjithë ditën, një Reformë drejt kapjes, por po ecën përpara nëpërmjet një “kapjeje” me forma të shtrembëruara ligjore, duke u mbështetur rrejshëm në një Reformë Kushtetuese që e keni votuar symbyllur me shumicë absolute, me 140 nga 140 votat që ka Kuvendi i Shqipërisë. Si do të mund zhbëhet kjo ngrehinë juridike që ja dhuruat pushtetit të sotëm?
E Treta, shqiptarët që ju besojnë, dhe që janë përditë më të shumtë, duan dhe kanë të drejtë të dinë, cilat do të jenë të paktën 5 reformat e para që do të bëni në 100 ditët e para të qeverisë dhe qeverisjes suaj alternative? Kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër taksave të larta, për depolitizmin e policisë, për shkollimin dhe studentët që kanë “ngecur” në sistemin tonë arsimor, sepse nuk shkollohen dot jashtë Shqipërisë?
E Katërta. Qershori është pas dere dhe KM-ja duket se nuk i njeh vetes rrugëdalje tjetër, përveçse të shkojë para kutive të votimit, kinse ju nuk egzistoni politikisht. Cili do të ishte “Ultimatumi” juaj politik ndaj një kokëkrisje të tillë të qeverisë së sotme, që fshihet prapa fasadës së Kushtetutës dhe të ligjeve zgjedhore?
Ju keni deklaruar disa herë se nuk do të hyni në Zgjedhje me Ramën kryeministër, pork jo krijon një lloj simetrie me tezën kryeministrore: “Zgjedhjet janë të hapura, kush të dojë të hyjë, hyn!” sepse janë shqiptarët që zgjedhin dhe jo partitë politike. Si dilet nga ky ngërç? Vetëm më forcën dhe buldozerin e Protestave? Personalisht mendoj se tanimë, kjo është e pamjaftueshme, Opozita e bashkuar, PD, LSI, PDIU, PAA, PR e të tjerë, e rrëfyen bollshëm forcën e numrave të tyre, sondazhet e pavarura gjithashtu, tani pra, krahas “gjeneralëve” të Protestës, duhet të hyjnë në skenë: Politikanët. Me planet përkatëse: A, B, C.
E Pesta. Loja taktike e KM-së, është tashmë e qartë. Ai ka lënë të vetëm përballë jush vetëm ministrin e brendshëm, Lleshaj dhe ndonjë shpërthim sporadik e fyes, të Erion Braçes, duke ju shmangur me djallëzi përballjes direkte. Kjo sepse ai e njeh dobësinë e madhe që po kalon në këtë periudhë, në pritje të Qershorit. Qershori zoti Basha, është dyfish i rrezikshëm për Opozitën, e para është data kushtetuese e zgjedhjeve dhe e dyta, shqiptarët në Qershor, në shumicë të tyre, heqin spinën dhe derdhen në det, në mal apo në katunde, duke boshatisur Tiranën.
Ju duhet të gjeni formën të mos ja lejoni këtë luks taktik KM-së, sepse është krejt në favorin e tij, që të sorollatet herë në Arabi Saudite e herë në Kuvait e Qatarr, duke ngrënë hurma arabie dhe duke shijuar banketet e sheikëve, ndërkohë që protestuesit gdhihen të helmuar me gaz dhe spitaleve.
Duhet urgjentisht të gjendet mekanizmi që KM-së, ti hiqet ky luks dhe të mos i jepet paqe asnjë ditë, nëse mundeni, përndryshe kjo maratonë vështirë të fitohet deri në vjeshtë, si dhe e keni shpallur. 360gradë.al

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 22 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 9 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 20 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 21 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 21 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.