Peticioni i tre televizioneve, reagon Tahiri: Shpifja nuk është argument

Pas deklaratës së tre televizioneve, që akuzojnë Ministrin e Brenshëm se ka qëndrime preferenciale në shpërndarjen e informacionit për mediat, ka reaguar dhe ministri Tahiri. Ai thotë se njoftimi u është shpërndarë njëllojë të gjitha mediave.

Në peticionin e ABC News, Ora News dhe News 24 shpreheshin rezerva për dhënin e pamjeve ekskluzive televizionit “A1 Report”.

Deklarata e plotë e Tahirit

Shpifja nuk eshte argument. Eshte e papranueshme qe ne emer te lirise se shtypit dhe duke shfrytezuar mundesine qe u jep ekrani ne prone te tyre, tre media bashke percjellin per publikun nje deklarate shpifese. E cila denigron per arsye te panjohura per ne, institucionin e Ministrise se Brendshme dhe imazhin e Policise se Shtetit.

Nderkohe qe arsyeja e shpallur si argument per kete deklarate shpifese eshte teresisht e pavertete. Ngjarja te ciles u referohen te treja mediat bashke, eshte bere me dije nga Policia e Shtetit nepermjet nje njoftimi zyrtar, i cili eshte shperndare ne menyre te njejte per te gjitha mediat.

Qeveria e Shqiperise nuk ka pasur dhe nuk ka asnje axhende kufizuese apo intimiduese per lirine e medias. Por qeveria e Shqiperise po ashtu nuk do te kufizohet dhe intimidohet asnjehere per asnje shkak ne kryerjen e detyres se vet.

Kjo vlen po njesoj per Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit.

SHKARKO APP