Po, ka studentë të uritur…

Nga Artan Fuga

Po, ka studente te uritur…. Puna eshte se une i shoh nje pjese te studenteve, jo pak, qe ushqehen keq, pa vitaminat e duhura. Qe hane keq neper fast food-e vetem brumra. Byreqe ne dreke. Oris llapa ne darke. Ashtu me thone kur i pyes.

Pra te zbehte dhe pa fuqine fizike te moshes. Te rrudhur shpejt ne trup e fytyre.  Pse jo disi edhe pak te uritur…

Po, ka studente dhe studente te uritur… Une di se cfare them…Nuk genjej.

Njoh jo pak qe me kapim me lote ne sy buze korridoreve dhe hedhin kokrren e lotit te bukur me trishtim sepse nuk kane mese te paguajne tarifat e shkolles.

E kam mbajt brenda meje kete sekret nga turpi dhe nga halli, por po te duan sokratet e kenaqur jam gati ta bej nje raport shume te hollesishem nese me lejojne kohen e duhur per urine studentore.

Ketyre t'i propozosh te marrin kredi… ??? O Zot, ku e di peshkopi ate qe sheh perdite prifti i fshatit…

SHKARKO APP