Përse anti-kapitalizmi po fiton terren?

 

Dave Spart ka qenë pjesë e Private Eye (Syri Privat), një revistë satirike që është në treg që nga viti 1970. Duket se bolshevikët me mjekër nuk kanë lëkundur aspak entuziazmin e tij për denoncimin e kapitalizmit. Por në vitet e fundit, redaktori bëri “paqe” me tregjet e lira të konsumit.
Tani, Spart është kthyer jo vetëm në faqet e Syri Privat, por edhe në korridoret e pushtetit.
Partia Laburiste, që është forca kryesore opozitare në vend gjatë javës që shkoi mbajti konferencën e saj të parë me një udhëheqës të ri, Jeremy Corbyn. Në Spanjë dhe në Greqi, partitë e reja të krahut të majtë kanë dal në udhëheqje. Syriza në Greqi ka dalë në krye në dy zgjedhjet e njëpasnjëshme dhe Podemos në Spanjë është e vendosur për të bërë përparime të mëdha në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit.
Në Shtetet e Bashkuara, Bernie Sanders, një socialist i vëtëshpallur i pavarur, është duke u përpjekur të kandidojë në zgjedhje.
Dhe në Vatikan, Papa Françeskut denoncon “tirani e padukshme e tregut” dhe rekomandon “kthimin e ekonomisë në shërbim të qenieve njerëzore”.
Përse anti-kapitalizmi po fiton terren?
Dave Spart pa dyshim do të argumentojnë se njerëzit më në fund e kanë kuptuar se tregu i lirë është një iluzion. Kompanitë e mëdha, të cilat veprojnë si qira kërkuese të monopoleve, po lobojnë me anë të drejtuesve të tyre tek politikanët për favore të veçanta në tatime.
Thuhet se Martin Winterkorn, CEO në largim i kompanisë Volkswagen, mund të largohet me një pension plus paketën e punës, që cilat kapin vlerën e 60 milionë € ose 67 milion $.
Ky argument është duke fituar terren si nga forcat e djathta ashtu edhe ato të majta.
Më 25 shtator Charles Moore që ka shkruar biografinë zyrtare të Margaret Thatcher-it, shkroi në Wall Street Journal që Marksi kishte një informacion të vlefshëm në lidhje me “fuqinë disproporcionale të pronësisë së kapitalit”.
Tregtarët e lirë kanë një përgjigje të gatshme për këtë argument. Zotërinjtë Spart dhe Moore janë ankuar për problemet e korporatizmit më shumë sesa të kapitalizmit. Mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e “kapitalizmit të keq” (monopoleve dhe favorizimit të miqve), është që t’i jap prioritet virtyteve të “kapitalizmit të mirë”(konkurrencës dhe inovacionit).
Lajmi i mirëpritur për të gjithë tregtarët e lirë, është se kapitalizmi i mirë po fiton terren. Shikoni sa e vështirë është në ditët e sotme për firmat e mëdha dhe bosët që i drejtojnë të shkelin mbi veten. Lajmi i keq është se kapitalizmi i mirë mund të jetë bërë aq i fuqishëm, sa kapitalizmi i keq për të krijuar një reagim aktual.
Globalizimi dhe dixhitalizimi kanë përshpejtuar ritmin e shkatërrimit krijues. Firmat e suksesshme mund të dalin nga vende të panjohura të tilla si Estonia (Skype) dhe Galicia (Inditex) dhe më pas të pushtojnë globin. Teknologjitë digjitale lejojnë bizneset që të rriten në një kohë të shkurtër.

WhatsApp, një platformë e lëvizshme e mesazheve arriti në 500 milion përdorues brenda pesë viteve të fillimit të saj. Por për kampionët e kësaj bote, ky fakt mund të jetë shqetësues. Dhjetë vjet më parë Blockbuster kishte 9000 dyqane në Amerikë me 83 000 të punësuar. Netflix punëson vetëm 2 000 persona dhe qiratë e marra fuqizojnë informatikën për videot e tyre live nga Amazon. Gerald Davis nga Universiteti i Ross, në Shkollën e Biznesit në Michigan, llogarit se 1 200 firmat që janë deklaruar publike në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2000, kanë krijuar secili më pak se 700 vende pune në mbarë botën, mesatarisht që nga atëherë. Ata janë gjithashtu të pamëshirshme. Kompanitë e reja e “rishpikin” vazhdimisht veten e tyre, në mënyrë që të shmangin fatin e keq të disa kompanive të mëdha që kanë dështuar.
Ndryshimi i shpejtë është duke provokuar ankth dhe rezistencë. Mbështetësit e kapitalizmit të mirë thonë se punësimi është ajo çfarë ka rëndësi. Por çfarë ndodh kur ndryshimi është në mënyrë më të shpejtë sesa sigurisa e punës? Ata që mbështesin kapitalizmin e mirë thonë gjithashtu, se ndryshimi i shpejtë është çmimi që njerëzit paguajnë për prosperitet.
Në vitin 1988 William Samuelson dhe Richard Zeckhauser, dy ekonomistë, përshkruan një rast në të cilin autoritetet gjermane kërkuan për të ndryshuar një qytet të vogël, duke ditur që qymyri nën atë qytet mund të ishte i minuar. Ata sugjeruan shumë opsione për qytetin e ri, por në vend të diçkaje më të përshtatshme për moshën e makinës, qytetarët e saj zgjodhën një dizajn dhe një plan urbanistik që kishte evoluar gjatë shekujve në mënyrë të pavetëdijshme dhe pa arsye.
Pro-kapitalistët me të drejtë argumentojnë se krijimi dhe shkatërrimi peshojnë më shumë në anën e shkatërrueses. Në sajë të Google dhe preferencave të saj, mund të kërkoni një pjesë të mirë të dijes njerëzore në një cast, kjo falë markave si Apple dhe telefonave të ndryshëm dixhitalë që posedojmë.
Falë kompanive shpërndarëse të ekonomisë si Uber dhe Task Rabbit, njerëzit që nuk duan të punojnë me orar të rregullt mund të gjejnë punën që i përshtatet atyre. Mënyra më e mirë për të zgjidhur disa nga problemet tona më shqetësuese është të përdorim fuqinë e inovacionit.
Por, pro kapitalistët duhet të mbajnë mend dy gjëra.
E para, është se shumica e njerëzve nuk bëjnë dallim midis kapitalizmit mira dhe atij të keq. Ata e shohin një botë në të cilën fituesit janë të mbërthyer nga një vale pasigurie, duke i rezervuar vetes jetë luksoze.
E dyta, është se forcat gjithëpërfshirëse nëpërmjet ekonomisë kapitaliste janë gjithashtu gjithëpërfshirëse përmes politikës. Mekanizmat e vjetër të partive janë përfshirëse dhe sipërmarrësit politikë kanë mundësinë për të marrë përsipër partitë e vjetra apo për të ndërtuar të reja. Anti-kapitalizmi është edhe një herë një forcë që duhet llogaritur mirë.

Marrë nga revista “The Economist”

Përgatiti: Sidorela Lepri 

SHKARKO APP