“Plakat” sjellin dimër në verë

Nga Albert Vataj

Pavarësisht se për shumë prej jush mund të duket thjesht një legjendë që vjen nga thellësi e kohës dhe trilli, realiteti ka treguar se “Plakat e prillit” kanë qenë janë në të vërteta. Në çdo periudhë mes 25 marsit dhe 25 prillit, pavarësisht se jemi në stinën e pranverës, i gjithë vendi do të kaplohet nga një ndryshim i beft i situatës atmosferike. Do të jenë prezent reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave. Skeptikët ndoshta duhet të presin pak ditë që të binden, jo të ndryshojnë mendje, por të marrin çadër me vete dhe të vishe si në dimër, edhe pse ata sot mund të kenë shijuar plazhin si në verë.

Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, duket se gjysma e dytë e prillit do të sjellë ndryshime të mëdha atmosferi të karakterizuara nga një mot i paqëndrushëm dhe ulje të menjëhershme të temperaturave.
Ja një përmbledhje e parashikimit të motit:
E Hënë, 15 Prill: Moti fillon të freskohet, me një rënie të temperaturave.
E Martë, 16 Prill: Prisni ndryshime të mëdha me rikthimin e vranësirave dhe reshjeve të dobëta të shiut. Temperaturat pritet të bien me rreth 4 gradë Celsius.
Java e Fundit e Prillit: Përgatituni për një mot të paqëndrueshëm që do t’i ngjajë ditëve të dimrit, me temperaturat që mund të bien ndjeshëm.
Zonat Malore: Reshjet e shiut dhe dëborës do të rikthehen, dhe temperaturat minimale mund të afrohen zero gradëve.
Përgjithësisht: Muaji prill do të karakterizohet nga anomalitë termike, me një luhatje të madhe prej rreth 15 gradësh, duke kaluar nga një mot veror në një mot dimëror.
Kujdesuni të mbani veshje të përshtatshme dhe të jeni të përgatitur për ndryshimet e motit!

Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?
Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.
Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha:
“Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.
Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.
Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.
Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.


Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.
Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës:

Versioni 1
“Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë.
Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen.
Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Versioni 2
Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:
“Mullizeza zogjtë i çeli,
na marsh të keqen mars kaçeli”…
Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.
Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut.
Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

 

SHKARKO APP